Ajo fytyrë dielli - Bota Sot
Ajo fytyrë dielli

Kultura

Ajo fytyrë dielli

Nga: Agim Desku Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:54
Agim Desku

Ato gjethe të lules

Nuk vyshket këtë verë

Nëse bie shi si përherë

Pranverës sime të shejtë

Fytyrë dielli i bëhen rrënjët

Zhdukja e zogjve të lagjes sime

Në enigmën e nënës tretën

Edhe pse paskan varfërue botën

Rrënjë pellazge mbetën

Nëpër luginën e ujqërve

Jetën e ka kalue mbretëresha dardane

Tani mbi yje është pagëzue

Heroinë e shejtë iliriane

Në fytyrë dielli tani je Erna

Kur të shohim të lirë në çdo stinë

Le të vinë po deshen carët e akulltë

Pa frikë së ma s'na mërdhinë.

KU ISHE ZOTI IM

Kur pranverave të mia i bëheshin acar

Dhe nuk e dija cili jam e a jam shqiptar

Ku ishe zoti im ditën e masakrimit tim

Në Reçak,Mejë ,Izbicë,Krushë ,Rogovë

Njëjtë më mendoje të lutem këmbëkryq

T'i falëm plumbave që më bënë hi zjarri

Për dashuri s'më pyete së çfarë dashuroj

Më shumë miken kur për atdhe sakrifikoj

S'kam për t'u ndalur në mëkatin tënd

Pse krijove demonë e perandorë të njëjtë

Petk njeriu ju veshe tradhëtarëve t'kombit

Sot për të satën herë i huaj më duket jam

Kam shumë për t'i thënë mëkatit tënd

Pesë shekuj nuk më njohe për njeri

Nuk më le të kisha veç një Shqipni

Sikur linda më vonë së sëcila hyjni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat