Bomba e lëvizshme

Kultura

Bomba e lëvizshme

Nga: Fatmir Lohja Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:06
Fatmir Lohja

Kjo ngjarie aktuale nisi krejtë rastësisht. Në rutinen e përditshme, shefin e mori në telefon, agjenti me pseodonimin “Këndezi ”. E informoi se subjekti i ruajtjes ,” Kanarina “,ka dalë nga karantina. Në shkelje të ligjit po takohej me banoret e lagjes. Meqë është disgnostikuar me korona virus, sipas tij, ajo ështe bërë një” bombë levizshme”.

Shefi e urdhëroi Këndezin , t’i dilte përpara, dhe t’ia bënte të qartë Kanarinës ,se po thyente ligjin, dhe dënimi është deri në tetë vite burgim. Këndezi, i kujtoi shefit, pse është agjent anonim, i sherben më mirë komunitetit. Në fakt, nuk i afrohej kanarinës nga frika infektimin. Meqë shefi e pa, se nuk e bindi dot Këndezin , e urdhëroi te njoftonte 129. Me këtë mënyrë zbatohej ligji nen për nen.

129 njoftoi kryshefin. Kryeshefi thirri urgjent shefin në fjalë. E urdhëroi vartësin ,të shkonte urgjent të arrestonte në flagrancë Kanarinën .Edhe ky urdhër nuk mund të zbatohej praktikisht . Veshtirësia e parë qe ,se Kanarina ëshë ndër zonjushet me të bukura, dhe më të edukuara, të lagjes. E dyta ,shefi nuk dispononte maskë shumëpërdorimshme. E treta, dhe më kryesoria, pas arrestimit ku do ta strehonte të pandehuren. Kryeshefi nuk pranonte në asnjë mënyrë që “ bombën e levizshme” ta sillnin ne komisariat. Mbante përgjegësi të plotë për mbrojtjen e shendetit të përsonelin. Hotelet, motelet, hostelet janë në pikun e sezonit ,dhe nuk pranojnë të karantinojnë të sëmurët me korona visurus.

Për një çast ,menduan t’ia lënë sherrin në derë sistemit shendetësorë. Spitali njofoi se ambulancat nuk i kanë në sherbim të arrestimit të pacientëve mosbindës. Ligjërisht ato duhet t’i njoftojë mjeku, që diagnostikon të sëmurin . Pas këtij njoftimi profesional ata arrijnë me urgjencë në vendgjarje.

Rreth dy shefave u afruan edhe punonjësit e tjerë të komisariatit. Keshillat e tyre mbronin interesin e përbashkët :”Mos e sillni bombën e levizshme në komisariat, se do na sëmurni të gjithëve si në punë, edhe në familje!

Dikush mendoi që bombën e levizshme ta linin në dorë të prokurorisë. Prokurorët u kujtuan ligjin policisë. Ta mbanin në arrest të pandehurin. Të bënin me shpejtësi gati letrat e denconcimit. Me letra në duar të shkonin në prokuroi për të marrë nënshkrimin e saj për arrest. Prokurorët e theksuan , që e sëmura të mos i afrohej në asnjë mënyre dyerve të prokurorisë, dhe gjykatës, pavarësisht bukurisë së saj.

Nje rinushi polic i rreshqiti kjo frazë:”Ky është shtet idiot !” Shumë qeshen. Kryeshefi u mërzit shumë. Si mund ta duronte një vartës, që shante punëdhënsin ,te vendi i punës!? I dha ne vend shkarkimin nga detyra . - Më mirë i pushuar nga puna, sa të çoj sëmundjen në familje! - e leshoi rinushi përgjigjen. Pas e ndoqën edhe bashkëmoshatarët.

Të nesërmen ,u njoftua zyrtarisht, se nga njëqind analiza që u bënë banorëve të lagjes, nëntëdhjeteetetë për qind dolën pozitiv. Kjo arritje erdhi nga gadishmëria e lartë e strukturave shtetërore ,dhe nga bukuria e Kanarinës lozonjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat