Bisedë me filozofin

Kultura

Bisedë me filozofin

Nga: Fatmir Lohja Më: 5 gusht 2020 Në ora: 07:54
Fatmir Lohja

Në gushtin e nxehtë, bujtinat në bjeshkë, qenë të mbipopulluara nga pushuesit me mosha, krahina, e kombësi të ndryshme. Një pas ditë u organizua një ndeshje futbolli . Si ishfutbollist më ftuan për lojë. Më tërhoqi pasioni i vjetër. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë lojrat me dorë , apo alpinizmi, që organizohej çdo ditë në bjeshkë. Me kënaqësi bëra nxehje serioze. E harrove moshën që kam mbi supe. Pas dhjetë minutave lojë mu errësuan dy sytë e ballit. Nuk mund ta vazhdoja më argëtimin. U dorëzova pa kushte. U mora leje rinushave, për t’u larguar. Në atë hall të madh u drejtova nga burimi gurgullues.

Pranë tij, nën hijen e thellë të ahut shekullor, me libër në dorë, gjej profesorin e filozofisë. Kam pasur , dhe kam respekt . Më erdhi pak keq, që nuk më mbante mend si ishstudent i tij. Nuk ka faj. Kanë kaluar mbi dyzet vite, që i kam lënë auditorët.Fëmijët i kanë ndërtuar një shtëpi të vogël. Dukej nga ku po rrinim ne. Meqë nuk e duronte vapën,nga qershori deri në fund të shtatorit veronte aty.

Rri larg si Volteri, -e nisa bisedën , pasi u mbusha me frymë, dhe u freskova bukurmirë.

Të pëlqen filozofia?

Ma keni futur në gjak ju, kur më keni dhënë leksionet e materializmit - dialektik.

Çfarë ke mësuar nga filozofia?

Me profesion jam ekonomist. I kam ca vite mbi shpinë. T’i lëmë pyetjet e provimeve në një anë, se jemi me pushime në mal! - i përgjigjem buzagaz.

Paske humor,- buzëqeshi edhe profesori.

E dhe e shkruaj.

Po më habit !

Do të tregoj një detaj të vogël , nëse do ta kujtosh ishstudentin harrakat. Më bërë të studjoj filozofinë, duke më qukur sedrën për zgjuarsinë. Kur me vure notën maksimale, mu drejtove: “ Ke ndonjë gjë të paqartë?” Nga gëzimi , u shpengova, dhe mora guximin dhe ju bërë këtë pyetje:”Si ma shpjegon profesor sloganin,se politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë? “Në moment u mpitë. Më pas, më the, pse më provokon? Kur ju qetësova ,se nga aty nuk del një fjalë jashtë, me dhatë këtë këshillë:”O birë! Te tilla pyetje mos i bëj më, se merr veten, dhe dëgjuesit në qafë.” Edhe sot e kam vath në vesh porosinë tuaj.

Ti je studenti kryharrakat- Ilir Driza, dhe u çua në kembë.

U ngrita edhe unë. Më qafoi si djalin e vet. Më vesuan sytë nga respekti që më dha .Kur rizumë vend , profesori u shpengua tërësisht. E mbylli librin. E futi në çantë. Me shumë mall kujtuam vitet student-profesor .

Meqë nuk pranon të japësh provim, besoj , se edhe ju nuk keni ndonjë tendencë të më testoni?- me drejtohet me mirësi.

Rri pa merak! Jam i bindur se i meritoni pikët maksimale!

Jam shumë dakort të vazhdojme me humor. Kam nevojë të qesh lirshëm.

Profesori me shpjegoi, se dashuria për dije,i ka bërë filozofët, të vrasin mendjen, për t’u kthyer përgjigje fenomeneve të ndryshëm, që e kanë habitur njeriun.

Nje nga pyetjet më të vjetra , që ende nuk ka marrë përgjigje shteruese , është: ”Pse njeriu e ka të veshtirë të njohë vetveten?” Doja ta dëgjoja një shpjegim nga ekonomistët!

Krejtë e thjeshtë . Vjedhim në kandar,- më rreqiti përgjigjja. .- E thotë populli: ”Secili ka dy kandarë, njërin për vete, e tjetrin për të tjerët!”- u mundova ta ndeq.

E argumentoni këtë mendin,- dhe profesori nisi të qeshë me lot

Në njohjen e vetvetes prodhuesi, shitësi , blerësi është i njëjti përson . Me ambicjen për fitime maksimale, pra për të treguar zgjuarsi ekstreme; ul koston në mënyrë fiktive ; rrit çmimin sa ka mundësi. Meqë nuk ngopet , kërkon të vjedhi edhe në kandar. Niçe e thote diku, se çmimet na i tregojnë, për vlerën reale na japin pak informacion.

Keni raste konkrete?

Shumë. Për të mos marrë kënd nëpër gojë, po tregoj një rast të thjeshtë, të cilin fatkeqësisht e ndesh shpesh. Pa i pyetur, si shitësin, edhe blerësin , të tregojnë shifra shitje- blerje, për të njëjtin mall,që janë shumë larg me njëra- tjetren. Shumë herë ia kam bërë pyetjen vetes:” Pse nuk janë të sinqertë?”

E si e ke shpjeguar?- nuk iu durua profesorit.

Shifrat i ndryshojnë për të shtuar aksionet e veta të zgjuarsisë, në kurriz të marrëzisë së tjetrit.

Fantastike . Ku nuk u shkon mendja ju ekonomistëve.

Nisi të flladisë. Na ledhatonte me embëlsi, si gjyshi nipçen.E ndërpremë bisedën, nga kënaqësia e çastit. Në lëndinën përballë dukeshin gra , fëmijë , që luanin,ose mblidhnin lule shumë ngjyrëshe. Një gushkuq,nga dega e pemës, herë pas herë therriste të dashurën e padisiplinuar. E ndejva se muskujt po ftoheshin. Dhimbjet po më lajmëronin ,sa do të vuaja natën.

Mendoj, se një nga dobësite e njeriut në njohjen e vetevetes, është mos respektimi i moshës, - e rinisi profesori.

Veprimi i sotëm, është një marrëzi me bisht nga ana e ime.

Ilir! I prisni drutë shumë shkurt! Prakticizmi juaj ne filozofëve na lë pa punë,- ndërhyri profesori.

Do mundohem ta sqaroj. E di mirë se çfarë kam për të hequr, kur të ngrihem nga këtu, për të shkuar te bujtina.” Qejfi ha kumbulla të tharta, ndonëse robi e di mirë se do t’i mpihen dhëmbët.Kur të zë,të zë. Koka bën, trupi e pëson. Jeta duhet shijuar,pavarësisht si të vjen.” Pse kam respekt për moshën , kam marrë një farmaci me ilaçe, me vete. Profesor! Këte praktikë, as më ka shkuar ndërmend ta provoja në rini.

Nuk e pata ndërmend t’u thumboja, - dhe profesori nisi të më tregojë një histori të veten, në mos respektimin të moshës.

Ai qesh,e unë qesh, kur rrefente me detaje historinë e tij.Shkurt, disa studentë, për ta nderuar , e kanë ftuar në darkën e organizuar me rastin e mbylljeve të studimeve. Nga entuziami, gëzimi, ka pirë raki ,me dolli, si në rini. Për tre ditë, në shtëpi , e kanë qarë, se ka rënë në gjendje kome. Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga kjo ngjarje, në shtëpi qortimet ende i ka të freskëta, si ato ditë.

Profesor. Kam një bindje, se kombet , që kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës “ filozofët, janë zhvilluar më shumë,-u shpreha , pasi u qetësuam nga të qeshurat.

Pavarësisht se kemi mbaruar për filozofi, në komunizëm, ne nuk kemi menduar asnjë ditë si filozofë. Thjeshtë kemi dhënë mësim. Pyetjen tuaj, jo që nuk ia kam drejtuat kujt, por as nuk e kam menduar ta zbërthej. Besoj , je i bindur se çfarë masash drastike merreshin, për të filozofuar sloganet e kohës. Me të gjitha mundësitë, jemi përpjekur t’u mësojmë studentëve, bukurinë e filozofisë. Një nga nëndegët e filozofise ëshë edhe etika. As e kam parë,e as e kam dëgjuar,që një pedagog i etikës, në një emision televiziv, i drejtohet kryeministrit, :” Nuk ia pritoj të kacafytem me ju!?” E diskutuam ngjarjen me kolegët. I shtruam pyetjet: ”Çfarë etike u mëson studentëve ky pedagog, kur vete nuk ka elementët minimal të edukatës? Si shteti mban në punë këtë punonjës ,qe është në konflikt të hapur me punën që bën? Ne filozofuam. Fatkeqësisht nuk na dëgjoi njëri.

I madh je profesor. Çfarë ke fiksuar nga emisioni televiziv!? Edhe mua më kanë rënë ne sy, shumë gjëra, nga debatet e televizive, duke i ndjekur me shikimin e ekonomistit.

Në një emision, në një ekran opozitarë, gazetarët ndërsenin fshatarët kundra qeverisë. Nga entuziazmi i daljes në ekran, fshatarët e kaluan masën në sharjet e tyre, kundra qeverisë. “Ajo nuk komandon tregun, prandaj prodhimet nuk po u shiten. Tregtarët po ua kërkojmë me çmime të ulta prodhimin bio.” Për të mbrojtur veten, pretendonin se çmimet janë nën kosto. Nga “entuziazmi”, i nxorrën hilet në bujqësi. Në kosto llogarisnin shpenzimet për plehrat kimike , herbicidet e ndryshme, duke harrua, që me këto fakte qaramanësh, u tregonin shikuesve , se prodhimi i tyre nuk është më bio.

Drejtë e ke. Vetem prodhim bio nuk mund të quhet,- qeshte profesori lirshëm.

Në prezantim, profesori, të krijon idenë e gabuar.Te duket si i përgjumur,I tulatur. Flet pak, se ështe durimor. Kur filozofon i ndriçojnë sytë. Nga dashuria për profesionin mobilizohet fizikisht dhe tjetërsohet në zhivë.

Në fillim e krahasove vetmine time,me atë të Volterit ,kryefilozofin e rilindjes Europina,- e rinisi profesori.

E argumentoi, se me plakjen njeriu kërkon vetminë. Dikush me arsyetimin , se në vetmi, bën më saktë rezumenë e jetës, një tjetër nga mungesa e forcava fizike, për të ndjekur ritmin më të tjerët,…..

Jam dakort më këto arsyetime. Nga eksperienca ime, vë re, se me kalimin e viteve, sedra më lëndohet më shpesh. Keni ndonjë mendim për këtë praktikë timen? -më pyet papritmas.

Këtë fenomen e kam parë fatkeqësisht edhe të vetja. Nga leximet, shkrimet e shumta, ne e vlerësojmë fjalën. Për mua ,është krejtë e arsyeshme, të mos i pranoj fjalët , që dikush i hedh si ” lopa baglën”. Pse merzitëm , këtë ia lë moshës.

Edhe ju vetëm jeni me pushime?

E kam një mik të mirë si shoqërues.

Nisi të errësohej. U ngritëm , pa e ndjerë kohën si fluturoi. Në kënaqësitë njerëzore koha kap shpejtësinë e supërsonikëve.

Kaq dhimbje ndjeni?- më pyet profesori i shqetësuar.- Mund t’u shoqëroj deri te bujtina!

Jam zbërthyer si arkat e domateve për eksport, dikur. Nga tronditjet e mjetit ato shkërmoqeshin nga kapsat , dhe domatet shpërndaheshin në karrocerinë e kamionit. Edhe muskujt, ligamentet e mi , nga tërheqja e tepruar , më japin dhimbje shumë , por ende nuk jam bërë për barrelë,- i buzëqesh në hallin që ndodhesha.

Po ecja me shumë sforcime , pas ndaries me profesorin. Çuditërisht dhimbjet nuk ma trazuan shpirtin. Buzëqeshja me veten , edhe nga humori i profesorit, edhe nga pyetja që drejtoja në vazhdimësi:”O marrok! Si nuk zure mend ,se nuk je më i ri!?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat