Fahri Mahalla - Bota Sot
Fahri Mahalla

Kultura

Fahri Mahalla

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:55
Fahri Mahalla

Te nderuar udhëheqës të subjekteve politike, ju lutem edukone antarsin tuaj, që të sillen mirë ku do që ndodhet, edukoni deputetë që i keni në parlamentin e Republikës së Kosovës, deputetët janë pasqyrja e partisë, deputetët janë pasqyrja e shtetit të Kosovës. Disa deputet sillen shum keq në parlament, sillen si me qenë rrugaq, ata e damtojnë partinë, ata i qesin hije të zezë shtetit të Kosovës. Ne që i përcjellim seancat e kuvendit, kurë po i shohim ato skena, po ndihemi shum keq, si ka mundësi që partit ta toleroj deputetin e vetë, që të sillet në atë mënyr, një numër i madhë i deputetëve, e ofendojn shum keqë njëri tjetrin, sa që nukë po mundemi me besue, që kjo mundet me ndhodh në parlamentin e Kosovës, ne jemi të dëshpruar me juve o ju deputet, ne i kemi humbur shpresat nga kjo garnitur e deputetëve të 2020. 

Ne po ju shiqojm, duke e ofendue njëri tjetrin, duke e poshtërsue njëri tjetrin, duke etiketu njëri tjetrin, duke ja ofendue familjen njëri tjetrit, shtrohet pytja si ka mundësi kjo me ndodh, në kuvendin e Kosovës. O ju deputet, a e dini që ata që ju kan zgjedh ju shiqojnë. Ne jemi duke prit mbi 20 vite, që të krijoni kushtet për një jetë normale, ne kemi prit se situata aktuale do të ju bashkoj, ne kemi prit se ju do të bashkoheni, kurë të fillojnë vdekjet nga Korona virusi, edhe kjo nukë ju afroi e as nukë ju bashkoi, ju lutemi mosë na turpëroni para botës, ju deputetët e shpartalluar, para se me fillue seanca e kuvendit me pikat e rendit të ditës, ju kater orë e mashum mirreni mes veti, duke akuzue njëri tjetrin dhe duke e sha njëri tjetrin, ne ju shiqojm, ju shiqojnë edhe të tjerët, ju shiqojnë edhe armiqët tanë shekullor, ata dhe të tjerët do të thonë, kurë deputetët jan të këti niveli, e populli si mund të jetë.

O ju deputet të Republikës së Kosovës, ne nga ju kemi prit, që ju do ta forconi shtetin e Kosovës, që të mos poshtërsohemi si që jemi poshtërsue, jemi dhunue, jemi shkrumue, jemi vra e masakrrue, ne duam të jemi të sigurt në tokën tonë në shtetin e Kosovës, a e keni ju para syshë këtë, apo keni harrue se qka kemi përjetue gjat luftës së fundit në Kosovë, ne nga ju kërkojmë që të na krijoni kushte për jet normale, ne nga ju kërkojm sigurim shëndetësor, a e dini ju që populli i Kosovës frigohet se mos po smuret, se pse e dinë që ska sigurim shëndetësor, populli e din ai që ka para shërohet, ai që ska para vdes. O ju deputet votoni ligjet, që janë për të mirën e shtetit të Kosovës. O ju deputet, ne që po ju përcjellim gjatë debateve, po ju shofim se kushë po mundohet me ndërtue, e kush po rrënon. Bashkohuni për hir të fëmive, bashkohuni për hirë të Kosovës, të tjerët po bashkohen, se pse situata është e till, pandemia po merr jetra të njerzve, mund tju marr edhe juve, bashkohuni se zoti do të ju mallkoj brez mbas brezi.

Kurë të vijë dita e zgjedhjeve, ne do të ju ndëshkojm. Ju bëj thirrje votusve mos e shisni votën tuaj për 100Euro, e asë për 1,000Euro, këto shuma mund ti merrni, një her në qdo katër vite. Ma mirë është ti votojm të diturit, të guximshmit, ti votojmë ata që na krijojnë vende pune, që të punsohemi dhe ta marrim rrogën mujore minimum 500Euro, të mos përkulemi për 100Euro para atyrëve që na kanë gënye vite me radh. 01.08.2020 Lozanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat