Kryeveprat e kulturës afro-amerikane në Renesancë

Kultura

Kryeveprat e kulturës afro-amerikane në Renesancë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Galeria “Uffizi” në Firence të Italisë është duke planifikuar të zgjedhë nëntë nga kryeveprat e saj për një projekt që do të nënvizojë rolin që kanë luajtur afro-amerikanët gjatë Renesancës.

Nën nismën “Black Presence”, imazhe të veprave – përfshirë “Portrait of the King of Abyssinia” e Cristofano dell’ Altissimos – do të afishohen online gjatë kësaj fundjave për një varg diskutimesh dhe ngjarjesh të tjera.

“Ideja është që të ofrojmë ushqim për mendje në debatin mbi çështjet racore, që po zënë tash ballinat dhe vendin qendror në skenën e debatit politik”, është shkruar në deklaratën e Galerisë.

Ngjarjet e hapjes përfshijnë një koncert përballë veprës së Piero di Cosimos, “Perseus Freeing Andromeda”, që ka në ballë një muzikant afro-amerikan duke luajtur,.

Stafi ka bërë me dije se një seri prej tetë diskutimesh në video do të afishohen në “Facebook” çdo javë gjatë kësaj vere.

“Kryeveprat (e Uffizit) flasin një gjuhë universale që na ndihmojnë jo vetëm të kuptojmë më mirë kohën e tyre, por edhe të kuptojmë të ardhmen që ata donin ta ndërtonin”, ka thënë drejtori i “Uffizit”, Eike Schmidt.

Piktura të tjera përfshijnë edhe “Adoration of the Magi” të Albrecht Dürerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat