Jehoni e mos ndaloni - Bota Sot
Jehoni e mos ndaloni

Kultura

Jehoni e mos ndaloni

Nga: Sali Leka Më: 6 korrik 2020 Në ora: 07:58
Sali Leka

Dilni e mos mungoni!

Flisni e mos u frikësoni.

Ashtu si punoni e nuk përtoni.

Tregoni se çfarë dini e shikoni.

Jehoni e mos ndaloni!

Jehoni e guxoni!

Me gojë e thoni, me zemër e shijoni.

Me jehonë e guxim, jeta buron, shkëlqen e zbardhon.

Jehona e guximi janë krenari e vitalizim.

Ata që guxojnë, jehojnë e ballëhapur jetojnë.

Tregojnë e krijojnë mrekulli, zhvillojnë e përparojnë.

Frikacaku, zgërdheci, shtrembalari, halabaku e sharlatani.

Asgjë të mirë nuk reformojnë as perfeksionojnë.

Asnjë vepër të dobishme nuk transformojnë.

Por, lëkunden e përdridhen si bishtaruci e hashamani.

Unë me shokët e mi krijojmë e zhvillojmë si vitali e vigani.

Se ishim e jemi kristal kombi, filiza atdheu, qelibar vatani.

Me vullnet e ilmin u shpallim garë shkrimtarëve e gazetarëve.

Me iradin e lezet edhe intelektualëve, mendimtarëve e vizionarëve.

Me admirim e vitalitet edhe kreshnikëve, poetëve e guximtarëve.

Me betim e obligim edhe fisnikëve, hasretëve e besimtarëve.

Kush më shumë se neve do të krijojë e zhvillojë.

Kush më shumë se unë do të shkruaj e tregoj me guxim e sublim.

Do të jehojë e këndojë me gëzim papërtim e pandalim.

Kush më shumë me poezi lirike, erotike, eposike positive.

Kush më shumë se unë me tregime prozaike konstruktive.

Kush më shumë se unë, maskarenjtë mizorët e zuzarët i demaskon.

Maskarenjë e zuzarë monstruozë, të përlytur në korrupsion.

I kam demaskuar e do t’I demaskoj pa hezitim.

Unë shkruaj e rreshtoj citime të vërteta objektive.

Zbuloj e verifikoj mysibete, adetete, e veprime negative.

Sifate e bidate skandaloze antinjerëzore abusive.

Por Tirana e Prishtina janë pa gazeta zbuluese investigative.

Kishin e kanë gazeta kaotike mbuluese e të ligave regressive.

Gazeta e televizione brutale, vulgare, langare e mëkatare.

Pa llogjikë as etikë, pa kulturë, as dituri, si mushka xanxare.

As ishin as janë humanitare, as shembullore jehonike.

As kanë botuar, as botojnë demaskime të drejta jetike.

Por çdo ditë mbushin kioskat e libraritë me gënjeshtra e trillime.

Edhe me sajime e spekullime, me shtrembërime e mashtrime.

Kanë 40 vite që mbulojnë krimet e persekucionit mizorist.

Nuk kanë botuar poezitë e tregimet e dobishme jetësore.

As librat e krijimet letrare të shkrimtarëve modernistë.

Por I burgosën me akuza absurde si antikomunstë.

Me vite e dekada i keqtrajtuan i persekutuan egërsisht e tmerrësisht.

Edhe tani vazhdojnë me taktika e metoda vampiriste mizore.

Mbulojnë çdo ditë shkretimet e korrupsionit galopantistë.

Korrupsioni i sotëm anarchist, nihilist, narcizist e zuzarist.

Është më i llahtarshëm se persekucioni komunist marksist.

Në fakt janë po ata zgërdhecë meskinistë të kamufluar.

Që kanë shkaktuar persekucionin antihumanistë të rafinuar.

Edhe që vazhdojnë korrupsionin e zmadhuar e të planifikuar.

Sot nuk planifikohete mira, ekonomia, por batërdia e errësuar.

Prandaj duhen shkrimtarë, gazetarë e intelektualë të admiruar.

Duhen letrarë e poet mendimtarë e vizionarë të kulturuar.

Duhen guximtarë e kreshnikë sojnikë të pafrikësuar.

Edhe vital viganikë të provuar të dalluarme jehonë të lartësuar.

Për të demaskuar zuzarët, mizorët e kusarët e djallëzuar.

Bashkë me shtrembalarët e sharlatanët e infektuar.

Vetëm damkosja publike e demaskimi artistik e mediatik.

Do t’i pastrojë nga infeksioni i qelbëzuar i kalbëzuar.

Fatmirësisht, kombi shqiptar ka etje për kulturë e dituri.

Edhe kurrë jo, për mënxyrë , katrahurë , as për batërdi e kërdi.

Por Tirana e Prishtina nuk kanë gazetë as television me u paraprij.

As kishin as kanë, struktura kombëtare artistike mediatike shembullore.

Me i vlerësuar këto veti e cilësi etike amtaredinjitoze hyjnore.

Kishin e kanë ministri arsimi e kulturë, por ishin për mënxyrë.

Ishin e janë katrahurë e lëtyrë si gjella pa vitamina e pa yndyrë.

As proteina, as në kokë, as në tokë as në natyrë.

Kultura etika e dituria janë vitamina e proteina të domosdoshme.

Pa dituri e kulturë as kishte as ka demokraci të përsosme.

As drejtësi të dobishme, për jetën paqësore.

As liri të barabartë për çdo njeri.

Tërë persekutimet e mia e të shokëve të mi.

Unë kombit shqiptar ia kam bërë hallall.

Por kurrë jo, atyre që ishin vampir e vandal.

Edhe që janë sot firifir të jargos e zgerdall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat