Në kohën e pandemisë së virusit korona,krijuesit e të gjitha
zhanreve,dalin në ekranet e televizioneve dhe flasin për
jetën e ndarë në distancë dhe në karantinë.Krejt kjo si me
shpetua nga më e keqja..!
Humoristi Rasim Thaqi-Cima,rrëfente për rrugëtimin e tij
me humorin e kohës,që di të thumbojë dukuritë e jetës dhe
përsonazhet me huqet tona,thotë në studion TV7 që,nuk
mungojnë qeshja jonë...!
Harruam për pak çaste kohën e pandemisë dhe hallet tjera të
jetës së shqiptarëve në Kosovë...
Rasim Thaqi-Cima kah fundi i këtij emsioni(,,Sonte,,)e pati
jo me humor,por doli në krye të herës për të hedhë dritë për
kohën kur i kemi ,,shëmbur,,tërë vlerat e jetës tonë,që,dikur
kishin më shumë kuptim dhe respekt njeri ndaj tjetrit.
Sot,jeta shqiptare,sipas humoristit Thaqi ka marrë tjera tipare.
Në një odë të Drenicës e pati fjalën,në ballë të vendit(oxhakut)e kishin vënë një njeri halabak,kujtoj se i thoshin,,njeriu i bagerit(sic!),ndërsa disa mësues e besa edhe një akademik e kishin lënë në fund të odës(sic!).
Pse kjo kështu,pyet Rasim Thaqi-Cima...?
Rasti i thashethënave për Adelina Thaqi nëpër bulevardet e Prishtinës,e kishte prekur shumë Rasim Thaqi-Cimën!
E gjeti përgjigjen,përmes humorit të tij:Sepse ky njeri në ballë të oxhakut (bageristi)që nuk dinte se çfarë fletë në odën e burrave,e dëgjojshin të gjithë,sepse ua kishte hapur kanalin disa kilometra në fshat (falas),thoshte humoristi nga Drenica.
Kështu jemi ne:Mirëmengjes o interes...!-thoshte Cima në TV7.