Rruga e mundimshme për në Hollywood - Bota Sot
Rruga e mundimshme për në Hollywood

Kultura

Rruga e mundimshme për në Hollywood

Nga: Carri Hooper Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:43
Fatmir Doga

Ngaqë e dua shumë Shqiperinë, sa pas Amerikës e quaj atdheun tim të dytë, kurreshtja me shtyn që të lexoj jo vetem libra në gjuhën shqipe, që e kam mësuar me shumë deshirë, por të lundroj edhe në internet, për të ditur edhe më shumë për këtë vend të vogël në Gadishullin Ballkanik në jug të Evropës. Aty njhem edhe me inteketualë shqiptarë, që pas rrezimit te diktatuers 40-vjecare komuniste me 1992, jane përhapur nëpër botë, madje dhe në Amerikë. Disa prej tyre kanë arritur deri në portat e Holiëoodit, ‘i kanë hapur ato’ dhe ndodhen prej vitesh brenda tyre. Ata jane aktorë, kompozitorë madje dhe regjisorë. Një i tille është edhe Fatmir Doga. Fatmiri ka realizur deri me sot disa filma, në të cilët marrin pjesë aktorë me famë botërore, si Christoher McDonald, Siena Guilory, Stacy Keach, etj.

Nga qyteti Almira në shtetin e New  York-ut, ku jetoj, u lidha me telefon me Fatmir Dogën në Los Anxheles dhe nga biseda e përzemërt telefonike me të, bëra këtë interviste, në të cilën pershkruhet shkurtimisht rruga e tij, për të arritur në Hollywood.

Fatmir, faleminderit për kohën që më kushton. Edhe pse periudhë pandemie degjuam që ti je në një moment shumë i ngarkuar me projektet qe po përgatit te filmosh nga dita në ditë.

Kënaqësia është imja. Faleminderit shumë Carrie, që i kushtoni kohë dhe vemendje Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë dhe që e quan atë atdheun tënd të dytë.

Ti ke lindur dhe je rritur ne Bulqizë, qytet i vogël minatorësh, i varfër në periudhën e diktaturës komuniste, i varfër edhe sot në periudhën e gjatë tranzitore dhe ende jo plotësisht demokratike. Kur të lindi dëshira të futeshe në labirinthet e artit kinematografik?

Po, jam lindur e rritur në një fshat shumë të bukura të Dibrës, ne veri-lindje të Shqipërise, që quhet Fushë Bulqizë. Aty filloi edhe karriera ime artistike. Në fillim, në shkollën fillore - 8 vjeçare si këngëtar, pastaj në shkollën e mesme në qytetin e Bulqizës, si aktor. Edhepse një province e varfër e Shqipërise së asaj kohe, jeta artistike atje ishte shumë aktive. Bënim prova $do ditë të vitit, sepse merrnim pjesë në festivale e koncerte në $do cep të Shqipërisë ku me modesti mund te them se edhe pata fituar shumë festivale të asaj kohe. Pasi mbarova shkollën e mesme, konkurova për në Akademinë e Arteve, dega dramaturgji, ku edhe fitova.

Kam dëgjuar nga miqtë e mi në Shqipëri se konkurset për pranimin në Akademinë e Arteve të Shqipërisë kanë qenë shumë të vështira. Mbase edhe më të vështirat në Evropën Lindore.

Të fitoje konkursin e Dramaturgjisë në ato kohë, ishte si te fitosh sot në këto konkurset si “America Got Talent” etj. Përfitoj nga rasti të them se fitorja e atij konkursi u kushtohet disa personave shumë të ve$antë në jeten time, si Luba Shahini, Agim Demiri, Hajri Mandri dhe profesorit tim Timo Flloko, ‘one for the best albanian actor’, i cili besoi tek une dhe me përgatiti për të ‘tmerrshin’ konkurs dramatrurgjie.

Si shumë të rinj shqiptarë, pas rrëzimit të regjimit komunist, le Shqipërinë dhe vajte në Itali. A mendove se duke ikur nga Shqipëria dhe duke u bërë emigrant në një vend të huaj, humbe shpresën per t'u bërë kineast?

Të rritesh në një diktature, është e tmerrshme. #farëdo lloj dikature të jetë ajo. Isha andoleshent dhe shikoja filma amerikanë qe vinin nga valet e kanaleve të televizioneve të ish-Jugosllavisë. Një veprim i tillë të kushtonte edhe vite burgu në komunizmin e çmendur shqiptar. Por jeta lulëzon edhe ne akullnaja dhe ne skutat e errëta në thellesi te oqeaneve. Pra, shikoja filmat dhe çuditërisht kisha një parandjenjë të habitshme se një ditë do të shkoja në Hollyëood dhe do të futesha brenda atyre studiove ku bëheshin filmat. Ne 1992 ika nga Shqipëria në Itali me një qëllim të vetëm dhe te pakthyeshëm: T’ia kushtoja jetën karrierës artistike. Dhe atë bëra. Në atë fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, italianët u treguan bujarë me ne, emigrantët . Por ligjet nuk ishin në favorin tonë. Fitova kinoprovën për filmin “Life is Beautiful” të Roberto Benigni-t dhe kur shkova ne sheshin e xhirimit, më thanë se nuk mund të merrja pjesë në film , sepse me mungonte një dokument. Ndonëse ne Itali kisha dokumente te rregullta dhe kisha leje pune, asaj kohe duhej te kishe një leje extra, per të punuar në entertainment. Aty e kuptova që për mua nuk kishte karrierë artistike në Itali.

Le më vonë Italinë, për të arritur në Kanada. Gjithnjë me dëshirën e hershne që të mos mbeteshe jashtë botës së filmit?

Po, vajta në Kanada dhe aty kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime. Kanadezët janë popull i mrekullueshem. Ata më hapen dyert dhe më bënë qytetar të tyre. Kam mësuar shumë nga Kanadaja dhe i jam shumë mirënjohes. Gjithashtu aty filloi dhe lulëzoi edhe karriera ime kinematografike.

A është e vërtetë se ke hapur gazetën dhe radion e parë shqiptare në Kanada?

Po. Në vitin 1998, sapo arrita ne Kanada, pashë qe komuniteti shqipar nuk kishte asnjë mënyrë si të informohej me lajme nga vendlindja. Kështu edhe me ndihmen e disa financuesve shqiptarë hapa gazetën ‘Albanian Time’, me tirazh 2000 kopie. Ishin kohë të vështira atëherë. S’kishte media ne internet si sot dhe Shqipëria ishte në një rremujë te madhe politike. Në Kosovë ishte gati të fillonte lufta. Kjo vazhdoi deri më 2008. Pastaj hapa edhe Radion ‘ILIRIA’, ku isha folës dhe drejtor artistik i saj. Ishte nje përvojë e re per mua dhe padyshim dhe kujtim shumë i bukur i jetës sime në Kanada.Gjithashtu aty filloi dhe lulezoi edhe karriera ime kinematografike.

Shumica e adhuruesve të ekranit ëndërrojnë ta shohin veten në Hollyëood më shumë si aktorë, se sa si regjisore, sepse, mendoj, rruga për t’u bërë regjisor është më e vështirë?

Nuk mendoj se ka profesione të lehta dhe te vështira. E rëndësishme në jetë është që të besosh në vetvete dhe të bësh atë për të cilën ke talent. Përndryshe, $farëdo që të bësh dhe kudo që të ndodhesh, do të jete e vështirë për ty.

Cili është filmi yt i parë dhe si u prit nga kritika?

Eh, filmi im i parë…Do të më duhej të flisja shumë për filmin tim të parë... Por me pak fjalë, filmi im i parë i kushtohet një familjeje emigrante, konkretisht një familjeje shqiptare, që ikën nga Shqipëria paskomuniste dhe emigron ne Kanada. Një tragjedi e vërtetë në shumë aspekte. Filmi titullohet “IN BETËEEN”. Dëgjoni, emigracioni është emigracion. Pavarësisht se për çfar motivesh e le vendlindjen, në momentin që ti ikën nga vendi yt, ti behesh “aktor” i një filmi dramatik, ku në shumicën e rasteve ky “film” fundin e ka tragjik. Fatkeqëshish shqiptarët e mi të dashur i “luajne” edhe sot e kësaj dite këto role tragjike. Vendi boshatiset $do ditë dhe ky fakt më pikëllon në shpirt.

Per sa i takon filmit mund të them pa frikë se ai pati sukses të vertetë. Kritika kanadeze ishte shumë miqësore me mua si shkrimtar dhe regjizor i filmit. Kur i kujtoj ato ditë, me mbushen sytë me lot... Edhe mediat në Shqipëri i kushtuan shumë vemendje filmit, ku luante ‘ikona’ e kinematografisë shqiptare, Timo Flloko, dhe muzika e fimit ishte nga kompozuar nga një prej gjigandeve të muzikës shqiptare, Limoz Dizdari, dhe orkestruar nga Orkesta e Radio Televizionit Shqiptar. Ky film gjithashtu fitoi ne Festivalin e Filmit në Romë, kurse ne Festivalin e Venezia fitoi $mim e publikut si “filmi i pare si regjizor”. U vlerësua gjithashtu edhe në shume festivale të tjera.

Në filmat që ke drejtuar, luajnë aktorë shumë të njohur, si Christopeh McDonald, Siena Guillory, Stacy Ketch, Michael Madson Rachel Hunter etj. Ndër ta eshte edhe aktorja shqiptare Masiela Lusha, e njohur në shumë filma amerikanë. Këta aktorë mendon se i ka tërhequr tematika e skenarëve të tu që kanë pranuar të marrin pjese në filma, apo kanë pasur besim tek ti si regjizor?

Pjesëmarrja e aktorëve të famshëm në një film, është shumë komplekse. Futen në lojë shumë faktorë, deri sa të arrish te pjesëmarria e tyre në një film; por ajo më kryesorja është besimi te regjizori. Regjizori është ai që do ta bëjë filmin të mirë ose të keq. Prandaj, të gjithë yjet e kinemasë, si$ përmende dhe ti, kërkojnë takim me regjizorin e filmit, para se të nënshkruajnë kontratën me producentët. Kjo ka ndodhur edhe në rastin tim. Jam krenar të them se krahas aktoreve të njohur amerikanë që u përmendën më sipër, në filmat e mi kanë marrë pjesë aktorë shqiptarë si Timo Flloko, Masiela Lusha, krenaria shqiptare ne Hollyëood, miku im Herion Mustafaraj etj. Kam bashkëpunuar edhe me një tjetër talent, për të cilin jo ende nuk degjohet shumë në media. Ky është kompozitori i filmave, Aldo Shllaku nga Shqipëria.

A mendon se një ditë Hollyëoodi mund të relaizojë një film me temë shqiptare, duke ditur se populli juaj ka histori të lavdishme në lufteë kundër pushtuesve dhe histori tragjike gjatë diktaturës komuniste, me burgje dhe kampe përqendrimi?

Hollywood-i është si një kompani mega-gjigande dhe nuk merret me tema historiko-politike të një vendi ose të një vendi tjeter. Realizimi e filmave eshte thjesht biznes. Nëse një studio filmike mendon se një skenar do të sjellë fitime po të behet film, e financon menjëherë , pa e vrarë mendjen se tema është shqiptare, italiane apo japoneze.

The tani pyetja më interesante dhe shpresoj qe të na japësh ndonjë lajm exclusiv në lidhje me projektin qe po punon në këtë moment.

Po të mos kishte ndodhur pandemia, tani do të isha në sheshin e xhirimit. Kam nënshkruar një kontratë me kompaninë BACKYARD FILMS, për të bërë regjinë e një filmi të mrekullueshem që do të distribuohet nga LIONSGATE. Filmi quhet “A horse ëith no name” (Western, Action, Thriller) dhe jam i dashuruar me atë skenar të shkruar nga Ron Althoff. Kemi dy aktorë shumë të famshëm për rolet kryesore.

A mund të na thoni se si quhen?

Po. Andy Garcia dhe Thomas Jane. Jemi ne negociata edhe me dy aktore te tjere qe se shpejti do konfirmohen. Filmimet do të bëhen këtu në Kaliforni. Por janë shtyrë për në tetor, kuptohet, me shpresën që pandemia të mos përkeqësohet. Kam nëmshkruar për të bërë regjinë edhe të dy filmave të tjerë me kompanine AVAIL EëTERTAIMENT. Konkretisht per filmin “Duplicate Machine” (Action, Adventure, Comedy) të skenaristit Frank Mora, gjithashtu dhe për një skenar timin, që titullohet “THE WEIGHT OF LIFE”, një dramë thriller, që është skenari im i zemres. Të tre këta me të cilët do të jem I zënë deri në vitin 2023, filma realizohen për LIONSGATE.

Fatmir ky është një lajm shumë i mirë dhe gëzohem shumë për ty. Po, si arrite të nënshkruash për 3 filma njeri pas tjetrit?

Në fakt nuk është një gjë e zakonshme që ndodh çdo ditë në biznesin e filmave. Si$ përmenda më sipër, kam kaluar shume vite pune ne Kanada dhe kam njohur shumë investitorë filmash, që kanë parë punet e mia të meparshme, i kanë pëlqyer dhe më kanë kërkuar që projektet e mia të ardhshme si regjisor të m’i financojnë ata, dhe në çdo film të ketë nje ose më shumë aktorë të njohur.

Ke ndonjë gjë tjetër për të shtuar??

Edhe nje herë të falenderoj për interesimin dhe përkushtimin tëd ndaj Shqipërise dhe shqiptarëve. Nëse këtë interviste do ta botosh ne mediat shqiptare, dua të shtoj këto radhë: Nuk jam pro shkrimeve dhe lavdërimeve nëpër gazeta, sidomos kur thuhet se ky ose ai ka pushtuar Hollyëoodin ose tjetër gjigand amerikan, dhe do të doja qe kjo intervistë të mos keqinterpretohej si e tillë. Mjaft me mendjemadhësinë e një pjese të shqiptarëve që jetojnë jasht atdheut dhe quajnë veten ‘specialë’ dhe ata që jetojnë në Shqipëri, të rëndomtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat