Si shihet atdheu nga larg

Kultura

Si shihet atdheu nga larg

Nga: Skënder Karaçica Më: 8 korrik 2020 Në ora: 23:39
Skënder Karaçica

Prapë Kosova

U nisën udhëve
Evropa hapë historinë
Kush është më i vjetër
Unë isha këtu
barbarët shkuan me turpin

Çarë po bën Evropë?
Jeni lodhur me lulkuqet
Nuk kam faj
Jam mërzitur me vetminë
Çfarë po bën Evropë?
Mos m`i matë trojet
Unë isha këtu
Barbarët shkuan kokëulur

Përseri ma pret udhën
Pse po hamendesh
Çfarë po bën Evropë?
Jam i vjetër sa ti vetë
Ma  jepë hisën
Unë isha këtu
Barbarët shkuan me varre

Po vijnë krushqit
Ata në malet e Kosovës
I kënduan diellit
Marrin nusen Liri
Të thirrëm në dasëm
Sa të vjetër që jemi
Unë në tokën time
Barbarët të gënjyen
Evropë o mike e vjetër
Lëshoma udhën...!

Evropë po flasë me ty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat