Dodë Doçi, Dodë Doçi Luriani

Kultura

Dodë Doçi, Dodë Doçi Luriani

Nga: Gezim Loka Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:15
Gezim Loka

“Bëmat i ke shkruar nën lëkurë

Veprat për njerëzinë s’vdesin kurrë”…

 

S’të kam njohur Dodë, s’e kam ditur

Që një bir Lure rrënjë e degë

Çdo punë e vepër e ka ndritur

Me zemër bujare në këtë jetë.

 

Në vorbulla jete gjithë trazime

Ku njeriu shpesh humbet udhë

Të falësh dashuri dhe bekime

Në batica të errëta s’bie kurrë…

 

Dodë Doçi, Dodë Lurian Djali

Bëmat i ke shkruar nën lëkurë

 Gen i pastër, gjak krenarë shqiptari

Veprat për njerëzinë s’vdesin kurrë…

 

Ti model i thjeshtësisë njerëzore,

Ti i papërtuar, në çdo punë

Veç mirësi iu fal njerëzve prore

Kush ka ftohtë e mbulon me gunë.

 

Kush zbuluar endet në vetmi

Kush shkon me baticat fyt më fyt

Ti i ndez në vatër zjarr të ri

Për vepra të mira gjithkënd nxit.  

 

Dodë Doçi me miq e shokë shumë

Me urtinë e fjalës dhe mendimit

Në vend të fjalëve bënë punë

I bën vend urtisë dhe maturimit…

 

Nuk e dehin lavdet, metaforat

Nuk e mposhtin kurrë vështirësitë

S’ia tregojnë dot rrugën rrypat, horrat

Ai në shtigje zemre ndjekë yjësitë…

 

Bota iu përket guximtarëve

Atyre që kalërojnë përmbi dallgë

Nuk ka kurrë kohë të barbarëve

Ka kohë të atyre që s’dorëzohen kurrë…

 

Koha e Lurës, kohë e historisë

Të ka nxitur mik ty ndër shtegtime

O simbol i vetë Urtësisë

Vjen natyrshëm ti në këngën time…

 

S’të kam njohur Dodë, s’e kam ditur

Që një bir Lure degë e rrënjë

Për lurianët çdo vepër ka nxitur

Ndaj zemrat luriane dot s’e nxënë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat