Sfidë jete

Kultura

Sfidë jete

Nga: Neki Lulaj Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:17
Neki Lulaj

Koha nuk më vuri në sfidën e plumbit e pushkës

Po në një betejë me shkronja të bukura gjuhe

Kur zgjas duart për tek kafshata a bukës

Përherë kujtoj historinë me duhma lufte.

 

Tani që prek të tjera ëndrra fluturore

E shpesh bëhet trupi merr ëmbëlsi tryeze

Në supet e lodhur shumë herë trishtimet zgjohen

Nëpër ditë që jetojmë me sa e sa pengje.

 

Prek botën e madhe ku udhët gjarpërojnë

Në dogana dëgjoj zëra me sa e sa alfabete

Nga Bërliqi kam ende në këpucë baltë të njomë

Ca petale livadhesh në kostume mund të preket.

 

Në Ulqin I kam të gjitha si në një livadh

Dhe flladet e detit, dhe valëvitjen e flamurit

Kam parë nxënës që rreshtojnë shkronjat si karvan

Po kurrë nuk desha t’i ngjaj trungut të tharë të kërcurit.

 

Kudo ku shkoj dua të jem bajraktar në troje

Dhe  fytyra të më ka marrë dritë në fishekazjarr

Me vargun e hedhur  dua ta hedh një valle shkronje

E prapë të mbetem një Bërliq i kthyer në mall

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat