"Matanë" kufirit

Kultura

"Matanë" kufirit

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:48
Ilustrim

Kujtimet e fëmijërisë për atë tokë "matanë" kufirit

ruhen në mendje si prushi mbuluar me hi bliri;

dhimbja, as malli s'pushojnë për ato faqemali

luginat me shkëmbinj parasysh më dalin

bashkë me lodrat që luanim në vërri

dhe ogiçet me këmborë tufave tuj u pri.

Varret nën lisa si libri në dorëshkrim

të rrafshuar presin kohë që do të vijë,

t'i gjykojnë dy gishtërinjtë e 81 kuvendarëve

që lanë jashtë kufirit gjak e tokë të të parëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat