Shpata e Ali Ahmetit preu nyjën gordiane në Shkupin Dardan - Bota Sot
Shpata e Ali Ahmetit preu nyjën gordiane në Shkupin Dardan

Kultura

Shpata e Ali Ahmetit preu nyjën gordiane në Shkupin Dardan

Nga: Azgan Haklaj Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:12
Azgan Haklaj

Të dashur vëllezër dhe motra të Maqedonisë së Veriut!

Edhe pak ditë na ndajnë nga 15- korriku.

Si vëllai juaj, si gjak i gjakut tuaj, ju bëj thirrje tepër vllaznisht, por shumë shqiptarisht:

Bashkohuni!

Jo për një ide apo tezë politike, por për një vepër historike, rreth një ideali të brezave të tërë, një kauze shekullore që përmbush amanetin e deshmorëve.

Bashkohuni për kryeministrin e parë shqiptar.

15- të korriku është dita e kushtrimit.

Është dita e zgjimit kombëtar.

Sot më shumë se kurrë është kuptimplotë mesazhi i thuprave të shelgut që na la si testament ideatori i nëntorit të parë të shqiptarëve, arkitekti i Shtetit të Përqendruar Arbërorë, Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Më shumë se asnjëherë tjetër janë domethënëse vargjet lapidare të Gjergj Fishtës;

"L'sho kushtrimit n'toskë e n'gegë 

Mblidhnu tok si kokrrat n'shegë".

Vëllezër dhe motra!

Mblidhuni si kokrrat e shegës së Fishtës, bashkohuni si thuprat e shelgut të Gjergj Kastriotit.

Bashkimi bën fuqinë.

Fuqia imponon drejtësinë.

Kah' është forca është arsyeja.

Bëhuni bashkë për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi.

Pse jo.

Keni të drejtën tuaj hyjnore, historike, kushtetuese.

Bashkohuni.

Thuprat e bashkuara të Moisiut tonë Gjergj Kastriotit,     askush nuk mund t'i thyente. 

Edhe sot, s'ka fuqi në botë që mund t'i  thyej' shqiptarët e bashkuar.

Nuk ka forcë mbitokësore as nëntokësore, uragan  tsunam, tajfun, apo termet politik që mund të lëkundë votën unike të sovranit shqiptar me dt 15- korrik.

Gjithsecili apo gjithsecila prej jush me votën e tij apo të saj do të shndërrohet në misionarë i Kombit.

Votat tuaja janë tufa me lule në varrezat e deshmorëve të Kombit, ku prehen eshtrat e atyre që bënë sakrificën sublime, derdhën gjakun, dhanë gjenë më të shtrenjtë jetën, për liri e barazi.

Çdo votë e juaja është  nga një gurë në kështjellën e qeverisjes së re realpolitike të kryeministrit shqiptar, Naser Ziberi, si garant i paqes sociale, bashkëjetesës multietnike, harmonisë ndërfetare, barazisë së plotë qytetare e shanseve të barabarta në të gjitha fushat në Republikën e Maqedoninë së Veriut, integrimit të saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, siç përfundoj antarësimi në Nato.

Plebishiti popullor shqiptar me dt 15- korrik vendos gurëthemelin e Epokës Shqiptare.

Që të finalizohet kjo ëndërr e kahmotshme vota juaj referendare duhet të shkoj për numrin 9- të, BDI- në.

Çdo votë që nuk shkon për nr 9-të shkon për Zaevin e Mickoskin të cilët u bënë bashkë.

Me dt 15- korrik e ka fjalën sovrani shqiptar.

Kur flet sovrani të tjerët heshtin.

Shpata e Ali Ahmetit preu nyjën gordiane në Shkupin Dardan, ashtu si shpata e Aleksandri të Madh në Frigji, ( Ankaraja e sotme).

Zoti ju bekoftë e qoftë me ju.

Ju priftë e mbara.

E gëzofshi kryeministrin shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat