Çakorr, mali im dardan…

Kultura

Çakorr, mali im dardan…

Nga: Ramiz Lushaj Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:07
Çakorr

Çakorr…Çakorr…Çakorr

Kur eci në tokën tande të bekueme,

Të falune…Të shitune…Të tradhtueme.

Kamba më rrjedh gjak

Hapi më merr flakë…

Çakorr…Çakorr…Çakorr

I jemi je kanë…

I jemi do të mbetesh…!

Ma thonë gurët e gjethet

Ma thonë plagët e djepet

Ma thonë zogjtë e malit:

Je Amanet i Shqiptarit!

Çakorr…Çakorr…Çakorr,

Prej lartësive të tua,

Lëshoj kangë majekrahut

I thërras Jakup Ferrit

I thërras Zhujë Selmanit

Vijnë Orët e Zanat e Malit…

Tokai flet Shqiptarit…!

Çakorr…Çakorr…Çakorr

Kurr nuk do të mbetesh vorr..!

Mali im ilir, dardan, shqiptar

Ty, t’u bafsha lapidar…!

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat