Kombi mbarë ra në pikëllim
E flamuri ra n'gjysmështizë
Ndali këngën një bilbil
Iu këput teli sharkisë
Bjeshka, fusha edhe lumi
Po rënkojnë në këtë dtë t'zezë
N'Gjermani u ndal një zemër
S'do të rrahë më, besa-besë
Kush më mirë ia thoshte këngës
Për Flamurin, Skënderbeun
Kush i këndoi Dedë Gjon Lulit
Tringës, Norës e atdheut
Kush këndoi n'Kuvende burrash
Nëpër Kullat gur mbi gur
N'Pajtim Gjaqesh me Anton Çettën
Kush lartësoi tonin Flamur....
Kush këndoi këngët kreshnike
Kush na ngjalli atdhedashuri