Mexhlisi i korbave në sukë...

Kultura

Mexhlisi i korbave në sukë...

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:27
Koperina e librit

Kur hapa sytë e mjegulluar nga perdja, në kërkim të majës së Sukës prej nga për herë të fundit do ta përjetoja thellësinë e Rekës së Keqe, shikimin ma zuri pamja e dervish Lytës.

“Rrugëtimi yt merr fund këtu”, më tha.

Desha t’i thosha se ai nuk ishte rrugëtim por fund i një zvarritjeje te një dështakut, që pasi kishte bredhur kot udhëve të botës në kërkim të shpirtit të lirë dhe të mendimit ndryshe, për çka ishte shpallur heretik, kërkon ngushëllim nga maja e Sukës për t'i ikur mallkimit të kasabasë ku vrasësi kremtohet...

Sikur të ma kuptonte mundimin, më tha se në maje të Sukë nuk ka fllad shpirti, e as strehë të mendjes së lirë, siç mendohet...

“Atje mbahet mexhlisi i korbave... Merren vesh për hisen e kermave që lënë kasapët skaj lumit... Thonë se kjo shpëton vendin nga përhapja e dergjës së lakmisë, që e ka përfshirë prej kohësh... Nuk e ditke këtë?...”

Çfarë t’i thosha atij që kur më fliste ashtu po më vinte si korb që po ma kërkonte zemrën pa pikë gjaku... Kjo sikur më ngushëlloi...
Dhe, kur mbylla sytë e po bëhesha gati që ta ndjeja sqepin e korbit në trup, dervish Lyta, po më thoshte se do të mbetesha kërmë ngaqë kisha sëmundjen e territ.

“Korbat nuk hanë rropullitë e atyre që kanë iletin as shërbëtorë e as kryeneç... Kërkojnë vetëm cofëtina...”

(Shkëputje nga romani “Jeniçeri i fundit”, 2013).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat