Na e vodhën kohën

Kultura

Na e vodhën kohën

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 17 korrik 2020 Në ora: 10:49
Xhevrije Kurteshi Nimani

Ky vit qe pak më ndryshe se të tjerat

Për të gjithë njerëzimin e këtij planeti,

Mbetëmi si lypësar të së vërtetës

Edhe kur jashtë nxen dielli.

 

Se pashë pranverën ashtu siq dua

Gjithë atë bukuri që derdhi natyra,

Mbeta kokëulur duke lexuar lajme

Nga erdhi ky virues e si duhet shëruar.

 

Vërtetë është për të të ardhur keq

Si u bë kjo punë këtë vit

Të gjitha ëndrrat që i pati njerëzimi

Mbetën me shpresën për vitin që do të vjen.

 

Uratë e zemrës

Kush mi lidh uratë e zemrës?

Ska doktor të gjej ilaç,

Fjala jotë si mjaltë në hoje

Më shëron shpirtin ma ngrohë.

 

Isha e sëmur kisha zjarmi

Si në ethe kërkoja ndihmë,

Kur ta ndëgjova zërin tënd

Thash të falem perëndi.

 

Ndaj e them me miliona herê

Deri në çastin kur frymoj,

Uratë e zemrës i lidh fjala

Ilaç për shpirtin që e shëron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat