Nuk dinte ku ta fshehte?

Kultura

Nuk dinte ku ta fshehte?

Nga: Valbona R.Hadri Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:40
Valbona R.Hadri

Në mendjen e tij

është ndërtuar perandoria e një vashe  me delikatesë kristalore .

Bukuria e saj i ngjante në vesën e mëngjesit me të cilën freskonte sytë e tij të mërzitur

Pastaj i bëhej të jetë vala e detit dhe

me një tundim koke zgjaste dorën ta mbante për vete.

Uh sa çudi, me një rrahje krahësh ajo merrte pamjen e mjellmës dhe ikën në lartësi.

Pastaj bie nata dhe errësira i'a përpinte të gjitha pamjet e saj.

Atë zë qiellor dua ta dëgjoj vetëm unë,

thoshte kujdestari i lules në çelje dite.

Adhuruesës së tij i thoshte: Lazdranja ime, pse të trembet qerpiku të rrëmben frika nga fryma ime?

Kujdestarit të lules me sy prej kristali,

herë - herë i duket se është mbuluar me butësinë e saj prej mëndafshi me aromën e një luleje të çelur në sytë e tij.

Pastaj vetja i dukej e dehur në pritjen e saj.

Mërzinë e dhimbjen i mbante nën sqetulla shpirti.

Me frymën e tij në të sosur fshinte pluhurin e shtrirë mbi portetin e saj.

Nganjëherë i dukej se ia rrembeu era. Mundohej ta gjente, ta ruante, ta fshehte për t'u strukur pranë saj.

Nën çatinë e një shtrojere, në pritje numëronte pikat e shiut, me shpresën e një dite të çelur lule, do ta takoj vashën e ngulitur në zemrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat