Letër nënës

Kultura

Letër nënës

Nga: Valbona R. Hadri Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:04
Valbona R. Hadri

Nënë,

Motèrmadhja  ka ra në shtratin e pagojë

Përpiçet me shpiirt të të thërras

Por, jo nënë...

Ajo me sy të dashur është në koma

S'mund të bëlbëzojë as emrin tënd.

 

Nënë,

Mos u brengos për thirrjet e Zotit.

Unë jam pranë saj dhe të shoh Ty

Me sytë e tu mundohem t'i flas, motërmadhes

Me zërin tënd i thur lutjet e mia për të.

 

Nënë,

Nëse mbesim pa dritën e gjakut tënd

Të ngushëlloj nga këtu të marr ngrykas

Mos e shtro mërzinë pranë teje, Nënë

Bëhu e fortë dhe ma jep dorën të ta puth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat