Legjioni i zi - Bota Sot
Legjioni i zi

Kultura

Legjioni i zi

Lekë Imeraj Nga Lekë Imeraj Më 2 gusht 2020 Në ora: 08:27
Kopertina e librit

Ditën e pestë, Begi, vuri mbi një karrige një palë pantallona të zeza për mua. I vesha dhe i futa këmbët në pantoflat e mia të medha. Kur u vesha, më tha se tani, unë do të dal me atë. Nuk duhej kurrsesi të qaja. Duhej ta mbaja kokën lart dhe të qeshja. Pastaj gjithçka do të bëhej mirë për mua. Gjithë ankth, ecja pas tij, shkallëve të gurta poshtë, për në oborrin e brendshëm të kalasë. Nuk besoja se do të më vriste. Megjithatë, si mund t’i besonte kush, një të çmenduri!?

Në oborr u grumbulluan rreth pesëdhjetë ushtarë. Kisha kuptuar se kalaja ishte vendkomanda kryesore për paramilitarët. Myslimanët dhe serbët pinin dhe hanin bashkë në dëborë. Komandanti deshi të më kalonte mua në mesin e tyre. Një ushtar i ri, kur më pa, pyeti: « Ou, kush është kjo?» Begi u përgjigj: «Hë, të pëlqen? Don të ta jap ty?» Legjionari i zi u mendua: «Janë të mjaftueshme dy steka cigare, si çmim?» Komandanti hyri menjëherë në Pazar: «Nuk po tregohem tahmaqar këtë rradhë». Pastaj mori dy stekat me cigare nga ushtari, i futi poshtë palltos dhe më shty mua tek blerësi im. Ai ishte, ndoshta njëzet e dy vjeç, mbante një kapuç të zi, i cili i mbulonte qafën por jo dhe fytyrën. Nga pala tjetër, kapuçet ishin të prerë në mënyrë të atillë që, vetëm sytë u dukeshin. Të ngjanin si grabitës bankash.

« Ulu ! » më tha ushtari dhe vuri pallton e vet poshtë, në vendin ku do të ulesha unë. Ai dukej i mirë dhe në të kundërtën e çetnikve, ishte i rruar. «Çfarë deshe ti me atë gërdallën!?» më pyeti ai duke bërë me gisht nga Begi, i cili po tymoste cigaren, me disa të tjerë, pak më larg nesh. Unë rrudha shpatullat. «Si quhesh?» donte të dinte ai. «Leila» u përgjigja unë me zërin e shterur. « Aha, një balinkusha ! » komentoi serbi me të lartë. « Je nga Kladusha ? » vazhdoi ai. « Jo », u përgjigja unë lehtë. Mua më tmerronte para tij ajo që mund të vinte më vonë.

Lexo edhe: Shpërthimi i luftës

Ushtari vazhdoi të më hetonte. Kur ai e mësoi se unë isha nga B, bërtiti me të lartë duke ecur në oborr: « Hej, Begi, hajde pak këtu ! » Sapo komandanti donte të largohej nga aty, djaloshi ushtar filloi të ankohej: «Çfarë është kjo që dëgjova ? Ajo është nga B. Pse nuk e vret menjëherë ? » Begi u kthye duke qeshur: « Ajo ishte në K. Po ta rekomandoj ty. Eshtë vërtetë e mirë. Ma ki kujdes!» Pastaj Begi m’u drejtua mua: «Shpresoj që ta mbijetosh këtë luftë!» Kur pa fytyrën time të trishtuar, më pickoi në faqe dhe tha: « Nuk ke përse të kesh frikë!» Kur po largohej nga unë më tha: « Një gjë dua nga ti, Leila: Që të mos shihemi më kurrë. Kurrë më, më kupton?» Pastaj u largua. Megjithatë, ne u takuam përsëri. Pas shumë vitesh unë u ndodha përballë tij, në gjykatën e krimeve të luftës, si dëshmitare kryesore.

Begi më futi në ferrin e vërtetë. Ata meshkuj nuk ishin njerëz por, përbindsha. Edhe sot e kësaj dite, disa nga muajt pasardhës nuk më hiqen nga koka, janë si një vrimë e zezë. Më mungojnë shumë copëza të asaj periudhe. Shpesh i bëj lëmsh ngjarjet dhe kohën. Më ngatërrohen kujtimet. Në atë periudhë as nuk shpresoja dhe as nuk fantazoja. Ata meshkuj ma vranë përfundimisht shpirtin. Më e tmerrshmja ishte java e parë. Poshtërime të atilla nuk i kisha menduar kurrë. Dikur, pas gjithë atyre tmerreve që kisha kaluar, një psikoterapist më tha: «Ti je si një mace me nëntë shpirtra». Kjo është më se e vërtetë.

Lexo edhe: Zerina

Djaloshi serb i cili më bleu mua për dy steka cigaresh, më dërgoi diku, në shoqërinë e nëntë ushtarve të tjerë. Na duhej të zbrisnim në një rrugë të keqe. Më duhej të ecja me shumë kujdes që të mos i humbisja pantoflat e mëdha në deborë. Jo shumë larg, Legjioni i Zi, kishte ndërtuar kampin e vet. Në errësirë, munda të dalloja tri baraka, afër njëra-tjetrës. Në njërën nga ato më mbyllën mua. Në dhomë ishin tre krevata fushorë dhe një tavolinë. Dritat ishin të ndezura. Aty ishte ftohtë. Prej diku, ushtarët sollën një derë, e shtrinë përtokë dhe i hodhën një thes gjumi sipër. Ky do të ishte krevati im.

Kisha frikë por, në fillim, isha edhe kurioze. Ndoshta djemtë më donin mua vetëm si punëtore skllave. Kjo shkëndijë shprese u shua shpejt. Isha vetëm për shfryrjen e epsheve të atyre meshkujve aty. Të veshur me uniformat e tyre të zeza, më rrethuan dhe filluan të talleshin me mua. «Shikojeni këtë kurvën e vogël! Me siguri që kjo është e ndezur për ne». Unë dridhesha e tëra. I pari që më përdhunoi, e quante veten Rambo. Pjesa e sipërme e trupit të tij ishte me tatuazhe. Në kurriz kishte dy kocka të dala, të cilat kryqëzoheshin me njëra-tjetrën. Në shpatull kishte një shqiponjë të pikturuar (tatuazh).

Lexo edhe: Ferma e pulave

Tullaci më mbërtheu fort në bishtalecin e gjatë, e përdrodhi atë rreth paragrushtit të vet dhe më tërhoqi zvarrë në dhomë. Unë bërtita. Ai nxorri thikën nga brezi dhe ma vuri në fyt. Duke zbardhur dhëmbët m’i preu flokët dhe i hodhi në dysheme. Pastaj më hodhi në një krevat, m’i hoqi menjëherë pantallonat dhe rrëshqiste trupin e vet mbi timin. Unë i lutesha: «Të lutem, mos e bëj ketë ! » Ai bërtiste : «Do ta q… atë nënën tënde myslimane.» Të tjerët i jepnin kurajo : « Rambo, tregoja qejfin!» Shqiponja në shpatullën e tij, më shikonte me sytë e saj të ftohtë. Nuk e mbaja dot të qarët. Rambos i mbante fryma erë alkooli. Pastaj thirri shokun e vet, bjond, Vuk: «Vuk, hajde ti ! » Vuk ishte një djalë trupvogël por i fuqishëm, me sy bojëqielli, hekur të ftohtë. « Na lër edhe diçka ne ! » bërtiti një tjetër. Atë natë erdhën edhe shtatë të tjerë.

Unë e hapja gojën vetëm kur më kërcënonin me thikë ose pistoletë. Vazhdimisht përdornin fjalët më fyese kundër meje për të më poshtëruar si «turke». Natë, ditë, ushtarët serb hynin dhe dilnin nga dhoma. Nuk e di sa burra ishin. Ndoshta njëzet. Nuk e di sa herë më ka ndodhur. E di se të gjithë më kanë përdhunuar. Disa herë njëra pas tjetrës. Rambo dhe Vuk ishin më të poshtërit. Trupi im ndjehej si një copë dru. Gjithçka ishte e vdekur, brënda dhe rreth meje. Në fakt kisha vdekur unë. Frika e pandërprerë më kishte ngrirë nga brenda.

Lexo edhe: “Loja” therja

Gjithçka që ushtarët kërkonin nga unë, më duhej tua plotësoja. Më kërkonin ta bënin nga pas, nga përpara, nga të gjitha anët, njëkohësisht. Katër njëherësh. Në mes të kësaj gjendje, më rodhën periodat. Për herë të parë që nga klasa e pestë. Nuk kisha as peceta dhe as vendlarje.

Nga vetëmbroitja kisha hequr dorë me kohë. Rrallë më ndodhte që të reagoja, ashtu fare në mënyrë instinktive. Sytë më ishin tharë. Për të qarë duhej shumë forcë. Si një e vdekur shikoja muret e drurta kur ata ndërroheshin sipër meje. Ishte sikur unë shikoja mbi shpatulla në një dhomë bosh. Tmerri të vdes shumë më shpejt nëse e kujton.

«Nga këtu unë nuk dal kurrë e gjallë», për këtë isha shumë e sigurt. Në kokën time nuk kishte asnjë mendim tjetër. Burrat më përdornin mua si koshin e tyre të plehrave, si një lodër të tyre, si plehun e fundit. «Hajde, qesh tani!» më urdhëronin ata kur tregonin barcaleta të ndyra. Unë nuk mundesha të qeshja. Pastaj njëri më mbërthente fort dhe një tjetër më gicilonte. Qeshja si e vdekur. Në një rast tjetër duhej të shtrija dorën në tavolinë dhe të hapja gishtat. Rrufeshëm qëllonin me thikë në tavolinë mes gishtave të mi.

Lexo këtë: Përdhunimi

Vrasja për ata nuk ishte gjë shumë interesante. Më shumë kenaqeshin duke më torturuar. Njëra ndër lojrat e tyre të preferuara ishte «Rouletta ruse». «Kjo do të bëjë edhe ty të mendosh ndryshe», më thonin ata. Më ulnin në një karrike dhe të gjithë uleshin rreth meje. Deri në atë moment unë e njihja një gjë të tillë nga filmat e këqinj. Gjithmonë isha munduar që t’i shmangia skenat brutale. E dija se dikujt do t’i fluturonte truri nga koka. «Vuk» filloi i pari shkrepjen e pistoletës mulli. «Një fishek, ndër gjashtë, është vrasës, shpirt», më tha njëri nga ata. Secili prej tyre kishte të drejtë të më vinte mua në shenjestër njëherë. I fundit që më vuri pistoletën në tëmth ishte Rambo. Matali ishte i ftohtë. Djersa më shpërtheu nga të gjitha poret. Rambo rrudhi sytë e tij ngjyrë jeshile. Pastaj tërhoqi këmbzën e pistoletës. «Tani do të vdes unë» kaloi rrufeshëm në kokën time. Megjithatë mbijetova. Për këtë nuk isha aspak mirënjohëse.

Mbrëmjeve, në të shumtën e rasteve, ushtarët e Legjionit të Zi, ishin të dehur dhe më rrihnin. Për të përmirësuar gjendjen e humorit të tyre, përzinin tableta me alkohol. Pastaj më vinin thikën në fyt dhe më kërcënonin për vdekje. Ma vinin thikën edhe në vesh, poshtë hundës dhe në organin seksual. Me majë të thikës më çponin aq sa dilte pak gjak. Pastaj më detyronin që të vallëzoja mbi tavolinë dhe të këndoja këngë serbe.

Lexo edhe: Kalaja

Mbremjeve, njëri nga ata, më mirrte në prehër dhe më vinte në buzë gotën me alkohol. «Nuk e pi dot!» mbrohesha unë. Që në pikat e para më vinte për të vjellur. Shpesh më duhej të pija derisa bija pa ndjenja. Për këtë nuk më duhej shumë. Dikush tjetër thoshte: «Unë do të bëj ty me një bebi çetnik». Kjo as që më interesonte më fare. Nuk ndjeja më as frikë dhe as dhimbje. Vetëm në gjendje dremitjeje ndjeja se si trupat e qelbur ndërroheshin njëri pas tjetrit mbi barkun tim.

Kur më linin të qetë, rrotullohesha papushim, në thesin e gjumit. Isha e paaftë për të fjetur dhe për t’u zgjuar. Me qëllim që të më kishin përherë, më jepnin rregullisht, ushqim dhe pije. Nga të gjitha ato, unë përcillja shumë pak poshtë. Nuk mundesha. Vazhdimisht më ruante dikush nga ata. Nuk guxoja të shkoja vetëm as deri tek dera. As që e provoja. Për mua asgjë nuk kishte më rëndësi. Nuk ndjeja më dhimbje. Doja vetëm të flija./Vijon

Përktheu Lekë Imeraj - shkrimtar, përkthyes, publicist

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat