Afër Diellit

Kultura

Afër Diellit

Nga: Agim Desku Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:14
Agim Desku

Në sytë e tu u bëra flakë dielli

Një jetë shkrumë e hi m'u ba

Atëherë kur ishe më e bukura aromë

Një trëndafil i shpirtit dhe kopshtit tonë

Sytë e tu më bënë luftëtar betejash

Lutje të shpirtit tim të dehur për ty

Për ta pushtue ëndrrën e mbretëreshës

Më jetue n'botën pa dritë ku ti je drita ime

Kam dashur t'jetoj nën fundin e Titanikut

Me simfonitë e buzëve t'etura t'jetës

Aty ku botën time ma bëre copë e grimë

Pse të desha më shumë së Mona Lizën

Kurrë ma s'të takova në tokë as det

Dymijë vjet të kërkova e s'të harrova jetë

Diellin e luta të ngroh më shumë së lulet

Të të sjell shi të mos mbetësh as e etur

Tani kur të gjeta më ishe ba mbretëreshë

N'sytë e tu t'u bëfsha luan oj burrneshë

Të shkruaj vargun buzëve t'nusërisë

Ma rikthe kohën e shejtë të lumturisë.

KOHË MASKASH

Për një çast takova ufot

Kohën ç'ma çmenden maskarenjtë

Apokalipsat u mbyllën n'maska

Askush nuk i çahet së vërtetës

Kohës sime i duhesh sot o kurrë

Për ta gjetur një fjalë të pathënë

Një varg që aty ti më rri si mbretëreshë

E dimë kush e sjelli kohën e maskave

Ç'faj më ka e bukura e detit

Për mëkatet e fundosjes së Titaniku

S'kam për t'i harrue simfonitë e Betovenit

Edhe nëse bajlozët më thyen n'shpirt

Do vetvritet një ditë koha e maskarenjve

Lum ai kush jeton n'kohë pa maska

Dashuritë i falën për brezat e lirisë

Në këtë kohë maskash

E desha një varg a fjalë shpirti

Edhe nëse më deh a më bën t'krisur

Sonte njëqind lutje ia bëra shiut

Të mos më sjellë stuhi t'çmendura

Mjaft i kam përmbi retë korbiane

Nuk njohin zotëra as jetë trëndafilash.

FLOKU I SHEJTË

Gjithçka nisi me flokun tënd Eva

S'kishim frikë nga koha e krisur e Adamit

Edhe pse perandorët u bënë dashnorë t' marrë

Sa keq edhe pushtues mbretëreshash

Në një natë i kalova njëmijë nëtë t'përrallave

Ç'bëhëj nëse isha i vetmi krijues i muzeut t'zemrës

Apo një rrëfimtar i gjallë donkishotian

Eca me dhimbjen e njeriut besnik t'fjalës

Më çmendi fytyra e shpetimtarës së Otrantos

Për një çast shiu qetësoj stuhitë e plagëve t'shpirtit

Desha të bëhem perandor i dashurive venedikiane

T'i mundi bajlozët e jetës së ëndrrave

Për ty e bukura e detit

Treqind kalorës mirëditas ende presin

Të rinisen sërish legjendave të nusërisë

Nësë e duam përjetë bekimin e Gjergjit

Nuse të duam Erna e mbretëreshë për

hyjni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat