Krenaria e familjes nuk krahasohej më asgjë më të bukur se sa me vet artin e Erne - Bota Sot
Krenaria e familjes nuk krahasohej më asgjë më të bukur se sa me vet artin e Erne

Kultura

Krenaria e familjes nuk krahasohej më asgjë më të bukur se sa me vet artin e Erne

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:57
Kopertina e librit

Në sytë e ëngjëllit të kam Erna-Remzie Raci Rexhbogaj subjekti dhe pesha e kësaj materje është përqëndru anë kohën dhe ngjarjen e së vertetës mbi veprimet e soldateskës shfarosëse të okuptorëve, mërgimi, mbijetesa dhe notat e butësisë mëmësore në shkallën më të lartë. Lufta e emocioneve e njeriut sikur të mitet e mëdha të antikitetit,ku qëndroi të Euripidi , kryemjeshtri të skenës tragjike si kryepersonazh , tash e tremijë vjet, ndrit vetëm letërsia e fuqishme që i bën jetëgjatë personazhet, viktimat dhe heronjt, në majat e vlerave të kulturës njerëzore.Në recesionin e tij AgimDesku në mes tjerash na tha së erna është personazhi i dijes dhe i artit, aq sa thua se nuk e ka krijuar mendja e njeriut të tillë, veç Zoti,që ka ditur ta krijoj për të na thënë së kjo është një engjëllushë me dashuri për art dhe dije. Ajo ka një pasaportë shumë të pasur, që e përjetëson artin, ku hyn e del në qendër të miteve të mëdha. Arsyeja duhet të jetë pjesa kryesore mbisunduese në shpirtin e njeriut përmbi dëshirat, pa urrejtje. Ajo ishte e ndërgjegjshme që mënyra e saj e jetës ishte e veçantë, ku e dëshironte një rini e cila do t`i përgjigjej kohës së saj dhe më një syçeltësi më të madhe duke shpresuar në të vërtetën e lumtur dhe jo të hidhur. Për Ernen më sikur s`kishte asnjë kuptim a vlerë të jetohej pa jetën e bukur, ku do të mbizotëronte, vlera, mirëbesimi, gjithnjë pa urrejtje. Ajo zgjodhi ndërmjet ç'thurjes së vlerave të jetës, ikjen për t`i bërë të tjerët të lumtur, t'i tregon botës se sa e pa drejtë është në krahasim me njërëzit e mirë. Erna ishte plotë jetë arti dhe bamirësie, të cilën e kishte fitue në traditën e familjes shqiptare, edhe pse e lindur dhe e rritur në perëndim.Ikja e saj në moshën kur pritej prej saj shumë, çuditi krejt rrethin ku jetonte, familjen, shkollën, miqt dhe të gjithë ata që e njohen, kishin mbetur pa frymë.Të gjithë mbetën pa një zë të bukur, pa një artiste që luajti në filmat norvegjez.Familja humbi resurset më njerëzore që mund të këtë pasur ndonjëherë jeta.

Lufta e emocioneve të njeriut  mirret me antikitetit, ku qëndroi të Euripidi, kryemjeshtri të skenës tragjike si kryepersonazh

Këto ditë doli nga shtypi Monografia ,,Në sytë e ëngjëllit të kam Erna,,nga autorja -Remzie Raci Rexhbogaj,e cila jeton dhe vepron nw Norvegji,nën përkujdesjen e recensentit ,poetit Agim Deskut dhe Shtëpisë botuese, Meshari të shkrimtarit Nezir Prokshi. Subjekti dhe pesha e kësaj materje është përqëndru në kohën dhe ngjarjen e së vertetës mbi veprimet e soldateskës shfarosëse të okuptorëve, mërgimi,mbijetesa dhe notat e butësisë mëmësore në shkallën më të lartë. Lufta e emocioneve të njeriut  mirret me antikitetit, ku qëndroi të Euripidi , kryemjeshtri të skenës tragjike si kryepersonazh , tash e tremijë vjet, ndrit vetëm letërsia e fuqishme që i bën jetëgjatë personazhet, viktimat dhe heronjt, në majat e vlerave të kulturës njerëzore. Erna është personazhi i dijes dhe i artit, aq sa thua se nuk e ka krijuar mendja e njeriut të tillë, veç Zoti,që ka ditur ta krijoj për të na thënë së kjo është një engjëllushë me dashuri për art dhe dije. Ajo ka një pasaportë shumë të pasur, që e përjetëson artin,ku hyn e del në qendër të miteve të mëdha. Arsyeja duhet të jetë pjesa kryesore mbisunduese në shpirtin e njeriut përmbi dëshirat, pa urrejtje. Ajo ishte e ndërgjegjshme që mënyra e saj e jetës ishte e veçantë, ku e dëshironte një rini e cila do t`i përgjigjej kohës së saj dhe më një syçeltësi më të madhe duke shpresuar në të vërtetën e lumtur dhe jo të hidhur.Për Ernen më sikur s`kishte asnjë kuptim a vlerë të jetohej pa jetën e bukur ,ku do të mbizotëronte,vlera,mirëbesimi,gjithnjë pa urrejtje. Ajo zgjodhi ndërmjet ç'thurjes së vlerave të jetës ,ikjen për t`i bërë të tjerët të lumtur, t'i tregon botës se sa e pa drejtë është në krahasim me njërëzit e mirë.Erna ishte plotë jetë arti dhe bamirësie ,të cilën e kishte fitue në traditën e familjes shqiptare,edhe pse e lindur dhe e rritur në perëndim.Ikja e saj në moshën kur pritej prej saj shumë,çuditi krejt rrethin ku jetonte,familjen ,shkollën,miqt dhe të gjithë ata që e njohen,kishin mbetur pa frymë.Të gjithë mbetën pa një zë të bukur,pa një artiste që luajti në filmat norvegjez.Familja humbi resurset më njerëzore që mund të këtë pasur ndonjëherë jeta.Shoqëria humbi një rrëfyese të denjë.E verteta qënka e dhimbshme për mjekësinë botërore,por na mbanë gjallë kujtimi për ata që e njohen dhe do ta kenë në dorë këtë monografi për Ernen e shtrejtë.E nderuar kushërinë z. Remzie Raci Rexhbogaj,në dhembjen e juaj familjare për engjëllin Erna,ti u bëre një nënë e qëndresës fisnike, e asaj nënës stoike të traditës sonë shqiptare nëpër shekuj,si dhe të babait gjithashtu fisnik z.Ramiz Rexhbogaj ,e vëllëzërve bashkëudhëtarë të jetës rinore të Ernes,Ertonit dhe Ernotit ,që kishin një motër ,e cila i ngjante në hyjritë e legjendave të bukura, u bashkuam miqt e shumtë nga të gjitha anët e botës duke ju marrë dhembjen e juaj e duke e ndarë në mijëra pjesë shpirtërore në forma të ndryshme.Dje e lamë njē borxh për mbesën Erna së bashku më Shtëpinë botuese "Meshari" dhe stafin e saj ,shkrimtarin z.Nezir Prokshin,,piktoren dhe poeten nga Zvicra z.Fitore Haklaj për punimin e pikturës së ballinës,dizajnerin e shkëlqyer,z.Endrit Aliun,ideatorin Arzan Desku,të gjithë ishin angazhuar ,duke nxjerr në dritë ekzemplarin e parë të Monografisë "Në Sytë e diellit të kam Erna".Më lejoni të ju urojmë familjarisht ,paçi bekime dhe suksese në familje.

E verteta qënka e dhimbshme për mjekësinë botërore, I cila  e mbanë gjallë kujtimi për ata që e njohin  dhe do ta kenë në dorë këtë monografi

Si të filloj të shkruaj këto çaste dhembjesh, të cilat vetvetiu t`i sjellin lotët.Sa do dëshiroja të isha vetëm pakëz shkrimtare,që të ju merrja yjeve fjalët me të bukura t'i qëndisja për t'i lenë lexuesit ta vlerëson dhe gjykon se a do të isha e pa drejtë nëse nuk do të shkruaja Monografinë për Ernen, por dhembja për engjëllin tim më detyroj të bëhem edhe pakëz shkrimtare,edhe në çka kisha pranue më u shndërrue vetëm që t'i rikujtoj kujtimet, atë botën e bukur plot ide të saj për ardhmërinë, së cilës ia kishin lakmi shoqet ,shokët si dhe arsimtarët e shkollës.Në këtë libër kujtim për më të dashurën time dhe të gjithë atyre që e njohen, dua ta rikthej imagjinatën time duke e shndërrue në letër të bardhë, ndoshta në një mijë faqe, apo s'ka letër të bardhë që i zë kujtimet që i kaluam dhe përjetuam sëbashku, ashtu siç ishte engjëlli im, për të cilën po i shkruaj këta rreshta. E di se do të më mbytin ato pak pika të lotit që më kanë mbetur, të cilat rrjedhin faqeve të mija si stuhi të përziera me dhembjen si e vetmja plagë shpirtërore që më la engjëlli im, e cila neve na la në një botë të hidhur dhe të rrejshme, ku as që e kemi mendue e lëre më të jetojmë sot pa të. Ky libër i dedikohet vajzës sime, artit të saj të intelegjencës, bukurisë së saj, që shihej vetëm nëpër përrallat për të bukurën e detit dhe të tokës, asaj këngës që i këndohej Tanushës për të cilën kënga s'kishte fund. Ajo u bë sinonim i këngës së bukur, i kulturës njerëzore, i mirësjelljes mes shokëve dhe shoqeve të shkollës. Ajo tani zgjodhi jetën të jeton mes yjeve, e bashkuar me hyjnitë për t`i luftue padrejtësitë e verbuara të botës, që ia bënin tokës dhe njeriut që ecte nëpër të, ku e dëshironte një rini e cila do t`i përgjigjej kohës së saj dhe të kishte një syçeltësi më të madhe duke shpresuar në të vërtetën e lumtur dhe jo të hidhur. E këtillë ishte Erna dhe mbetët shëmbull i jetës së bukur, i ëndrrave për një të ardhme më të bukur dhe të ndritur. Edhe pse nuk e donte jetën në një mes të ç'thurur, ajo ngjante me atë mesin e artë të kulturës se lartë, gjë që kjo e përfaqësoj dhe diti ta menagjoj ashtu siç është më se miri deri në çastin kur padrejtësisht më në fund jeta ishte verbue më të dhe fati i saj më nuk përkonte më të sotmën e hidhur, as me artin e saj të bukur.Më sikur s`kishte asnjë kuptim a vlerë të jetohej për Ernen, ajo zgjodhi ndërmjet ç'thurjes së vlerave të jetës ,ikjen për t`i bërë të tjerët të lumtur, t'i tregon botës se sa e pa drejtë është në krahasim me njërëzit e mirë,të lutet për kohën e bukur ,të vie një ditë tek miqt e saj,kishte dëshirë në krejt botën demokratike të mbizotëron e bukura dhe shejta. Ndërsa nëna si ndihet sot kur po i shkruan këta rreshta të vërtetës sime për Ernen,të cilën çdo çast e thërras, engjëll ku je sot, çfarë bën ,në je e uritur a e etur .Ah fuqia e nënës rrinte në çdo skaj të qytetit ,është drita e saj ngado që ecën hija e nënës e përcjell. Nëna është shndërrue në nënën e përrallave, ku çdo kohë rri duke e pritur rikthimin e Doruntinës së saj. Andaj të dashur lexues, miq të Ernes, të cilët kaluat ditët më të mira në shoqërinë e saj, ju që e dini së çfarë vlere kishte Erna, ju që e deshtët shumë dhe s'ndaluat asnjë çast të vetëm pa qenë pjesë e ideve të avansuara të saja.Këtij libri në kapitujt e ardhshëm po ju le me një histori të jetës së engjëllt tim të qujtur, udhëtimit që nuk i shihej fundi

Nëna është shndërrue në nënën e përrallave, ku çdo kohë rri duke e pritur rikthimin e Doruntinës së sa

Në vitin 1998 u largova nga Kosova, për të emigruar në shtetet Skandinave, pikërisht në qytetin, Oslo të Norvegjisë. Shtrohet pytja përse e lëshova vendlindjen, dhe a mund ta gjej të njëjtën rahati dhe bukuri sikur në vendlindjen time të dashur, ku përjetova pejsazhet e natyrës më të bukur që s`besoja se mund të ekzistoj dikund. Po i përgjigjem vetvetes, represioni serbo-sllav na solli këtu bashkë me mijëra bashkëvendas të mi, fal Evropës ,e cila na i hapi dyert dhe na e mundësoj të jetojmë një jetë pa frikë dhe plot liri,të cilën kurrë nuk e kisha gëzue unë as populli im i drejtë, edhe pse kemi jetue në tokën dhe vatrat tona shekullore,të lena trashëgim brez pas brezi, andaj këtij populli që na i hapi dyert e jetës i falënderohem në emrin e mijëra familjeve shqiptare, dhe në emrin tim personal. Edhe pse gjysma e zemrës na mbeti në vendlindje, të frikësuar morem rrugët në drejtime të ndryshme, vetëm të mos biem në duart e çetnikve serb, pasi që kishin djegur fshatrat përreth fshatit tonë dhe çdo ditë ishim të rrezikuar nga vrasjet, dhunimet dhe çka jo. Makineria e soldateske serbo-sllave kishte vërë në shtetrrethm tërë Kosovën, ishin të lumtur ata të cilët mund të iknin dhe të shpëtonin kokat nga vrasjet. Nga fshati Siqevë pothuajse të gjithë u larguam në drejtim të maleve të Aqarevës, për nga t'i drejtonin familjet, duhej të kujdesen nga një burrë familjar. Në ato male qëndruam 2-3 ditë, por nga granatimi që sulmonin ushtria serbe,edhe para syve tonë na granatonin,ku ishim të dytyruar të vazhdonim në drejtim të Abrisë,të uritur pa ngrënë dhe nga disa ditë dhe mos të flasim për etjen ,ku e shuanim edhe nëpër përrocka lumënjësh. Pas pak ditësh edhe vet fshatarët e atyre anëve ju duhej që t`i leshojnë shtëpitë tyre e të strehohen nëpër male, por edhe në këto male filluam të rrezikoheshim. Nga Abria me vetura e traktora që i kishim në dispozicin, u organizuam të gjithë e që s`ishim numër i vogël për në drejtim të Mitrovicës. Në atë drejtim na ndihmuan të kalojmë Ushtria Çlirimtare. Aty u përshëndetëshim të gjithë me familjarët, me ushtarët që ishin në ato anë,e ku një ndër ta ishte edhe vëllai im Avdyli. Babë Mustafa nuk erdhi në drejtim të Mitrovicës, dua të kujdesem për djalin nëse vritet ta di ku është trupi i tij,tha babai.

Gjatë udhëtimit për Mitrovicë kuptuam se në ato fshatra ishte i plagosur bashkëshorti i motres Sadie.

Në Mitrovicë banorët e Bajgorës kishin dalë të na pritnin e të na strehonin nëpër shtëpitë e tyre.Unë ende e ruaj me shumë kujdes, plisin e bardhë të babait, kur na përcjelli nga Abria ma dha si dhurtë. Nuk besonim që shihem ma. Atje qëndruam disa ditë, dhe prapë u organizuam të gjithë edhe ata të Bajgorës sepse edhe në ato vende tani pothuajse kishin depërtua forcat serbe. Të gjithë bëmë pagesa të majme dhe me autobusa u drejtuam për në Ulqin.

Poshtu gjatë udhëtimit në Ulqin takuam edhe motren Zade më fëmijë, ku kishin mundur të strehoheshin aty për disa ditë.

Më pastaj nga aty udhëtuam me barka të vogla, që u stërmbushenin e ku ishim të rrezikuar të mbytëmi të gjithë ,që të kalojmë në Shqipëri.

Familja jonë ishim unë, nëna Ajshe , vëllau Sylejmani ,gruja e vëllaut Fatmirja dhe dy fëmijët e vëllaut,Korabi e Albulena dhe familje tjera. Atje u vendosem tek miku i vëllaut, pastaj unë vazhdova në atë destinacionin që kisha për në Skandinavi. Mbas ca ditësh kam ardhur tek motra në Norvegji. Ma në fund erdha këtu e rraskapitur dhe e lodhur nga rruga e gjatë, por me fundin fatlum për mua sepse shpëtova nga ai represion i mallkuar. Më duhet të rikujtoj tekstin e këngës, kush ka motra botën ka, dhe për fatin tim m`u gjend përballë motra Sevdie, ku tek ajo qëndrova rreth dy muaj, se cilës i jam mirënjohëse dhe shumë falenderuse.Gjithashtu u jam mirënjohës dhe falenderuese të gjithë atyre që na strehuan dhe na përkrahen gjatë gjithë këtijë udhëtimi aspak të lehtë.Gjysmën e zemrës e kishim lenë në vendlindje,ia kishim frikën së do ndezët e tëra shkrumë e hi.Ah prindërit ,vëllëzërit dhe motrat që i kisha lenë në mëshirën e kohës dhe nuk dija nëse drita e mëngjesit do i zbardhë sërish.Këtu fillova një rilindje të jetës së re në një gjuhë të huaj dhe krejtësisht ndryshe për mua .Tani botën e shihnim pa dhunë,dhe me liri të pafundme,ku mendoja se jam pranë fqinjve ,familjarëve dhe miqve të mi,mëgjithatë kjo nuk e ndryshon për asgjë qëndrimin tim këtu në dheun e largtë ,sepse m`u afruan shumë gjëra të bukura,si puna,levizja e lirë, që për mua ishte një ëndërr e pa parë ndonjëherë,mirësjellja e rrethit ku u adaptova në një jetë të bukur.

Në këtë qytet të bukur dhe shumë të shejtë për shumë shqiptarë gjithashtu edhe për mua,ku nga Kosova erdha me kujtimet dhe lutjet kur do e gëzon lirinë edhe populli im i mbetur nën tytën e pushkëve të okupatorëve ,të cilëve asgjë s'ju dhimbet veç për të na shfaros neve si komb,sepse ne ju kemi hapur derën me bukë e ujë ,kur populli serb kishte ardhur nga Karpatet e Rusisë ,dhe thuhet një fjalë popullore,buka e jote nëse e ke dhënë pa vend ,ajo të vret.Kështu më duhej ta ceki këtë të vërtetë sepse e gjithë ky represion më shtyri të gjej rrugën për t'i ikur vrasjeve,dhunimit dhe formave tjera më barbarë që ka ditur pushteti okupator të bëj presion ndaj neve që të detyrohemi ta leshojmë vendlindjen ,dhe në vend tonin t'i sjell kolonët nga viset e Kninit ,për t'i popullëzue në Kosovë, siç e ka bërë me vite e vite. Thjeshtësia ime e një vajzërie të bekuar, e përcjellur me rregullat e traditës shqiptare ra në sy tek njerëzit e mirë me një sinqeritet hyjnor, dhe ku m`u desht të bëhem nuse pa duvak.Fati e deshti dhe u martova me Ramizin, një djalë shumë punëtor dhe sa i përkushtuar për familje,i cili ishte më se i respektuar këtu ngase kishte një diapozon të gjërë prej njeriut të bamirësisë,intelektualit dhe mbi të gjitha ,njeriut të fjalës dhe besës se shejtë , ku nga të gjithë dëgjoheshin fjalë të mira për të .

Si çdo fillim që ka vështirsitë dhe lumturitë e veta, ashtu edhe tek ne ishte e njëjta gjë, andaj të dytë u bëmë miq për të hapëruar në jetë dhe Zoti na gëzoj me lindjen e një engjëlli, gëzim i përbashkët i pagëzuar me emrin hyjnor Erna, ku pritja ime nëntë mujore më kurorëzoj me buzëqeshjen e shumë pritur. Kjo datë mua dhe bashkëshortin tim na dha epitetin e të qënurit prind. Familjes sonë i erdhi gëzimi, për të cilën ndoshta kishim imagjinue, për të ndodhë m´u nga lartësitë e Ozonit, të shkëputet një yll i rrallë dhe të bie m´u në duart e mia, ku për pak çaste mbeta e ngrirë. Ç`m´u kishin ngrirë lotët e gëzimit, kur më bekoj Zoti dhe jeta më fali ERNEN. Ajo tani u bë buzëqeshja dhe jeta ime, ëndërra ime, sepse ajo erdhi pa ëndërra, erdhi për të na fal gjallëri dhe jetë familjes sonë, dhe do t´i fal edhe shoqërisë së shumtë të saj. Erna u lind në një nder muajt më të ftohtë të Skandinavisë, mirëpo u rrit më ngrohtësinë dhe dashurinë e madhe të familjes, nënës Remzie, babit Ramiz (Xhixhit) siç e quante Erna, vëllëzërëve Ertonit dhe Ernotit.

rëmjeve, ditëve rrinim duke biseduar sëbashku për tema të ndryshme që e prokuponin për një të ardhme të ndritur.

Për çdo gjë bisedonim ngapak për ëndrrat e saj ngritjes në lartësi,ku gjithnjë mendonte në idenë hulumtuese për një jetë ma të mirë edhe pas shkollimit të saj, por flisnim edhe ,për punën që fal dashurisë ndaj librit ajo e mendonte kur një ditë do të jetë Ernae pavarur. Më të flisnim pa dorëza edhe për dasmën e saj, një ditë sa e bukur do të jetë, diçka të veçante e mendonte për familjen që do të krijonte. Për emrat e fëmijëve së si do t`i pagëzonte, kur kishte lexuar diçka nga emrat ilirë që shumë i pëlqente.Vend të rëndësishëm zënte edhe biseda për dhurata që unë i kisha përgatitur, e ato ishin rrobat e para të Ernes, lodrat e para të Ernes, ku ajo ishte një fëmijë i bukur, dhe buzëqeshja e saj na bënte familjen ma të lumtur në botë. Ah sa shumë emra të bukura që kishte. Ne e përkrahnim në çdo çast të jetës së bukur, e rritnim me dashurinë dhe bukurinë e gjërave më të dashura për të, e edukonim në formën dhe mënyrën më të mirë të duhur për një vajzë siç e kishim ne. E shijonim madhështinë e pastër prej një vajze e stilit të një mbretëreshe, ku unë si nënë ia afroja në atë mënyrë sikur shoqet më të mira në botë. Erna e meritonte një kujdes të veçantë sepse nga shpirti që e kishte ndaj familjes dhe ne e përkrahim në mynyrën e veçantë sepse edhe vet Erna ishte një person i veçantë. Erna më shpirtin e saj të kristaltë sakrifikonte veten për t`i përkrahur dhe ndihmuar në çdo aspekt shoqërinë dhe të gjithë ata që i kishte rreth vetes. Askush s`bënte mirësi, askush nuk e kishte besnikërinë e Ernes, askush nuk e kishte sinqeritetin e saj. Erna dinte të falte vetëm dashuri për të gjithë. Lumturinë Erna e gjente edhe e ndjente kur në shtëpi i sjellte shoqërinë për të biseduar e shkëmbyer mendimet dhe idetë e avansuara. Gjithashtu kalonin bukur kur bashkoheshin shoqëria e saj në shtëpi duke kërcyer e kënduar deri në orët e vona të natës, si shoqëria më e lumtur e jetës dhe e së vërtetës,e asnjëherë pa u penguar nga ana ime.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat