Kujtime për kurvat e mia të trishtuara

Kultura

Kujtime për kurvat e mia të trishtuara

Nga: Aurel Dasareti Më: 18 gusht 2020 Në ora: 10:26
Ilustrim

Ky do të jetë titullimi i librit autobiografik i përbindëshit serbo-sllav A. Vuçiç kur si i moshuar do t`i përshkruaj partnerët, ose më saktë, bashkëjetuesit e tij shumëvjeçar: Edvin Kristaq Ramën, Isa Mustafën, Baton Haxhi Qamilin, Hashim Thaçin; aty nuk do të mungojë as Abdullah Hoti dhe qeveria Koti...

***

Këta zemërkëqij dhe tinezare te pandershëm e të pangopshëm, me shpirtligesi të e tyre ishin dhe mbeten krijues të gënjeshtrave dhe krimeve monstruoze antinjerëzore dhe antikombëtare nga dashuria e egër për pushtet, dashuria egoiste për përfitime joligjore,komplekset e inferioritetit por në të njëjtën kohë edhe dashuria e tyre fanatike për sivëllezërit nazistë-fashistë që u japin urdhra nga Serbia, Greqia, Maqedonia, Rusia, Turqia. Dënimi më i rëndë në ligjin ndërkombëtarë, nuk është ndëshkim i mjaftueshëm për këta autorë barbarë.

***

Çdo njeri është një yll për veten e tij, gjithçka ndodh gjithmonë dhe kurrë, çdo gjë përsëritet pafundësisht dhe në mënyrë të papërsëritshme.

Në rininë e hershme, isha zot! Një ndjenjë e mrekullueshme, intensive, por mund të jetë shumë e rrezikshme. Fuqia ju deh lehtësisht dhe menjëherë ju shndërron në një zuzar të madh ose një shenjtor. Unë nuk u bëra asnjë prej tyre. Unë kurrë nuk kam qenë njeri i qetë, i tërhequr; vazhdoja vazhdimisht të bredhja, të kërkoja, të provoja kufijtë, të sfidoja jetën...

***

Asnjë njeri nuk ka nevojë për legjitimitet ideologjik për të pasur të drejtën e jetës ose lirisë, apo një histori në të cilën ai është personazhi kryesor.

Nëse, përkatësisht, jeta njerëzore përbëhet nga një bollëk detajesh të papërsëritshme, që jeta është e paçmueshme, atëherë rezulton se në jetën e njeriut nuk ka gjëra të parëndësishme dhe hierarki të ngjarjeve.

Mbretëria e parajsës së tradhtarëve dhe hajnave mbështetet mbi themelet e gënjeshtrave, dhe çatia e saj është mbi dy ujëra, gënjeshtra dhe paralelja. Veprimet e tyre janë të përbëra nga fjalë të rreme dhe ligje të rreme, çdo ligj është një gënjeshtër, sa ligje aq edhe gënjeshtra! Dhe, mos e keni zili të afërmin tuaj, sepse nuk keni asgjë për ta pas zili atë! Hajnat ju kërkojnë gjithçka, shpirt dhe trup, shpirt dhe mendim, dhe si kthim ju japin premtime: për bindjen tuaj të tanishme dhe lutjen tuaj të tanishme;për heshtjen tuaj të tanishme dhe indiferencën tuaj të përjetshme ju japin një gënjeshtër të gjallë premtimi, ju premtojmë një të ardhme, të ardhme që nuk ka. Ju drejtojnë Rrugës për askund...

***

Kur shikojmë të kaluarën tonë, çfarë shohim? Si e shohim veten? Dhe si na shohin të tjerët? Disa gjëra na ndodhën në kohën e gabuar dhe u bënë vetë të gabuara, dhe disa, rastësisht, ndodhën pikërisht kur duhej, të paplanifikuara, papritmas. Por ato ishin jetëshkurtër. Epo, njerëz, jini të lumtur që ato ndodhën fare! Ju jeni mosmirënjohës! Vlerësoni jetën! Kishte ditë të bukura, duhet të jesh i lumtur që kishte disa. Imagjinoni sikur të mos kishte. Ju me të drejtë jeni të pakënaqur me rrethin dhe botën ku jetoni, a doni më mirë? Atëherë mos ikni jashtë por kërkoni vetë atë të mirën, askujt nuk i ka rënë ajo nga qielli. Ju kënaqeni duke vjedhur lumturinë e dikujt tjetër, është më e ëmbël për ju të ndërhyni, shkatërroni, të prishni sesa të krijoni. Si arritëm në kaq shumë të këqija në vetvete? Çdo natë mbyllim sytë dhe shpresojmë për një të nesërme më të mirë, duke mos ditur se çfarë do të ndodhë nesër as çfarë presim. Dhe kjo është ajo që unë do të ndryshoja. Është i mjaftueshëm një njoftim, një alarm për nesër, për të ditur nëse duhet të çohemi nga shtrati dhe të kënaqemi apo të vazhdojmë të flemë. Në çdo hap ka shpresë të re, dhe hapi ynë është frika. Frika nga e kaluara, frika nga e ardhmja. Por, megjithatë, një njeri i ndërgjegjshëm është i guximshëm, sepse, pavarësisht frikës, ai e di se duhet të ecë përpara, se duhet të vazhdojë të ndërmarrë atë hap.

***

Pyjet dhe rruga po digjeshin pas nesh. Nuk ka fund në rrugën që morëm, dhe i gjithë vendi duhet të tërhiqet zvarrë. E pakuptimta dhe harresa na ndjekin, thjesht duke pritur që ne të gjunjëzohemi dhe të biem në krahët e tyre. A duhet të pengohemi si një rosë në pluhur; një moment më parë i bukur, dhe tani qesharak, i mjerueshëm, derisa të zbehemi plotësisht? Një fat i tillë do të na bjerë gjithsesi.

Pse të filloni një betejë që paraprakisht është e dënuar me humbje? Apo ndoshta duhet të luftojmë si kuajt, të kafshojmë, të derdhim gjak dhe të vdesim si luledielli me imazhin e diellit në sytë tanë. Edhe nëse do të thotë që, si një turmë, ne do të tërhiqnim gjithçka në të njëjtin rreth, të gjithë në të njëjtën rrugë: të mbingarkuar dhe pa një shans të paktën të nuhasim lirinë, e cila duket se është afër. A duhet të vazhdojmë të luftojmë,si ajo princesha e legjendave pellazge-ilire në qëllimin e saj fisnik për varrosjen e vëllait të saj, edhe nëse qëllimi i vetëm i asaj lufte ishte të mashtronte ekzekutorin dhe të vonojë zhdukjen tonë të pashmangshme ?

Dyshimi na ka hequr poshtë, na ka zhveshur deri në kockë, dhe tani pas çdo buzëqeshje ne ndiejmë tallje dhe mashtrim. Trazirat jetojnë tek ne dhe vazhdimisht jemi në roje sepse e dimë se gjaku ynë është korruptuar dhe se në të keqen të gjithë njerëzit janë të këqij. Ferrat tona janë të gatshme të mbrojnë gjithçka që mbajmë thellë brenda  identitetit, traditës, dinjitetit.

Ne duhet t'i ruajmë rrënjët kombëtare si pasuria jonë më e madhe. Sepse njeriu fshihet nga faqja e dheut nëse nuk e di origjinën e tij. Ndonjëherë kam frikë se bota na sheh si të dobët, servil, vasal dhe puthadorë të të huajve dhe se do të vdesim sikur të mos kishim qenë kurrë.

Ne i lejojmë vetes sonë, si luleradhiqet e rrethuara nga grija e betonit, të shkelen nga këmbët e verbra, edhe pse ne mbajmë bukurinë e diellit brenda nesh.

Shqiptari mund të jetë tradhtuar vetëm për keqardhje dhe mundim, por ai nuk u krijua për humbje - ai mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet!

Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë si njerëz të blinduar pa të meta dhe frikë, të mësojmë një këngë historike patriotike dhe ta mbrojmë atë nga listat e hijezuara dhe të pakuptimta, çnjerëzore dhe tradhtare të njerëzve të tjerë, të cilët kërcënojnë ta shtyjnë atë buzë harresës.

Më shpejt nga sa mendojmë, Shqipëria, Kosova, trojet etnike të Maqedonisë dhe trojet tjera nën okupim zhduken në një vrimë të madhe (të zezë). Ata, armiqtë e brendshëm dhe armiqtë e jashtëm, në bashkëpunim edhe me virusin kinez, na sulmojnë nga të gjitha anët. Këta dobiçë në vazhdimësi përpiqen ta shtrijnë sa më gjerë e pa zhurmë veprimtarinë e vetë kriminele në dëm të gjithçka-je që është shqiptare.

Kërcënohemi nga rreziku i jashtëm, lëngojmë nga dobësia e brendshme. Të përgjumshmit kanë mungesë syhaptësie, prandaj  janë preja e vigjilencës, e atyre që janë të gatshëm për të vepruar.

Vullneti është një fuqi madhore. Një vullnet i mirë nuk njeh pamundësi.

Revolta kundër autoritetit tinëzar është detyrë dhe detyrim i çdo qenieje mendimi. Mendoje veten si një liqen i thellë me një sipërfaqe të vogël. Sipërfaqja është vetëdija. Atje është kthjelltësi, atje vepron ajo që ne e quajmë mendim. Por ajo pjesë e liqenit që përfaqëson kjo sipërfaqe është jashtëzakonisht e vogël. Ka gjasa të jetë pjesa më e bukur, më interesante, sepse kur puqet me ajrin dhe dritën, uji gjallërohet, shndërrohet, pasurohet. Por vetë pjesët e ujit që qëndrojnë në sipërfaqe ndërrojnë paprerë: ngjiten nga fundi, nga maja zbresin në humnerë, formojnë shtjella, nivelime, zhvendosje.

O shqiptar! Lufto deri në fund si një peshkaqen, mos u zvarrit si një oktapod!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat