Një konsideratë për Librin “Elitat e mohuara…, Krenari Kombëtare” të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

Kultura

Një konsideratë për Librin “Elitat e mohuara…, Krenari Kombëtare” të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 17 gusht 2020 Në ora: 09:25
Skënder S. Kapiti

Nuk do të zgjatem shumë në këtë konsideratë timen për librin në fjalë, por shkurtimisht vendosa të shpreh një konsideratë timen, por më shumë si një thirrrje që lexuesit duhet ta lexojnë këtë libër sepse është nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare për të njohur elitën e vërtete kombëtare shqiptare.

Diktatura komuniste punën e mbrapshtë të parë që bëri ishte asgjësimi i elitës së shëndetshme kombëtare shqiptare: vrasja, burgosja, dëbimi, internimi, izolimi , vuajtja dhe stresimi i saj.

Këtë realitet dhe fatkeqësi të madhe kombëtare e ka trajtuar mjaft mirë historikisht, artistikisht, moralisht dhe intelektualisht shkrimtarja e madhe shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj në librin e saj “Elitat e Mohuara…,Krenari Kombëtare”, një përkushtim i lodhshëm, i mundimshëm thellësisht shpirtëror, human si dhe intelektual e erudit, një enciklopedi që gjallëron krenarinë kombëtare shqiptare, që na e sjell dhe e ka përjetsuar Znj. Vilhelme në këtë kryevepër të pashëmbullt me rëndësi kombëtare, si një thesar i vërtetë për memorien kombëtare shqiptare dhe si ftesë për zgjim dhe për edukim kombëtar për brezat sot dhe në të ardhmen.

I urojmë Znj. Vilhelme shëndet dhe suksese në punën e saj intelektuale, letrare dhe fisnike për kontributin e saj jashtëzakonisht të vyer per edukimin patriotik e kombëtar të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat