Nëna

Kultura

Nëna

Nga: Valëza Fusha Më: 7 korrik 2020 Në ora: 07:31
Valëza Fusha

Fjalë e ëmbël, çokollatë
Sytë kafe bëjnë dritë në natë
Faqekuqe, bukuri
Flokët dredha, veçanti
Shumë humane, shpirt të pasur
Kurrë në jetë zemërplasur
Sakrificë shoh në ata sy
Ku ka në botë më të mirë se ty
Shtathollë, e bukur shumë
Nënë o nënë, e lumtur unë
Zgjatma dorën, mos ma lësho
Se njeri më të drejtë nuk njoh.
O ta paça sa është jeta
Se në zemër të rron e vërteta.
Je burim i çdo lartësie
Derë e hapur lumturie...

Jemi lodhur...

Jemi lodhur e sfilitur
Nga shumë dallgë e nga shumë fjalë
Jemi lodhur duke pritur
Një fjalë t'mirë ne për ta marrë.

Jemi lodhur, por jo dorëzuar
Kemi mbjellë një arë me mend
Asnjëherë s'kemi harruar
"Mençuria çdokund s'zë vend".

Mos u lodhni kurrë në jetë
Merrni gjërat shumë të qetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat