Rrugëhumbun n'rrugëkthim

Kultura

Rrugëhumbun n'rrugëkthim

Nga: Rina Cukaj Më: 27 korrik 2020 Në ora: 09:22
Rina Cukaj

Ti që mbi supe ke hipë nji mal t’mbushun me shanca të humbuna, t’cilat n’ty ushqejnë  veç ankth e frikë, NDALU!

Ti që n’vete ke fshehë çiltërsinë e t’qeshmes zanin e të cilës e kanë harru edhe ata që veç t’qeshuna t’kanë falë, STOP!

Ti që t’bamat që s’baheshin I ke fshehë si t’pa qena për hirë të atyne të cilët hirin tënd zvarrazi  e ndërpërkëmbën, BOLL MA !

Njimend boll se m’çmende!

Sillesh sikur harron që të qenit aty për tjetrin s’ka rëndësi sa të qenit vetja n’vete, kur vetja jote ka nevojë.

Pa m’thuej?

N’ç’skutë e fute gjithë magjinë që n’deje t’flinte, t’cilës edhe magjistarët syrazi I përuleshin kur gjithçka çka ti bëje ishte të qenit ti?.

Si s’ke turp t’fundosësh këtë dhunti tanden për të cilën të tjerët harxhojnë një jetë punë veç t’I afrohen mjeshtërisht,  e ti e flakë si hiçgjanë gjoja kjo botë e ka tepru n’rastin tand?

Ide ske sa m’neveritë kjo qyrravitje jotja, thua fundbota është shujtë mëngjesi që ty të është ba rutinë, teksa pjesa e mbetun e botës jetojnë kokëthatë e shpirtëbosh pa e kuptu dhimbjen tande.

Bindu s’po t’ka hije!

Isha fshehë, kisha ikë, mblu a futë n’dhe isha nga vetja, kur ba kisha çka ti po ban.

Se nji plan i parealizuem, dashni e pajetueme, provim i pambaruem apo punë e pakryeme nuk mundet me lanë shenjë n’trupin e atyne që asht ba për plagë ma t’mëdha, për qëllime tjera, për ndryshime.

Fshijë ata lotë të kotë që veç thatësi i falin tokës e kohës i vjedhin kohë kur kohë për lotë s’ka mbetë.

Kthjellu vashë!

Zgjo zjarrin që ashtit tand fle, t’vejë flakë mbi çdo sfidë që hovit tand I vë hije, dhe kujtohu mirë gjatë kthimit  se ç’vlenë t’shpëtosh nga zjarri kur gjithcka jotja digjet!

E hajde ma!

Kthehu te ne pasi t’kesh marrë e lanë n’vete nga vetja gjithcka që t’njëson si vetje!

S’është gjë, ke humbë rrugën n’rrugë t’humbun, t’gjithë ashtu bëjmë, veçse disa prej nesh nuk kthehen kurrë kur ata si ti harrojnë rrugën për ca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat