“Lexoni, lexoni, lexoni gjithçka, gjëra klasike e të këqija, pastaj nisni të shkruani”

Kultura

“Lexoni, lexoni, lexoni gjithçka, gjëra klasike e të këqija, pastaj nisni të shkruani”

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:35
William Faulkner

William Faulkner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.

Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s’e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës.

Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin “Mushkonjat”. Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1949, për “kontributin e tij të fuqishëm dhe artistikisht unik në romanin modern amerikan”.

Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Holiud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.

Më poshtë një thënie e tij e njohur:

“Lexoni, lexoni, lexoni gjithçka, gjëra klasike e të këqija, pastaj nisni të shkruani”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat