Çdo njeri zgjedh atë që nuk ka…

Kultura

Çdo njeri zgjedh atë që nuk ka…

Nga: Gjon Neçaj Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:59
Gjon Neçaj

Kjo thënie e Gandit,vendosur në titull të këtij shkrimi,është domethënëse për elektoratin shqiptar,i cili tash tre dekada politika nuk i përfaqësuar dënjësisht as në organet e pushtetit vendor.

Një ndër elementët e rëndësishëm të funksionimit të administratës lokale është decentralizimin apo reformimi i qeverisjes i cili paraqet edhe problemet e vërteta të cilat duhet shqyrtuar më kujdes. Për të pasur një pasqyre me të qartë të reformës se pushtetit në Shqipëri,apo krijimit të sistemit të qeverisjes pasi që Kosova në fakt nuk ka një sistem të qartë te ndarjes dhe strukturës së qeverisjes, duhet sqaruar termat si decentralizimi dhe format e mundshme. Decentralizimi përfshin koncepte me të cilat duhet të jemi të kujdesshëm dhe duke mare parasysh vende të veçanta edhe konceptet janë të ndryshme.

Decentralizimi është transferimi i autoritetit dhe përgjegjësisë për funksionet publike nga qeveria qendrore tek suborganizimet ose tek organizatat pothuajse të pavarura publike. Koncepti i decentralizimit është koncept kompleks dhe shumëdimensional.

Lloje të ndryshme të decentralizimit dallohen për shkak te karakteristikave te ndryshme, implikimit te politikave, dhe kushteve për sukses. Llojet e decentralizimit përfshinë decentralizim politik, administrativ dhe fiskal. Bërja e dallimeve ne mes te llojeve te decentralizimit është e rëndësishme për të bërë të mundur një decentralizim te suksesshëm. Disa nga elementët e veçantë qe duhet trajtuar janë në aspektin socipolitik, ekonomik dhe ligjor.

Duke marrë parasysh situatën socipolitike duhet te merret në konsideratë ne mënyre të veçantë situata aktuale e vetëqeverisjes lokale dhe divergjencat socipolitike, në ndarjen e thellë në mes të grupeve te interesit dhe bashkësive të ndryshme .Duke u margjinalizuar kapitali social në kuadër të keqpërdorimit politik prodhon edhe pasoja negative për organizimin e mirëfilltë politko-social për futjen në efiqencë të kapitalit ekonomik dhe për kthyerjën në prodhimtari efektivë të kapitalit social, ekonomike dhe natyror. Këto element shoqërohen edhe me dilemën e ekzistencës se ligjeve duke vënë në dyshim funksionalitetin e ligjeve dhe zbatushmërin në nivel lokale në pjesë të caktuara të territorit.

Kjo vjen si pasoje e statusit të pa definuar dhe e tendencave të disa njësive të vogla territoriale sidomos në veri të vendit prandaj lind edhe dilema dhe frika në shumicën e opinionit publik se mos decentralizim do te thotë copëtim i territorit. Si pasoj e keq informimit dhe te një politike ,e cila në opinionin publik për interes te konsumit të brendshëm politik plason informacione se decentralizimi, kjo bënë që kapitali social në meso nivel, interesat grupore, shndërrohen në interes madhor dhe mbrojtja e tyre bëhet me të gjitha format e mundshme në kuptimin e keqpërdorimit të të gjitha resurseve dhe organizimeve të mundshme, kjo bënë që interesat brenda grupit të futen në veprim dhe të përdoren për qëllime joproduktive dhe rezulton me pasoja negative në kuadër të rritjes pozitive të kualitetit të jetesës.

Kombinimi i aspekteve ekonomike dhe baza ligjore janë të rëndësishme për krijimin e frymës pozitive në aspektin e krijimit të politikave zhvillimore lokale dhe për avokimin e interesave lokale ne kuadër të rritjes se kompetencave dhe krijimin e njësive të reja komunale të cilat do te ndikonin drejtpërdrejt në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarit.

Sidoqoftë përvoja ka treguar së qeveritë qendrore shpesh janë të paafta që në mënyre efektive të implementojnë politika dhe programe zhvillimore ndërsa qeveritë lokale kanë potencial për të qenë më efektive duke njohur rrethanat dhe nevojat lokale në mënyrë më të saktë dhe dukë pasur interesa politike për të zhvilluar politika më të rëndësishme në nivel lokal, dhe që ato të jenë më efektive. Në shumë vende një nga motivimet kryesore për decentralizim është perspektiva e rritjes së zhvillimit lokal. Zhvillimi është i mundur edhe pa decentralizimin por, avantazhet e qeverive lokale të forta dhe administrata më efikase ndihmojnë shumë për të përmirësuar projektet dhe për të rritur efektivitetin për zhvillimin lokal.

Demokracia dhe mbrojta e lirive, gjithashtu përfshin mundësin për të influencuar në vendimmarrje të cilat direkt ndikojnë në jetën e njerëzve dhe mundësinë për të jetuar në liri dhe në paqe, qeveritë lokale janë në gjendje të ofrojnë këto aspekte të demokracisë në mënyrën që qeveritë qendrore shpesh nuk arrijnë.

Një ndër argumentet tradicional për decentralizimin është se krijon potenciale të mbrojtjes për pakicat etnike, nëse pakicat banojnë në zona më një mase të caktuare të vetëqeverisjes, decentralizimi esencial i garanton të drejtat e tyre të jenë të lirë si të drejta kolektivë. Decentralizimi ofron mundësinë e kombinimit të idealeve demokratike,mund të ofroj zgjidhje për problemet me karakter të divërsitetit etnik duke garantuar autonominë lokale, në mënyrë të veçantë për çështjet që konsiderohen të rëndësishme.

Tendencat e publikuara në lidhje më decentralizimin tregojnë për një paqartësi të skemës se qeverisjes dhe të formës se përshtatshme të decentralizimit e cila do të duhej të zgjedhët. Zgjedhja e formës më të përshtatshme të decentralizimit, është njëra nder çështjet të rëndësishme që duhet konsideruar seriozisht për të pasur një decentralizim efikas dhe të qëndrueshëm. Në kushte të përshtatshme të gjitha format e decentralizimit mund te luajnë rol të rëndësishëm për pjesëmarrjen ne zhvillimin politiko-ekonomik dhe social por në rastin konkret të formës se organizimit te pushteti lokal nuk është e sigurt se do të ketë sukses prandaj edhe forma e propozuar është shumë eksperimental dhe pa vizion perspektiv.

Cilat janë burimet ekonomike që do të bëjnë të mundur ekzistencën e komunës së ardhshme? Kur dihet se ndonjë nga zonat e përzgjedhura ka si subjekt të tatimit apo taksave komunale një kafene në mes të fshatit apo disa shtëpi të vjetra të kualifikuara si të kategorisë më të ulet në kuadër të skemës kualifikuese si subjekt i tatimit në pronë, po ashtu duhet kushtuar një vëmendje e veçantë edhe çështjes se burimeve natyrore ,nëse ekzistojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat