Kosova, Shqiptarët, Historia - Bota Sot
Kosova, Shqiptarët, Historia

Kultura

Kosova, Shqiptarët, Historia

Nga: Skënder Karaçica Më: 30 qershor 2020 Në ora: 00:50
Anton Çetta

Vëllai mund të vritet atëherë kur bën (tradhëti)kombëtare...!

(Kujtime nga profesor Anton Çetta)

Në një takim në katundin Lupç të Llapit,në familjen e heroinës së Kosovës,Ylfete Humolli,që në udhën e dijes për në shkollë e kishin vrarë forcat ushtarako-policore-paramilitare të Serbisë,vetëm pse ishte shqiptare dhe kërkonte Liri,Demokraci,Pavarësi për Kosovën...!

Po në ketë takim në Lupçin e Ylfetes,ishte profesori dhe Plaku i urtë i Kosovës,Anton Çetta,i cili  në porosinë e motit të madh bëri pajtimin e kombit shqiptar dhe kurdisja e orës për krismat e pushkëve të djelmenisë së UÇK-së kundër regjimit me logjistikën ushtarake të gjenocidit të Serbisë së Millosheviçit.

Profesor Anton Çetta fliste me zërin e tij karaktersitik të ëmbël të akorduar në sintaksën e tij kombëtare,për për djeshmën dhe të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.

Në shtypin e kohës për heronin Ylfete Humolli dhe për moshatarët  nëpër udhët e rezistencës në Kosovë pata shkruar artikullin ,,Ylfete Humolli dhe shoqet e brezit e gjuanin hasmin me gurë...,,!(Fjala jonë,Prishtinë).

Biseda me profesor Anton   Çetta nuk kishte fund.Në odën e burrave ,dikur,doli një zë burri duke e pyetur profesorin:

- Profesor,kur duhet të vritet vëllai...?-dhe në odën e burrave për një çast u shtangën të gjithë dhe,mezi prisnin se çfarë do të thoshte Njeriu i Udhës së Kombit Shqiptar...?

Për një çast profsor Çetta,tymosi ngadale cigarën dhe me shikimin e tij burrëror,nisi të përgjigjej për pyetjen,që,shumë prej nesh për herë të parë e dëgjonim...!

- Vëllai nëse e kërkon shtëpinë,jepjani...!

- Vëllai nëse e kërkon livadhin,jepjani...!

- Vëllai nëse e kërkon malin,jepjani...!

- Vëllai nëse kapërcen murin e turpit,faleni...!-thoshte në mes rreshtave të refrenit profesor Çetta në odën e Llapit.

Dhe,sërish e ndezi cigarën dhe përmes tymosjes nisi të flasë:

- Por,nëse vëllai ka bër tradhëti kombëtare,hane drekën e fundit dhe me një plumb të kryeni obligimin që kemi kur e kur vjen në pyetje Kombi,Atdheu,Kosova,-ishte fjala e profesor Anton Çetta në odën e burrave në Lupçin e Ylfete Humollit dhe bijes së Llapit të Adem Demaçi...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat