Shkrimet qesharake, katërcipërisht të pa kuptimta dhe me plotë gabime drejtëshkrimore, të disa zëvendësministrave në qeverinë e Republikës së Kosovës!

Kultura

Shkrimet qesharake, katërcipërisht të pa kuptimta dhe me plotë gabime drejtëshkrimore, të disa zëvendësministrave në qeverinë e Republikës së Kosovës!

Nga: Petrit Dibrani Më: 21 korrik 2020 Në ora: 23:11
Petrit Dibrani

Ju, me poste të larta, në ekzekutiv!...

Lexoni dhe mësoni, të shkruani Shqip, drejtë pa gabime dhe me kuptime.

Diskursi i shkrimeve për publikun, i ngjanë një pune pa mend.

 Ps.

Të gjithë, pjesëmarrësit janë mbledhur për të marrë pjesë, në një kërcim së larti, një lartësi e re është përcaktuar dhe tani, të pranishmit diskutojnë me zell, nëse kjo lartësi do të arrihet. Grindja me njëri tjetrin, për pohimin në dukje është absurd, se pengesa në këtë lartësi mund të kalohet, duke i vënë përballë pohimin në dukje absurd, se është e pamundur që kjo lartësi të kalohet dhe madje mund të çojë, në një thyerje qafe!.....

Politika, s’është lojë apo bisnes serioz për ju, kinse “politik bërës”, që mbani poste në ekzekutiv, politika duhet të jetë veprimtari serioze!

Diplomacia - Politika!...

Diplomacia – sipas mendimit tim është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të dy apo më shumë shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia, ndryshe thirret edhe një lloj arti së mundurës, i marrëveshjeve.

Shtetet kuvendojnë, bisedojnë ndërmjet veti, i mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, nxisin përparimin e marrëdhënieve kryesisht, nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionar, ambasadorë ose grupe të dërguara dhe sipas rastit në rast. Shefat e misioneve, udhëheqës të grupeve dhe personat diplomatik d.m.th. Diplomatët gëzojnë imunitet dhe të drejta të veçanta

 Nikolo Makiaveli

Shumë vonë, disa nga politikanët shqiptarë në Kosovë, kanë filluar kinse të lexojnë shkrimet apo thëniet e Makiavelit, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firenca.

Nikolo lindi në Firence të Italis, më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences. Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532), dhe punoi për veprën Fjalë për dekaden e parë të Tit Livit, botuar më 1531.

Thënie nga Nikolo Makiaveli:

Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër”

“Të qeverisësh do të thotë të bësh të   besojnë”

“Qëllimi arsyeton mjetin”

Mos harroni, lexoni dhe mësoni!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat