Këngë dhe poezi kushtuar Atdheut dhe mërgimtarëve

Kultura

Këngë dhe poezi kushtuar Atdheut dhe mërgimtarëve

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:56
Emine Toska

Trupa e teatrit në Gjilan ishte duke përgaditur mbrëmje poetike për mërgimtarët, shfaqje dramatike me skena të zgjedhura nga veprat më të bukura të Shekspirit, mirëpo për shkak të gjendjës pandemike u vendos të mbahet aktivitet me poezi dhe këngë kushtuar Atdheut.

Lidhur me këtë projekt, që do të shfaqet me 11 gusht, për " Bota Sot" flet aktorja e përfshirë në këtë projekt, Emine Toska.Aktorja Toska tregon se" jam angazhuar në projektin tashmë tradicional ,,Te fala nga Gjilani 3”, projekt ky i planifikuar të shfaqet në ambient të hapur,si pasojë e pandemisë".

Tutje aktorja Emine Toska rikujton se" derisa projekti në dy edicionet e kaluara ka qenë me poezi, këtë edicion ishte ideja është që të bëhet duke sjellur para publikut skena të zgjedhura nga vepra më të bukura të Uillliem Shekspirit, të cilat do të krijojnë një natë të bukur verore, mirëpo do të vazhdohet prap me poezi dhe këngë kushtuar atdheut dhe mërgimtarëve".

Provat kanë filluar, duke besuar se do të jepet një shfaqje e bukur për spektatorët. Në fund Emine Toska lutet që të bie numri virusit, të kalohet kjo gjendje e pandemisë,në mënyrë që "të behet e mundur kthimi i jetës kulturore, sepse jam mesuar në këtë kohë të prezantoj qoftë shfaqje,këngë,poezi apo aktivitete tjera kulturore, për nder të tyre e mergimtareve nga diaspora të cilet e mbushin plot gjallëri vendin" përfundon prononcimin e saj Emine Toska.

Mbesim me shpresë se kjo mbrëmje poetike do argëtoj shikuesit, të cilët mund ta përcjellin online në livestream.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat