Bota është skenë në të cilën ngjiten burra dhe gra ...

Kultura

Bota është skenë në të cilën ngjiten burra dhe gra ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:48
Kopertina e librit

Libri “Shënime autobiografike” është libri i parë i autorit Gani Kurmehaj, në të cilin është pasqyruar në vija të trasha jeta e tij që nga femëria deri në vitet e para të pleqërisë. Autori ka bërë edhe paraqitjen e trungut familjarë,pastaj disa nga rrëfimet nga jeta e babait të tij por edhe disa argumente për punën e tij tridhjete e tre vjeçare në gazetari dhe muzikë që ishte burim i vetëm për jetesë dhe shkollim. Përmes këtyre kapitujve, lexuesit do të kenë mundësi të mësojnë për kushtet dhe angazhimet e pareshtura të autorit por edhe të gjeneratës së tij për të siguruar të mirat materiale për të jetuar, por edhe largimin nga puna dy herë në kohën kur kishte mundësitë jepte më shumë në të mirë të familjes dhe kombit . Në këtë plan pos angazhimeve në punët në bujqësi, që për moshën ishin të rënda është një argument më tepër i vështirësive të kohës. Një peripeci autorin e ka përcjell edhe në angazhimet në muzikë, pa përmendur rrezikun dhe pasojat e që kanë mundur të paraqiten nga pushtetit monist. Për shkak të angazhimeve në muzikë dhe aktivitete të tjera kulture, ka ekzistuar mundësia që të shpallësh i papërshtatshëm ose kund rregullimit shoqëror dhe më njehur ta humbësh të drejtën e shkollimit përkatësisht të punësimit, por edhe muzikës së mirëfilltë popullore e aktivistëve shqiptar në diasporë. Në kapitullin që behët fjalë për angazhimet në muzikë, lexuesit do të kenë mundësi të njihen më emrat e njohur të kultivuesve të folklorit shqiptarë që u përcoll ndër breza. Kur jemi te muzika duhet cekur edhe mundësit që janë krijua t’i vizitosh disa nga shtetet perëndimore dhe në Shitet e Bashkuara të Amerikës në vitet shtatëdhjeta, përkatësisht tetëdhjeta. Nga rrëfimet e babait të tij, Nimonit dhe takimet me personalitete të shumta në Kosovë dhe jashtë saj, lexuesi ka mundësi të kuptojë për jetën dhe presionin që kanë përjetuar gjeneratat e mëparshme nga pushteti serb. Përcjellja e aktivitetit të tyre edhe në shtetet ku kanë punuar dhe përkohësisht jetuar , disa prej tyre u ka kushtuar edhe me jetë.

Në mes traditës dhe modernes

Faza e parë e jetës është e varur nga familja, që është bërthama e mirëqenies. Orientimi varet nga shumë faktorë, por edhe nga gjendja ekonomike, e cila ka ndikim të madh në krijimin e personalitetit dhe trasimit të rrugës jetësore, rrugë kjo që varet shumë edhe nga rrethi shoqëror dhe koha në të cilën jeton. Madje, kjo e fundit, në shekullin njëzet e një llogaritet të jetë primare, ngase në përditshmërinë tonë vërehet në çdo hap. Nuk mund të krahasohen qëndrimet e prindërve të mi, të cilët kanë lindur në fillim të shekullit 19-të, me ato të fundit të këtij shekulli, kur unë kam lindur, aq më pak të fëmijëve të mi të lindur në pjesën e parë të shekullit njëzet-të, e mos të flasim për të lindurit në shekullin 21, apo të shekujve në vijim. Kjo mund të ilustrohet me qindra e mijëra argumente duke filluar nga jetesa, qëndrimet , lëvizjet, veshmbathja, martesat e deri te punimi i tokës bujqësore, ngase të arriturat tekniko – teknologjike janë mjaft të mëdha. Si do që të jenë ato të shekujve në vijim, mund të përjetohen edhe ta shpjegojnë ato gjenerata që do të kenë fatin të jetojnë në atë periudhë. Është një thënie filozofike se “ ngjarjet duhet të analizohen në kohë” . Nuk mund të japësh vlerësime të njëjta për ngjarjet e zhvilluara në shekullin e 19-të , sikundër ato të shekullit 20-të apo shekujve me radhë. Nuk dua t‘u lodh me këto ngjarje të cilat koha i vërteton, por dua t’u them se këto shënime për ngjarjet autobiografike po i filloj në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeçare edhe pse gjithmonë kam qenë i interesuar që shkrimet për jetën time t’i ruaj për vitet e vona, sa të jetë e mundur , por duke pasur parasysh që të kemi vetëm kthjelltësinë e mendjes, ngase, mbase vjen koha që të shteret edhe kjo. Pra, në fund të karrierës sime kam qenë i bindur se do të nxjerr një libër të brumosur me ngjarje të cilat i kam përjetuar. Tani, kur e ndiej veten ende të freskët – tha autori ilibrit Gani Kurmehaj i cila pa të arsyeshme të shkruaj këtë libër me rrëfime autobiografike, të cilat po i paraqes në njëjës dhe në vetën e parë, pasi po i pasqyroj disa nga përjetimet e mia në kohëra dhe faza të ndryshme kohore, kur kam jetuar dhe punuar. Po ceku se të gjitha shpresat për një shkrim të mirë dhe të plotë të ngjarjeve i kam pasur tek ditari im i jetës që kam filluar ta mbaj qysh si nxënës i shkollës së mesme. Për fat, ky material mjaft i begatë dhe fotot që kam mundur t’i shfrytëzoj për ilustrim, bashkë me shtëpinë, më ishin djegur nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Madje, pas përfundimit të luftës, në prani të babait, shpreha keqardhje për djegien e fotove dhe ditarit. Ai, i mllefosur mu përgjigj:- “Çfarë të bëjmë për shtëpia dhe të sigurojmë ushqime për familjen se sa i takon atyre, nuk ishin gjë tjetër pos letra.” Duke u buzëqeshur iu përgjigja: - “Ke të drejtë, ato në fakt ishin letra, por me vlerë ngase s’kam mundësi që të kthehem tridhjete vjet prapa, as me shkrime e as me foto”. - S’kemi çfarë të bëjmë , mu përgjigj më lehtë, pasi e pa që nuk më erdhi mirë dhe ngriti gishtin tregues nga unë dhe tha:”- çfarë ke pritë më mirë nga serbët, armiq të përbetuar të shqiptarëve?. Fund vitet e dyzeta-ta dhe fillim vitet e pesëdhjeta-ta llogaritet të kenë qenë vite të vështira për shqiptarët në përgjithësi. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në trojet shqiptare, e në veçanti populli shqiptar i Kosovës, u përball me vuajtje të shumta. Zullumi nga serbo- sllavët ishte i shumëfishtë . Atëbotë, ata projektuan planin e dëbimit të shqiptarëve për në Turqi, organizuan atentate të shumta për likuidimin e atdhetarëve, bënë projekte për zhbërjen e identitetit tonë, për të vazhduar me konfiskimin e pasurisë në emër të barazisë, e shumë e shumë projekte të tjera. Pasojat e kësaj periudhe i kam ndier edhe unë në rininë time. Lufta e ashtuqujtur Nacional Çlirimtare, më mirë të themi lufta për copëtimin e trojeve stërgjyshore, kishte përfunduar, por, për fat të keq, vazhdonte mbijetesa në kushte që kishte lënë lufta dhe vazhdonte më përpikëri politika ruso-komuniste. Shokët që kishin prindërit më të ngritur, ma shtuan kureshtjen për të mësuar datën e saktë të lindjes, ngase nëna më thoshte “ke lindur në pasua”, e kishte fjalën në kohën kur bëhej mbledhja e kësaj kulture bujqësore, mbase ajo kuptohet së ishte vjeshtë, e asgjë më shumë. Insistimeve të njëpasnjëshme nga ana ime për të mësuar datën e saktë, ajo mu përgjigjtë “ Mos ma qaj kokën, në pasula de, e kur tjetër ? Në ato kohëra të mundimshme dhe të vështira, në kokat e njerëzve regjistrohet stina dhe sezon e punëve në bujqësi, që ishte burimi i vetëm për jetesë. Më kalimin e kohës, nga baba mësova datën e saktë të lindjes. Baba një ditë me uli mbi gjoks, siç e kishte shprehi, i shtrirë në bahçe, e cila ishte e mbjell me mollë, dardha dhe pemë të tjera, filloi të më tregojë për lindjen time.

Vazhdonte mbijetesa në kushte që kishte lënë lufta dhe vazhdonte më përpikëri politika

“Pasi i kishim krye punët ditore në bujqësi, tregonte baba , në mbrëmje nëna jote, e cila ishte shtatzënë, më tha se “nuk po e ndiej vetën mirë.” Isha i vetëdijshëm së ishte ardhë momenti i fundit për lindje. Nuk dihej se a do të lindë djalë apo vajzë, kjo ishte punë e tjetër kujt”, thoshte ai. Nëna ete, posa kishte mbetur shtatzënë, i kishte premtuar gruas së kushëririt që jetonim në bashkësi dhe kishte vetëm vajza, se nëse më lind djalë do të jetë i yti. Ishte kjo ndjenjë solidariteti për të barazuar atë me vetveten, ngase së paku nga trashëgimia që ishte synim i të gjithëve, por edhe për të mbajtur lidhjen afatgjate me të gjitha të mirat në konak . Ishte kohë e vështirë. Nuk kishte rrugë të hairit dhe ishte e pamundur që gratë për lindje të dërgohen në spital. Pasi familja ishte e shqetësuar dhe deri pas gjysmës së natës askush nuk vuri gjumë në sy, siç ishte zakoni që vetëm femrat e moshuara të përcjellin dhe ndihmojnë lindjen, u ndie vaji i yt, tha baba. U ndien zërat e vajzave dhe grave...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat