Ti, poezi endacake

Kultura

Ti, poezi endacake

Nga: Atdhe Geci Më: 1 gusht 2020 Në ora: 23:11
Atdhe Geci

Në atë  pasdite me shi e diell

ishte ajo; Erona e rinisë sime

Erona  e  një vere me dashuri

Dyzet  vite  kishim pa u parë

por dashuria  në  tëra kohërat

mbetet dashuri, mbetet femër

Jeta ka plotë çaste të lumtura

edhepse në moshë, unë  e ajo

u  puthëm  dhe  u  përqafuam

Ai takim  na afroi aq afër me

njëri tjetrin, sa s´di  si ndodhi

Në  atë “rigjetje” me  Eronën,

ne i kujtuam çaste nga ditët e

rinisë, çastet  nga më intimet,

momentin kur ajo më  s´ishte

vajzë, por një yll  i dashurisë.

Përqafimet  në Prishtinës dhe

shesheve të qytetit na mbajnë

mend, kur  ne ishim me hove

Ai takim na ktheu në kujtime;

shtëpinë e studentëve, parkun

dhe netët  tona  nëpër bujtina!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat