Ti, vargu im...

Kultura

Ti, vargu im...

Nga: Zymer Mehani Më: 18 gusht 2020 Në ora: 10:12
Zymer Mehani

Atdhe dhe komb
Gjuhë e flamur
Këngë e guximshme
Mes brigjesh urë
I shtigjeve kalim-
Ti, vargu im...

Mërgimtarësh mall
I votrës zjarr
I motrës lot
I nënës kujtim-
Ti, vargu im...

E dëlirë gurrë
I hidhur kurrë
Ngado vërtitesh
Prore po rritesh
I dashnorëve takim-
Ti, vargu im...

Ngadal po ngritesh
N’lartësi po ngjitesh
I fortë si gur
Shqipe n’ flamur
Dhe fjalë e nderit
Shkëmb i mermerit
Nga zemra burim-
Ti vargu im...

Si loti i kulluar
Shkëlqim-
I kujtimeve të ëmbla-
Galdim
I ushqyer me bardhësi-
Plis
I fortë në shtrëngata-
Lis
Nga zemrat
I bekuar
I dashur
I uruar

Për  çifte e dashnorë
Lule me kurorë
Dhe i bardhë-
Dëborë
Për heronj e dëshmorë

Për t’atdheut liri
Kordel kuqezi
Kala gur mbi gur
Kuqezi flamur

Në mendime i thellë
I çiltër- dritë, diell
I fuqishëm-atdhetar
I besës-krenar

I guximshëm varg
Shigjetë edhe hark
Ar e qëndrestar
Në t’dimrit acar
Kalorës plot guxim
N’t’murlanit tërbim

Rrugëtimet e tua
S’kanë fund
As mbarim
Prore pa pushuar
Janë në fluturim
Ti, Vargu im-
Qëndresë
Dashuri dhe besë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat