Koha, sytë e botës, Kosova

Kultura

Koha, sytë e botës, Kosova

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 7 korrik 2020 Në ora: 22:09
Kosova

Në të parë, koha, sytë e botës, Kosova dhe libri poetik ,,7 Shkrimtarë,, Shtëpia Botuese,,Rozafa,,-Prishtinë,2002

Më kanë lodhë lajmet në tehun e Ballkanit, kur e kur Kosova është në qendër të vëmendjes. Nuk ndalet loja e nëntokës në Serbi dhe dora e carit të Rusisë, që, nëpër këndin e errët të diplomacisë dhe jo vetëm kjo, bëjnë disa vija të trasha për shembjen e Panteonit të shtetit të Kosovës.

E kanë kot, sot e gjithë ditën e lume...! Nuk shembët kalaja kombëtare e ndërtuar me gjakun e brezave!

Aniçka! Ne jemi këtu në tokën tonë, e dini apo po shtireni se nuk e dini...

Aniçka po kërkoni prej nesh...?

Boll u bë...!Aniçka, kot e keni nuk thehemi... Ti atje dhe ti kendej pari, kur flasin gjeneralët e ushtrisë, edhe politika dhe, tutje propaganda antikombëtare duhet më mbyllë gojën!

Sytë e atdheut me shohin, thotë poeti Din Mehmeti, për të vazhduar poeti: bëji foljet kazerma ushtarësh, Në emër të jetës!

Në të parë,për kohën sytë e botës, Kosova,

marrë udhë me poetin e përbotshëm të poezisë Gëte i shtrirë në shtrat, duke dhënë shpirt thotë:,,FUNDI është SIDOQOFTË:PËRPARA,,!...

Aniçka... po e përfundoj me vargun e poetit Din Mehmeti, që i përgjigjet: Koha,Sytë e botës, Kosova:

,,Tash më thuaj ushtar/Ku i ke shokët?.../

Fol!...Nuk të mundojmë më/,,Në zemër të popullit /

Diku lart tek dielli janë,,!

Të flasim më shkrimtarët, ata nuk dinë të shkruajnë letra anonime për Gjykatën e Hagës,për djelmeninë tonë të UÇK-së diku lart tek dielli janë...!

Ata, që me veprën e tyre poetike janë ligjvënësit më të mirë të shtetndërtimit të Kosovës!

Aniçka, për inati të hasmit po bisedoj me ty Kosovë, zog i diellit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat