Shtëpia me fytyrë kah rruga

Kultura

Shtëpia me fytyrë kah rruga

Nga: Atdhe Geci Më: 26 korrik 2020 Në ora: 16:42
Atdhe Geci

Gjeniu i lirisë qeverisë si  zë besë, 

as dashurisë së  tyre  për  atdheun

ky himn për rininë e ka një porosi

Kosovë, çliro nga vetja të vërtetën

betohu tek nëna, tek e dashura dhe

merr lule nga toka jote dhe  fitorja

vjeli mushtin  dhe  mjaltin natyrës

mësohu ta duash tokën dhe nënën,

dheun që të lindi e të rriti, që të dha

ushqim, aromë lulesh dhe  fruta të

ëmbla, mësohu ta duash tokën, atë

që të fali aq dashuri, sa  atdheun ta

duash  më tepër se jetën dhe veten!...

Kosovë, shprangose at´që ndryn në

zemër, gjeje  vet vetëgjetjen  tënde

po e takove fjalën  mos  e lë vetëm

ngritu mbi  zbrazëtinë  e  frikshme

bëje poezi, bëje këngë  e  kushtrim

mos i vë mur  ndjenjave e mendjes         

mësohu të jesh  qenia  dhe  krijimi!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat