Jam vetëm unë

Kultura

Jam vetëm unë

Nga: Valbona R. Hadri Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:30
Valbona R. Hadri

Shkova ta vizitojë motërmëmën

Tezën time në përëndim fryme

Dua t'ia zë lotin e ngrirë qepallave

Të flas paksa me heshtjen e saj

Me butësi ta puth mbi trinë dore.

 

Tezja ime në perëndim të diellit

E pa zë shtrirë në varkën e qiellit

Në të ikur s'mund të flasë me askë

Sall me engjëjt tubuar rreth saj.

 

Nëna ime s'gjindet këtu ta përkëdhelte

T'ia merrte të motrës ballin me buzë

Jam vetëm unë me sy të përlotur, rri

Marr dhimbjen time dhe times Nënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat