Push(t)imet...

Kultura

Push(t)imet...

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:33
Ilustrim

Gjatë gushtit të nxehtë të vitit,

Nën pushtimin e "Kovidit"...

Të shkosh në det sikur s'ka lezet,

Përveç atyre, që janë në pushtet!

 

Ata kanë nevojë për pak pushim,

Janë lodhur nga puna pa dyshim!

I marrin dhe sekretareshat në plazh,

Për t'i këndellur me ndonjë masazh!

 

Po një jetë e kanë, mos i patën dy?!

Prekin me dorë ç'ka shohin me sy!

Edhe përtej detit nëse ka nevojë,

Syzet hileqare nuk flasin me gojë!

 

Fshehin më vete një botë interes,

Tani me maska ecin më serbes!

Këto valët e detit e kanë një sekret,

I shohin "cullak" burrat me pushtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat