Shqipja dhe shqiptarë në studimet e studiuesve të huaj (II)

Kultura

Shqipja dhe shqiptarë në studimet e studiuesve të huaj (II)

Nga: Xhelal Zejneli Më: 18 gusht 2020 Në ora: 10:17
Xhelal Zejneli

Profesori slloven i Universitetit të Vjenës, akademik në Austri, Franc MIKLOSIÇ (Franz Miklosich, 1813-1891) ka qenë sllavist, ballkanolog dhe albanolog, Ka botuar edhe studime për gjuhën shqipe si “Albanische Forschungen” (Hulumtime shqiptare) I, II. Për shqipen ka shkruar edhe studime të tjera sidomos në “Dieslavischen Elemente im Rumänischen” (Elementet sllave në rumanishte). Është autor i veprës “Vergleichende Grammatikderslavischen Sprachen” (Gramatika krahasuese e gjuhëve sllave) në katër vëllime (1852-1875); mbahet si themelues i sllavistikës moderne apo i filologjisë sllave. Ka përkrahur tezën e prejardhjes ilire të gjuhës shqipe.

*   *   *

Në vitin 1877 në Gjermani del studimi i parë antropologjik për shqiptarët dhe me të bashkë, fillon antropologjia e shqiptarëve. Udhëhapës në këtë degë të albanologjisë do të jetë një figurë e shquar e shkencës së shekullit XIX, patologu dhe antropologu Rudolf VIRHOV (RudolfLudwigCarl Virchov,1821-1902) i njohur si themeluesi i patologjisë qelizore. Ai botoi në Berlin punimin “Mbi kraniologjinë e ilirëve”. Shqiptarët, kafkat e të cilëve i pat studiuar, Virhovi i identifikon me ilirët.

Në vitin 1861, arkeologu dhe natyralist francez Leon HËZEJ (LéonHeuzey, 1831-1922) vizitoi Shqipërinë për të studiuar terrenin ilir dhe maqedonas të përshkruar nga prijësi ushtarak romak, shkrimtar dhe burrë shteti KajJulCezar (Caius Julius Caesar, 100-44 para K.)në luftën me gjeneralin romak dhe burrin e shtetit, Pompeun (Gnaeus Pompeius Magnus, 106-48 para K.). U kushtoi vëmendje të veçantë qyteteve dhe monumenteve arkeologjike. Zbuloi i pari gërmadhat e Orikut dhe planimetrinë e parë të mureve rrethuese të Apolonisë. Kopjoi të gjitha mbishkrimet greke, latine e bizantine që ndeshi në këtë udhëtim dhe paraqiti në vizatime një tog pjesësh arkitektonike dhe skulpturash nga Apolonia dhe Durrësi. Monumentet më me vlerë historike e artistike, ndër to edhe mbishkrimin e fshatit Arapaj që bën fjalë për ujësjellësin e Dyrrahut (shekulli II) i nisi për në muzeun e Luvrit(Louvre). Bashkë me arkitektinHonoreDome (Pierre Jérôme Honoré Daumet, 1826-1911) botoi dy vëllime me titullin “Mission Archeologique de MacedoineI (Mision arkeologjik në Maqedoni, Paris 1867). Vepra tjetër “Les Operationsmilitaires de JuliusCesar” (Veprimet ushtarake të Jul Cezarit, Paris 1886) në pjesën më të madhe zhvilluar në truallin ilir, ka edhe interes gjeografik e folklorik për gjendjen e trevave përkatëse në shekullin XIX.

*   *   *

Mesapët ishin një fis joitalik që në Italinë Jugore, në pjesën lindore të Gadishullit të  Apenineve, kishin emigruar nga Epiri dhe Iliria. Ata ishin një degëzim i trungut të popullit ilir. Për t’i deshifruar mbishkrimet mesape, dijetarët vendosën ta shfrytëzojnë shqipen.

Nga mesi i shekullit XIX në historiografinë gjermane dhe atë botërore po ngrihej figura e njërit prej historianëve më të mëdhenj të kohëve moderne, TeodorMOMSEN-it (TheodorMommsen, 1817-1903). Ky laureat i çmimit “Nobel” është autor i veprës voluminoze “RömischGeschichte” (Historia e Romës, Lajpcig 1854-1856). Në punimin e vitit 1850 “Dialektet e Italisë së Jugut” ai arriti në përfundimin mbi lidhjet e mesapishtes me ilirishten dhe me shqipen. Në veprën madhore të tij “Historia e Romës”, epirotët e lashtë të prirë nga Pirua ai i mbiquan “shqiptarë të lashtësisë”. Jemi tani në kohën kur gramatikanët e rinj (Junggrammatiker) kishin formuluar ligjet e përgjithshme të evolucionit fonetik të gjuhëve.

Nga fundi i shekullit të XIXHELBIG-u zbuloi se emrat e njerëzve që hasen në mbishkrimet mesape në shumë raste janë thuajse të njëjtë me antroponimet ilire të bregdetit lindor të Adriatikut.

Studiuesi norvegjez ElseusSsofusBUGE (ElseusSophusBugge, 1833-1907) në vitet ‘90 të shekullit XIX botoi punimin “Mesapishtja dhe shqipja“ ku ai, në evolucionin fonetik dhe në leksik, midis gjuhës së mesapëve të lashtë dhe shqipes së sotme zbulon një sërë përputhjesh.

Për shqipen ky moment arrin kulmin me botimin në vitin 1891 të “Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe“ nga albanologu austriak me prejardhje gjermane, një nga themeluesit e albanologjisë, grecist dhe turkolog,Gustav MAJER(GustavMejer, 1850-1900). Ka qenë profesor i gjuhësisë krahasuese indoevropiane në Universitetin e Gracit. Ndër të tjera, ka botuar veprën monumentale “Etymologisches Wortebuchderalbanesischen Sprache” (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Strasburg 1891) dhe gjashtë vëllime të serisë “Albanesische Studien”, I – VI, (Studime shqiptare, Vjenë 1883-1897). Në vëllimin III trajton temën Fonetika e pjesës indoevropiane të shqipes, që është e para fonetikë historike gjuhës shqipe. Në vëllimin V flet për të folmet shqipe në Greqi. Ka  botuar edhe “KurzgefasstealbanesischeGrammatik” (Gramatikë e përmbledhur e shqipes, Lajpcig 1888), Vuri në dukje edhe praninë e një numri jo të vogël fjalësh shqipe në gjuhën greke.Falë punës së tij, faktet eshqipes zunë më shumë vend në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Majeri përcaktoi shkencërisht se gjuha shqipe vjen nga ilirishtja dhe se ajo zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indoevropiane. 

Historiani çek, profesor në Universitetin e Pragës, e më pas në Vjenë, Konstantin JIREÇEK(1854-1918) është autor i një vargu studimesh për vendet e Ballkanit, ndërmjet tyre disa edhe për Shqipërinë. Bashkë me L. Taloçin dhe M. Shuflajin botoi “Acta et diplomatares Albania emedia eaetat isillustrantia”(Akte dhe diploma që ilustrojnë çështjet e Shqipërisë Mesjetare) vëll. I-II, Vjenë 1913-1916.

Gjuhëtari, ballkanologu dhe albanologugjermanGustavVAJGAND(GustavWeigand, 1860-1930) është i njohur sidomos si studiues i gjuhës rumune. Hartoi atlasine parë dialektor të rumanishtes*. U mor edhe me studimin e gjuhëve të tjera të Evropës Juglindore, sidomos me gjuhën shqipe dhe me bullgarishten. Dukuritë e përbashkëta të këtyre tri gjuhëve i lidhi me një substrat të përbashkët trak. Ishtepërfaqësuesi kryesor i tezës se gjuha shqipe buron nga trakishtja. Këtë tezë e shtroi në artikullin: “A janë shqiptarët pasardhës të ilirëve apo të trakasve” të botuar në vitin 1927. Po atë vit, gjuhëtari Aleksandër Xhuvani (1880-1961) artikullin e përktheu në shqip dhe e botoi në revistën “Dituria”. G. Vajgandi ka botuar një gramatikë të gegërishtes jugore me titull “Albanesische Grammatik im südgegischen Dialekt” (Gramatike e shqipes së gegërishtes jugore, Lajpcig 1913). Kjo gramatikë mbështetet në materialet e të folmeve të Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit. Përpos shpjegimeve gramatikore, libri përmban edhe ushtrime, copa leximi dhe përralla. Ka botuar edhe një fjalor shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip: “Albanesisch-Deutsches und Deutsch-AlbanesischesWörterbuch”, Lajpcig 1914.

Shënim: Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe është vepër sintetike themelore e dialektologjisë shqiptare që paraqet tiparet gjuhësore të dialekteve të gjuhës shqipe me metodën e gjeografisë gjuhësore dhe gjendjen e studimit të tyre. Vepra përfundoi së hartuari në vitin 1990 nga një grup dialektologësh të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të ASHSH, si: gjuhëtari e dialektologu Jorgji Gjinari(1931-2020)– drejtues shkencor; gjuhëtari Bahri Beci (1936);studiuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe Gjovalin Shkurtaj (1943),studiuesie dialektologu Xheladin Gosturani(1942-2000).Bashkëpunuan: gjuhëtari MenellaTotoni(1935) dhe gjuhëtari Anastas Dodi(Vlorë, 1933 – Filadelfia, 2008).A. Dodi është autori veprës “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe”, Tiranë 2004, botuar nga ASH. Vëllimi i parë i “Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe” u botuanë vitin 2007 nga departamenti i studimeve të Evropës Lindore në Universitetin e Napolit (UniversitädegliStudi di Napoli L’Orientale).

*  *   *

Meshqipen është marrëfilologu, neogramatikani dhe romanisti me prejardhje zvicerane Vilhelm MAJER-LYBKE (Vilhelm Meyer-Lübke, 1861-1936). Është autor i studimit të gjatë “Rumänisch, romanisch, abanesisch”. E ka ripunuar studimin e albanologut austriak Gustav Majerit(Mejer) “Dielateinischen Elemente im Albanesischen” (Elementet latine në shqip). Është autor i veprës madhore “Grammatikder Romanischen Sprachen” (Gramatikë e gjuhëve romane) etj.

 Një nga themeluesit e arkeologjisë ilireështëarkeologu dhe historiani austriakKarl PAÇ(CarlPatsch, 1865-1945). Prej viti 1921 ishte profesor në Universitetin e Vjenës dhe drejtor i Institutit Ballkanik po aty. Rrezen e interesave të tij shkencore e zgjeroi edhe mbi Shqipërinë. Arritjet e hulumtimeve të veta i përfshiu në librin “DasSandschak Berat in Albanien”(Sanxhaku i Beratit në Shqipëri, Vjenë 1904). Në vitet 1922-1924 punoi në Shqipëri dhe ndihmoi një përpjekjet për ngritjen e një muzeu kombëtar. Botoi në shqip dy libra: “Ilirët” dhe “Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipërisë në kohën e kalueme”, Tiranë 1923, 1925. Mendimi i tij, i shprehur në disa punime, për një nënshtresë trake në trevën eardianëve e tëdardanëve ilirë dhe për përbërjen etnike helene të qyteteve ilire Klos e Bylis, është rrëzuar nga studimet e mëvonshme. 

Për ilirishten dhe shqipen ka shkruar edhe gjuhëtari austriak me prejardhje gjermane, indoevropianisti dhegrecisti i njohur Paul KREÇMER (Paul Kretschmer, 1866-1956). Ka qenë një prej profesorëve të Eqrem Çabejit në Universitetin e Vjenës.  

Ndihmesë të vyer për historinë e popullit shqiptarka dhënëhistoriani rumun me prejardhje shqiptareNikollaJORGA(NicolaeIorga, 1871-1940). Në vitet 1915-1916 botoi në Bukuresht, në gjuhë të huaja disa vëllime me titull “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shekullit XV”. Aty jep një material të pasur dokumentar për luftërat kundërosmane të popullit shqiptar gjatë epokës së Gjergj Kastriotit. Në vitin 1915, në Bibliotekën Laurentiane të Firences zbuloi dokumentin e parë të gjuhës shqipe “Formula e pagëzimit” të vitit 1462, shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, bashkëpunëtor dhe këshilltari i Gjergj Kastriotit, Pal Engjëlli (rreth 1417-1470). Në vitin 1915 N. Jorga e botoi Formulën e pagëzimit. Në vitin 1919 botoi veprën “Brèvehistoire de l’Albanie et dupeuplealbanaise”), (Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar”, Bukuresht 1919). Më pas botoi veprën “Histori e shteteve të Ballkanit deri më 1924”, Paris 1925) ku çështje të historisë së Shqipërisë zënë një vend të dukshëm. Jorga u vra nga forcat fashiste rumune Garda e Hekurt.

Në fillim të shekullit XX pasuan studime të tjera për shqiptarët, si ato të studiuesit italian FrançeskoRIBEKO (FrancescoRibezzo, 1875-1952).

Gjuhëtari dhe albanologu i shquar austriak me prejardhje çifuteNorbertJOKL(NorbertJokl, 1877-1942) lindi në Bzenec të Moravisë. Më 1907 filloi ta mësonte shqipen si autodidakt. Si kryebibliotekist në Universitetin e Vjenës dha njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm për shqipen, për gjuhët baltike etj. U zhduk nga nazistët më 1942. Më 1972, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së tij, në Insbruk të Austrisë u organizua një konferencë ndërkombëtare. Në të morën pjesë edhe gjuhëtarë shqiptarë. Tërë jetën e vet ia kushtoi studimit të gjuhës shqipe. Punoi në fushën e etimologjisë dhe të fjalëformimit historik, të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera, për fonetikën dhe morfologjinë historike të saj. Si vëllime më vete arriti të botonte vetëm “StudienzuralbanesischenEtymologie und Wortbildung”, Vjenë 1911 (Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes) dhe “Linguistisch-kulturhistorischeUntersuchungenaus dem BereichedesAlbanischen”, Berlin-Lajpcig, 1923 (Gjurmë gjuhësore e historike-kulturore nga lëmi i shqipes). Për shqipen ka edhe studime të tjera. I çoi përpara gjurmimet etimologjike shqiptare, hodhi dritë mbi prejardhjen e shumë fjalëve të shqipes, duke provuar burimin vendës të mjaft elementeve të mbajtura si huazime.

Mbajti rubrikën e bibliografisë për gjuhën shqipe në organin vjetor ndërkombëtar “IndogermanischesJahrbuch” (1916-1940), ku paraqiti sistematikisht të gjitha botimet albanologjike të atyre viteve. 

Më 1937, me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, vizitoi Shqipërinë. Hulumtoi problemin e burimit të shqipes. I shqyrtoi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e lashta jogreke të Ballkanit, me ilirishten dhe trakishten. Shtjelloi tezën e tij të prejardhjes së shqipes, duke bërë një sintezë të tezave ilire dhe trake. Mbrojti autoktoninë e shqiptarëve, po duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme.

Gjuhëtari dhe albanologu austriak MaksimilianLAMBERC(MaximilianLambertz, 1882-1963) studioi dialektet arbëreshe,  ndarjen dialektore të shqipes, folklorin. Gjatë Luftës I Botërore bëri një udhëtim studimi në Shqipëri, mblodhi lëndë folklorike e dialektore dhe mori pjesë në punën e Komisisë Letrare Shqipe*. Ka botuar disa vepra për folklorin.Studime themelore të tij janë “DieVolkspoesiederalbaner” (Poezia popullore shqiptare, Sarajevë 1917), “AlbanischeMärchen und andereTextezuralbanischenVolkskunde” (Përralla shqiptare dhe tekste të tjera nga folklori shqiptar, Vjenë 1922), “Shqipëria rrëfen”, (1956), studimin për ciklin shqiptar të kreshnikëve “Epika popullore shqiptare”, (1958). Pas vdekjes u botua punimi “Mitologjia shqiptare” (1969). Më 1914, në fushën e sintaksës, botoi një monografi për periudhën hipotetike të shqipes. Pas Luftës II Botërore u vendos në RD Gjermane. Botoi “Fjalor shqip-gjermanisht” (1954), “Antologji shqipe” (1955), “Gramatikë” (1959). Shkroi artikuj dhe recensione për botime gjuhësore dhe letrare shqipe. Përktheu në gjermanisht dhe botoi poemën “Lahuta e malcís” të Gjergj Fishtës (1871-1940), si dhe dramën “Toka jonë” të KolëJakovës, 1916-2002).          

Shënim: Komisia Letrare Shqipe (1916-1918) është komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh që u ngrit në Shkodër më 1916 pranë Drejtorisë së Arsimit me nismën e një grupi intelektualësh shqiptarë dhe me mbështetjen e konsullit të përgjithshëm të Austro-Hungarisë e të Komandës ushtarake austriake në Shkodër, për të zgjidhur probleme të arsimit dhe gjuhës letrare pas Kongresit të Manastirit (1908). Në të morën pjesë Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, HilMosi, SotirPeci, Mati Logoreci, Gjergj Pekmezi, Aleksandër Xhuvani, Ndre Mjeda, AmbrozMarlaskaj, NduePaluca, HafizAli Korça, VinçencPrennushi, Luigj Naraçi, JosifHaxhimima të cilët e vunë punën e KLSh në shërbim të çështjes kombëtare. Kryetar u caktua Gjergj Pekmezi.

*   *   *

Studiuesi i historisë së gjuhës shqipeHenrikBARIQ(Henrik Barić, Dubrovnik, 1888 – Beograd, 1957) ka qenë gjuhëtar kroat, ballkanolog dhe albanolog. Në vitin 1906 i filloi studimet në Grac dhe në Vjenë. Studioi gjuhësinë e përgjithshme, gramatikën krahasuese, romanistikën dhe sllavistikën. Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Vjenë. Më 1920, docent, më 1923 profesor inordinar, ndërsa më 1930, profesor ordinar në Universitetin e Beogradit. Pas Luftës II Botërore, profesor ordinar edhe në Universitetin e Sarajevës. Në vitet 1923-1926 botoi revistën “Arhivzaarbanasku starinu, jezik i etnologiju“ (Arkivi i lashtësisë, i gjuhësdhe i etnologjisëshqiptare). Është autor i veprave: „ÄlbanorumänischeStudien I“ (Studimerumune-shqiptare, Sarajevë 1919), „Ilirske jezične studije I“ (Studimegjuhësoreilire I, Zagreb1948), „Poreklo Arbanasa u svetlu jezika“ (Prejardhja e shqiptarëvenëdritën e gjuhës, Sarajevë 1954), „Hymjenëhistorinë e gjuhësshqipe“ (Prishtinë 1955), botuarnëSarajevëmë 1959 edheserbisht-kroatisht. Ka botuaredhenjëvargartikujsh. Ndërmorinjëfjalorserokroatisht-shqipnga i cili u botuavetëmpjesa e parë„Rečnik srpskoga ili hrvatskoga i arbanaškoga jezika“, Zagreb 1950. Nëshqyrtimetetimologjiketëtij, H. Bariqi e shtoifondin e njohurindoevropiantëshqipesdhetrajtoidisadukuritëfonetikës historike tësaj. Trajtoipërkimetgjuhësorendërmjetshqipesdherumanishtesdhembështetitezën trake tëprejardhjessëgjuhësshqipe.

Në vitet ‘30 të shekullit XX pasuan studimet e gjuhëtarit gjerman AlbrehtfonBLUMENTAL(AlbrechtvonBlumenthal, 1889-1945), kurse në vitet ‘60 të atij shekulli – studimet e O.HAS-it.

Historiani kroat MillanSHUFLAJ (Milan    Šufflay, 1897-1931) ështëstudiuesi historisë mesjetare shqiptare. Pas një udhëtimi në Shqipëri u vra barbarisht nga policia jugosllave. Bashkë me historianin hungarez LudovikTaloçi(Lajos ose LudwigThalloczy, 1854/56-1916) dhe historianin çek Konstantin Jireçek(1854-1918) botoi më 1913 dhe 1918 vëll. I e II të përmbledhjes “Acta et diplomataresAlbaniaemediaeaetatisillustrantia”(Akte dhe diploma që ilustrojnë çështje të Shqipërisë mesjetare, vëll. I-II, Vjenë 1913-1916). Me bashkautorët e mësipërm botoi përmbledhjen me studime “Illyrisch-AlbanischeForschungen” (Studime iliro-shqiptare, I-II, Lajpcig 1916). Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave e Vjenës vepra “Städte und BürgenAlbanienshauptsächlichwährenddesMittelalters” (Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht gjatë Mesjetës). Pasojnë punimet “PovijestsjevrnihArbanasa” (Historia e shqiptarëve të Veriut) dhe “Srbi i Arbanasi” (Serbët dhe shqiptarët). Më 1920, me pseudonimin AlbaLimi, botoi romanin historik me temë shqiptare Konstantin Balsha”. Historia e shqiptarëve është për të, histori e një entiteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone dhe vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjenerimi. Ajo përfaqëson thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.

Gjuhëtari gjerman, indoevropianistHansKRAHE(1898-1965) u mor me zbërthimin e venetishtesdhe të ilirishtes, e në mënyrë të veçantë me problemin e gjuhës në kohën parahistorike, kryesisht në bazë të emrave të lashtë të ujërave (hidronimisë). Studioi emrat ilirë të vendeve dhe të njerëzve. Është autor i veprave “Die alten balkanillyrischengeographischenNamen” (Emrat e vjetër gjeografikë të ilirishtes ballkanike, Hajdelberg 1925); “LexikonaltillyrischerPersonennamen “ (Fjalor i emrave të vjetër vetjakë ilirë, Hajdelberg 1929); “DieSprachederIllyrier” (Gjuha e ilirëve, Visbaden 1955). I ndikuar edhe nga teza e “panilirizmit”, e përhapur që nga fundi i shek.. XIX, ai besonte se kishte gjetur mbetje të ilirishtes në të gjithë Evropën, duke arritur në përfundim se këto ishin gjurmë të përhapjes së dikurshme të ilirëve. Ky koncept sot quhet i tejkaluar. Vetë H. Krahe e pati rishikuar këtë tezë në studimin “VomIllyrischenzumAlteuropäischen” (Nga ilirishtja në evropianishten e vjetër) të vitit 1964. Në të, emrat e diskutueshëm të vendeve ia atribuon një substrati të vjetër indoevropian të përbashkët

Me shqiptarët është marrë edhe historiani, bizantologu gjerman GeorgSHTATMYLER (GeorgStadtmüller, 1901-1985). Lidhur me atdheun fillestar të shqiptarëve, ndër studiuesit evropianë ka pasur teza të ndryshme, si: atdheu i parë i shqiptarëve janë brigjet e Jonit dhe të Adriatikut, trekëndëshi Scupi – Astibo –Naissus (Shkupi – Shtipi – Nishi), malet e Shqipërisë, në mënyrë të veçantë të Shqipërisë së veriore etj. Shtatmyleri i vendos shqiptarët në fillim në rrethin e Matit.     

Gjuhëtari italian KarloTALJAVINI(CarloTagliavini, 1903-1982) ishte romanist, ballkanolog e albanolog. Profesor në Universitetin e Padovës, ku mbajti vite me radhë ligjërata për gjuhën e për letërsinë shqipe. Botoi studime dhe artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare. Prej vitit 1941 mbajti për disa vjet rubrikën bibliografike për albanologjinë dhe ballkanistikën në organin “IndogermanischesJahrbuch”. Në veprën “L’albanese di Dalmazia”(Shqipja e Dalmacisë, Firence 1937) flet për të folmen shqipe të BorgoEricos (Arbëneshit) të afër Zarës. Në punimin “Stratificazzione del lessicoalbanese. Elementi indoeuropei” (Shtresëzimi i leksikut të shqipes. Elementet indoevropiane, Bolonjë 1965) ka dhënë ndihmesë për studimet etimologjike në fushë të shqipes. Hartoi monografinë dialektologjike “Le parlatealbanesi di tipoGhego orientale (Dardania e Macedonianordocidentale)” (Të folmet shqipe të tipit të gegërishtes lindore. Dardania dhe Maqedonia veriperëndimore, Romë 1942) në të cilën dha edhe disa tipare të të folmeve të Kosovës e të Maqedonisë. Në vëllimin “Stratificazzione del lesiccoalbanese” (1943, 1965) u botua një pjesë e kursit për gjuhën shqipe të mbajtur prej tij.

Gjuhëtarirumun, ballkanologdhe albanologHaralambMIHËESKU(HaralambieMihaescu, 1907-1985) për gjuhën shqipe flet në veprën “Leselementslatins de la languealbanaise” (Elementet latine të gjuhës shqipe, 1966). Ka sjellë ndihmesa në kritikën shkencore me recensionet për vepra rreth gjuhës shqipe. Ka marrë pjesë në veprimtari shkencore albanologjike. Ka sjellë argumente për prejardhjen ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e hershme të popullit shqiptar në trevat e tij të sotme.

Gjuhëtari bullgar, indoevropianist, ballkanolog dhe albanologVladimirGEORGIEV(VladimirGeorgiev, 1908-1986) studioi në Sofje filologjinë klasike. Në vitet 1932-1934 kreu një specializim në Vjenë. U mor me probleme të gjuhëve ballkanike, të gjuhësisë indoevropiane dhe të gjuhëve sllave. Në kuadër të studimeve ballkanologjike trajtoi gjendjen gjuhësore të Ballkanit në lashtësi, probleme të etnogjenezës së popujve të Ballkanit sipas të dhënave gjuhësore, lidhjet ndërmjet popujve të lashtë të këtij gadishulli – ilirëve, trakasve dhe grekëve, probleme të substratit ballkanik dhe të lidhjes gjuhësore ballkanike. Mbrojti tezën se në pjesën lindore të këtij gadishulli banonin trakasit në jug dhe dakogetëtnë veri. Gjuhën shqipe, për nga burimi, e mendonte të afërt me dakomizishten. Është autor i disa veprave studimore. Midis tyre edhe vepra “Introduction to the Historyof the Indo-EuropeanLanguages”(Hyrje në historinë e gjuhëve indoevropiane, Sofje 1981). Tregoi interesim për gjuhët e vdekura, si pellazgjishtja, hetitishtja, etruskishtja.

Në vitin 1963 u themelua Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve për Evropën Juglindore (AssociationInternationaled’ÉtudesduSud-EstEuropéen - AIESEE). Sekretariati i Përgjithshëm e ka selinë në Bukuresht. V. Georgiev u zgjodh kryetar i parë i saj.

Gjuhëtari dhe albanologu francezAnriBUASËN(HenriBoissin, 1910-1975) diplomoi për anglishten, për disa gjuhë ballkanike, fino-ugrike dhe më 1949 edhe për shqipen. Me kursin e tij “Hyrje në albanologji” (1949) mund të merret si themelues i mësimit të shqipes në Francë. Degën e shqipes e drejtoi deri në vitin 1968. Me disertacionin “Le dialectguégueparlé à ArbanasienDalmatie”(Dialekti gegë që flitet tek arbanasit në Dalmaci) solli ndihmesë të re në studimet dialektore. Vepra kryesore e tij është “Grammaire de l’albanais moderne” (Gramatikë e shqipes së sotme, Paris 1975). Për shqipen dhe letërsinë shqipe ka shkruar një varg artikujsh. Më 1962, mori pjesë në Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike të mbajtur në Tiranë.         

Gjuhëtarja dhe albanologia ruse AgniaVasilevnaDESNICKAJA(1912-1992) studioi për filologji gjermane në Leningrad. Në vitet 1976-1988 drejtoi sektorin e studimeve krahasuese-historike të gjuhëve indoevropiane dhe të gjuhësisë areale. Aty u shfaq interesimi për ballkanistikën, e posaçërisht për gjuhën shqipe. Në vitin 1957, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Leningradit, themeloi degën e gjuhës e të letërsisë shqipe të cilën e drejtoi deri në vitin 1992. Në vitin 1946 vizitoi Shqipërinë. Më 1957 përsëri vjen në Shqipëri, por tani për qëllime studimi. Po këtë vit nisi botimi i punimeve të saj kushtuar gjuhës dhe letërsisë shqipe. Mori pjesë disa herë në veprimtaritë shkencore të mbajtura në Prishtinë në vitet 1974-1986. Në vitin 1990 mori pjesë në kolokuiumin e mbajtur në Tiranë, kushtuar NaimFrashërit.

A. Desnickaja u mor me një varg fushash të studimeve shqiptare: me historinë e gjuhës, dialektologjinë, huazimet leksikore, strukturën morfologjike, gjuhën letrare dhe gjuhën e folklorit, me lidhjet ballkanike të shqipes, letërsinë shqipe dhe epikën. I përmbahej mendimit për prejardhjen ilire të shqipes. I dha rëndësi rindërtimit të brendshëm të gjendjes së shqipes së vjetër dhe integrimit në indoevropianistikë të këtij vështrimi me të dhëna të reja rreth shqipes. Ka treguar disa tipare të përbashkëta të shqipes me gjuhët gjermane. Është autore e veprës “Albanskyjjazyk i ego dialekty”(Gjuha shqipe dhe dialektet e saj, Prishtinë 1972) dhe e përmbledhjes “Letërsia shqipe dhe gjuha shqipe” (1987). Paraqiti një tezë origjinale për eposin shqiptar, duke pohuar se ai u formua në etapën e fundit të rendit fisnor, por më vonë mori mbishtresa të reja. Në veprën “Istoriavsemirnojliteratury” (Historia e letërsisë botërore). Në këtë vepër me shumë vëllime, letërsinë shqipe e përfshiu me tre krerë, Moskë, vëll. 5, 1988; vëll. 6, 1989; vëll. 7, 1991.

Gjuhëtari amerikan Erik Pret HEMP(EricPrattHamp, 1920/21-2019) është një nga indoevropianistët e sotm më në zë. Është edhe albanolog. Anëtar i jashtëm i ASHSH dhe i ASHK. Është marrë edhe me studimin e shqipes. Ka shkruar një varg artikujsh për etimologjinë e një numri fjalësh të shqipes, për fonetikën historike, për numërorët e shqipes, për vendin e shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane, për marrëdhëniet e shqipes me mesapishten, për tiparet ballkanike të shqipes, për të folmen shqipe të arbëreshëve dhe të arvanitasve. Është autor i studimeve “On the ArvanitikadialectsofAtticaandMegarit” (Të folmet arvanitase të Atikës dhe të Megaridës, 1961); “The AlbaniandialectofMandres” (E folmja shqipe e Mandrës,1965); “Ilsistemafonologicodellaparlata di VaccarizzoAlbanese” (Sistemi fonologjik i së folmes së Vakaricit, Kozencë-Rende, 1993). Është autor i studimeve “The positionofAlbanian” (Vendi i shqipes) botuar më 1966 në “Ancient Indo-Europeandialcts”; “Albanian” (Shqipja) botuar më 1972 në “CurrentTrends in Linguistics”, vëll. 9.

Gjuhëtari kroatRadoslavKATIÇIQ(RadoslavKatičić, Zagreb, 1930 – Vjenë, 2019) është studiues i filologjisë klasike, indoevropianist, sllavist, ballkanolog dhe indolog. Prej vitit 1977 profesor i filologjisë sllave në Universitetin e Vjenës. Në fushën e ballkanologjisë ka shkruar veprën “AncientBalkanLanguages” (Gjuhët e lashta të Ballkanit, 1976), në dy vëllime. Në të, me argumente historiko-gjuhësore dhe onomastike shtjellon tezën e prejardhjes ilire të shqipes. Hapësirën onomastike ilire në lashtësi e ndante në tri zona të mëdha: liburne, panone dhe ilire e mirëfilltë (Illyriipropriedicti). Është edhe autor i një libri për mitologjinë ilire.

Me gjuhën shqipe është merrë edhe indoevropianisti amerikan MartinEduardHULD(MartinEdwardHuld, (1950- ), autor “BasicAlbanianetymologies” (Etimologjitë themelore të shqipe, 1984, 213 f.).      

*   *   *

Historia dhe gjuha e ilirëve u njoh me një konsensus të kënaqshëm ndërkombëtar si histori dhe gjuhë e paraardhësve të shqiptarëve. Kërkimet në këtë fushë, duke nisur nga fillimi i shekullit XX, formojnë një fushë të veçantë të dijes, të njohur si ilirologji. Prejardhja ilire e shqipes dhe e shqiptarëve si dhe autoktonia e tyre në të gjitha hapësirat shqiptare të Gadishullit Ballkanik, sot është pranuar pothuajse në të gjitha qarqet shkencore të Evropës dhe më gjerë. Prejardhja ilire e shqipes dhe e shqiptarëve përbën ndërgjegje kombëtare për kombin shqiptar.

 

LETËRSIA GOJORE SHQIPTARE DHE STUDIUESIT E HUAJ – Përmbledhja më e hershme e letërsisë gojore shqiptare u botua në Gjermani nga Johangeorgfon Han në trevëllimshin“AlbanesischeStudien” (Studime shqiptare, Jenë 1854). Mjeku gjerman KarlHajnrihTeodorRajnholt(KarlHeinrichTheodorReinhold, 1810-1880) shërbeu në flotën greke kur u njoh me folklorin shqiptar nga detarët shqiptarë. Në librin “NoctesPelasgicae” (Net pellazge, Athinë 1855) botoi një përmbledhje me këngë popullore, rrëfenja dhe fjalë të urta shqiptare, bashkë me një gramatikë të shqipes. Folkloristi italian Xhuzepe Pitre (GuiseppePitrè, 1841-1916) në librin “Fiabe, novelle e raccontipopolari siciliani” (Përralla, tregime e rrëfenja popullore siciliane, Palermo 1875, katër vëllime) botoi një përmbledhje përrallash popullore nga Sicilia. Konsulli francez Ogyst Dozon (Auguste Dozon, 1822-1891) që e kishte selinë në Janinë e Selanik, botoi përralla dhe këngë popullore shqiptare në librin “Manuel de la languechkipeaualbanaise” (Doracak i gjuhës shqipe ose albaneze, Paris 1879). Pas dy vjetëve botoi librin “Contesalbanais, recueillis et traduits” (Rrëfenja shqiptare, të mbledhura e të përkthyera, Paris 1881). Gjuhëtari çek Jan Urban Jarnik(1848-1923) botoi materiale folklorike shqiptare, ndërto një poezi, dy përralla popullore dhe 53 fjalë të urta nga krahina e Shkodrës në librin “Prispevky ku poznaninarecialbanskych” (Ndihmesë për njohjen e dialekteve të shqipes, Pragë 1883). Albanologu austriak GustavMajeri(GustavMeyer, 1850-1900) botoi 14 rrëfenja shqiptare në “AlbanischeMärchen” (Rrëfenja shqiptare, Lajpcig 1884) si dhe një numër rrëfenjash toske si shtojcë e gramatikës së ti shqipes “KurzgefaßtealbanesischeGrammatik mit Lesetücken und Glossar” (Gramatikë e shkurtër e shqipes me tekste e fjalor, Lajpcig 1888). Material folklorik botoi edhe në vëllimet V e VI të “AlbanesischeStudien” të tij (Studime shqiptare, Vjenë 1896-1897). Indoevropianisti danez HolgerPedersen(1867-1954), më 1893 vizitoi Shqipërinë, për të mësuar gjuhën dhe për të mbledhur material gjuhësor. Përmbledhja me 35 përralla popullore shqiptare që i regjistroi në Shqipëri dhe në Korfuz, u botua në librin “AlbanesischeTexte mit Glossar” (Tekste shqipe me fjalor, Lajpcig 1895). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat