Sa shumë u larguan yjet

Kultura

Sa shumë u larguan yjet

Nga: Agim Desku Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:30
Agim Desku

Dikur jetoja mes tyre

Të njëjtën frymë e kishim

Asnjë dhembje shpirti s'na rëndonte

As edhe tytat e plumbave të armikut

Jetonim me bukë e kripë e zemër

Në të vetmen sofër shqiptare

Së bashku bënim dritë naimiane

Se ishim "den baba den" shqipe e zana

Sot sa larg ikën yjet

Edhe mbi vet dritën e diellit shkuan

S'çajnë kokën për verbërinë e syve

As lotin e tokës që i rriti nuk e shohin

Jetojnë bulevardeve evropiane

Me gotën e dehur të tragjedive shekspirjane

Të krisur për fjalën e bukur të atdheut

Kam qarë kur lindën yjet

Më dukej së botën e kisha në shpirt

Jetoja dhe vdisja veç për yjet e diellin

Çdo ditë mbaroja nga një lumë loti

Tani sërish po bëhem plagë deti

E di që demonët kurrë nuk flejnë

Ata prapë kanë marrë dritën time

Ndoshta një ditë më rilind zoti im

Mjafton që dikur linda në kohën e yjeve

I rrita dhe i putha më shumë se dritën e diellit

Tani i them vdekjes ja ku më ke

Pa yjet e qiellit s'dua asnjë çast t'jetoj.

2 gusht 2020 AGIM DESKU

NJË NATË VARGU

Mikes së mikut tim Lanit

Një natë ajo me Lanin

Unë me vargun ngritëm dolli

Afër kalasë ku rrinë zanat n'Vushtrri

Folem për kohën e shejtë të çlirimtarëve

Folem pa dorëza sikur të ishim pa një shekull

Shëtitem brigjeve të Lumit të Bardhë

Pimë ujë t'Cemit e hymë n'Kullë t'Oso Kukës

I thamë mendimet deri n'kufi t'shpirtit

Ku rëndojnë plagët e Çamërisë sonë

Një gjysmë Shqipni e kemi me dhembje

Për lirinë pa kufi ndarjesh folem të tre

Një natë më e bukura natë që s'kthehet ma

Në shpirtin tënd e paske pas shpirtin e Lanit

E di je luanesha e vargut të mikut tim

Ah vdekja nuk të takon ty as poetit

Takimin e sërishem do ta bëjmë prapë aty

Tani me gotën për librin tënd të dashnisë

Do e ngritim tërë poetë e Dardanisë deri n'Çamëri

E di je lodhë nga fytyrat e shumta të tradhtisë

Ike për mos më u pa kurrë ma më këta demonë

Mbete një luftëtare e shejtë e adheut tonë.

QERPIKËT T'U BËNË MUZE

S'ke faj që ike në legjendat e dragojve

Koha për t'u bë mbretëreshë shqipesh

Mbeti në qerpikun tënd Ajkunë

Sërish duhet të rikthehesh n'dyluftim

Në muze mbete ti e dashuria prekaziane

Besova së do t'i rezistoj sëcilës Saharë

Edhe akullnajave të Antartikut

S'ka thellësi Titaniku që të mbanë

Asnjë natë s'kanë bërë gjumë piktorët

T'ia marrin ngjyrat më të bukura ylberit

Duan në çerpikët tuaj ta shohin veten

T'i njohin më mirë dashuritë venedikiane

Vdekja nuk të takon ty Ajkunë as Ernes

Kam më e mbajtë fjalën për më ju urue

Më fluturue me pulëbardhat e agimeve

T'bëj be më askë fjalë s'kam me ndërrue.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat