Një pikëvështrim mbi poezinë nga Kaltrinë Uka

Kultura

Një pikëvështrim mbi poezinë nga Kaltrinë Uka

Nga: Remzi Limani Më: 2 korrik 2020 Në ora: 23:59
Kaltrinë Uka

Falë Zotit, fjala e kultivuar nga poetja e re, Kaltrinë Uka, paqësisht ndahet nga palopoetet, të cilat vishen me mirënjohje të ndara nga palojuritë - njerëz të një rangu dhe mendimi me poetet e ashtuquajtura, të cilave pa pikë turpi u ndajnë çmime "poezive" me një dyzinë gabimesh brenda shkarravinave të tyre...

Poetja e re, Kaltrina Uka, na shfaqet befas dhe bie si një qershi mbi tortën e përgatitur me fjalë ëmbëlake, të cilat zënë vend të merituar në sofrën poetike, mbi të cilën, lexuesi ka çka të konsumojë nga fjala saj e shkruar dhe e gatuar mirëfilli. Kaltrina, na servir poezinë e çiltër të veshur me dialektin e gegnishtes, si produkt i të folmës së kultivuar në vukabularin e saj poetik, me të cilin shprehet më lirshëm dhe bëhet më e zëshme në kuptimin e fjalës së shkruar nga e cila nxjerrë metaforën figurative mbi të cilën ndërton poezinë dhe zë gërshetin e një vargu të lakmuar për t'u lexuar dhe për ta shijuar bukurinë e derdhur nga buzët e saj, ende të njoma por, të prira për ta thënë atë që e ndjenë në brendinë e saj dhe përreth saj. Pra, poetja jonë di çfarë të thotë, sepse, fjalën e duhur e mban në majë gjuhe, për t'na dhuruar të bukurën e padiskutueshme rrahur në vargun e saj, gjithësesi të arrirë dhe të pranueshëm si vlerë poetike e dëshmuar në paoramën e një poezie të sintetizuar dhe të balancuar në kuptimin e një baraspeshe estetike, ku njëkohshëm peshon fjala, mesazhi dhe kultura e të shkruarit. Për këtë do t'i ndajmë për lexuesin pak rreshta marrë nga poezia KTHEHU PËR HATËR T’HANËS, të zonjushës, Kaltrinë, e cila na thotë:

Me netë t'tana nuk po flen rahat hana pa neve rojtarët e saj

s'po bjen n'herezi ma e m'sheft mas reve tinëz t'lumtun me na pa

veç hajde e shihe prej ktu se si asht ba, asht dremit...

Mu malli po m'rigon si shi e po rri mas grilave

n'andrrat syçel t'mesnatës n’apogjeun e rremë po luhatna/ po s'po asht boll

durt mikluese me përvinu kadal ftyrën tane/. Ja pra, në këta pak rreshta venerohet forca e fjalës dhe metafora e qartë - e begatshme për t'u dashur dhe për t'u vlerësuar pesha e një pjekurie poetike, çfare e hasim tek Kaltrina Uka.

Për më shumë rreth poetës së nderuar, le t'i shfletojë poezitë e saj vetë lexuesi, për t'u bindur se, kjo vashë, qershi mbi tortë, posedon potencën e një poeteje për t'u lavdëruar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat