Nga sot

Kultura

Nga sot

Nga: Neki Lulaj Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:40
Neki Lulaj

Nga sot korridoret e shkollës ndryshe frymojnë

Varfërohen, shurdhërohen nga zërat e ëmbël.

O, sa trishtim për këta zëra që mungojnë

 Tek a bien në kllapi nga qetësia si një ëndërr.

 

S’e dije, o klasë, se  nxënësit do të jenë të lire”

Parajsa e dijes pushon nga pëshpëritja-jehonë

Ikin  zogjtë në pushime, në male a në rudinë

Fytyrëqeshur ecin bijtë e Republikës që gëzon

 

 Si memece të heshtura Portat do qëndrojnë

O sa i dua ato zëra që janë si shushurimë kohe

Por do hapën sërish, e sërish klasat do zhurmojnë

Kur kryhen pushimet sërish do të jenë për dore

 

Do të vijnë në  çerdhe si dallandyshe me mall

Si zogjtë me fytyrë të qeshur do të ecin në shtigje.

Do të tërbohen rrugët nga gëzimi si shatërvan

Do të rinisë mësimi në një tringëllëimë të re zileje

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat