“Ekziston vetëm një formë infektimi që përhapet më shpejt se një virus: ajo është frika”

Kultura

“Ekziston vetëm një formë infektimi që përhapet më shpejt se një virus: ajo është frika”

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:02
Dan Brown

Dan Brown është autorë i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe Djaj”. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brovni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.

 Disa thënie nga Dan Brown:

Ekziston vetëm një formë infektimi që përhapet më shpejt se një virus: ajo është frika

Nëse syri yt është i thjeshtë, i gjithë trupi yt do të jetë i shndritshëm.

Sekretet e padepërtueshme janë të fshehura nën dritën e diellit.

Mendja njerëzore zotëron mjete primitive vetëmbrojtjeje, të cilat mohojnë të gjitha realitetet që i shkaktojnë strese të tepërta trurit. Quhet “Mohim”.

Nganjëherë mjafton të ndërrosh këndvështrim për të parë dritën.

Engjëlli mbrojtës që të ka ndihmuar të fitosh betejën, nga kundërshtari yt shihet si djall shkatërrues.

Të vërtetat e mëdha janë të thjeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat