Pse?...

Kultura

Pse?...

Nga: Zymer Mehani Më: 5 gusht 2020 Në ora: 07:33
Zymer Mehani

Pse, vdekje mizore
Je kaq djallëzore?!
Pse je e pam‟shirshme
Dhe e lemerishme?!

Me atë kosë të prehtë
Pse kosit çdo jetë?!
Pse, ti vdekje e ftohtë
Shkretëron në këtë botë?!

Pse na bën me lot
Si dikur, dhe sot?!
Na merr mëmë e tatë
Na lë shtëpinë thatë?!

Pse, ti vdekje e rëndë
S‟e kursen askënd?!
Na merr vëlla e motër
Na lë thatë në voter.

Pse s‟ke mëshirë dot?!
Na mbush sytë me lot.
Pse, moj zonja vdekje,
Jeta plot përpjekje,
Përpara s‟mund t‟dalë?!
Na merr vajzë dhe djalë.

Pse si vetëtimë

Përdhe gjithçka shtrin?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat