​Dumoshi: Dera e ministrisë përherë e hapur për komunitetin boshnjak

Kultura

​Dumoshi: Dera e ministrisë përherë e hapur për komunitetin boshnjak

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 12:24
Vlora Dumoshi dhe Rasim Demiri

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të komunitetit boshnjak të kryesuar nga deputeti Rasim Demiri, përfaqësues i koalicionit “Vakat”.

Qëllimi i takimit ishte mbështetja e MKRS-së për komunitetin boshnjak në Prizren e Dragash dhe për kërkesat dhe problemet që ballafaqohet ky komunitet në fushat që mbulon ministria, në anën tjetër.

Deputeti Demiri tha se shumë vendbanime të komunitetit boshnjak të këtyre dy komunave kanë mungesë të theksuar të infrastrukturës fizike kulturore e sportive.

Ai tha se ka fshatra ku banojnë komuniteti boshnjak që nuk kanë shtëpi të kulturës e terrene sportive dhe kërkoi nga ministrja Dumoshi që MKRS-ja të mbështesë financimin e projekteve që bëjnë të mundur këtë gjë.

Për më tepër, deputeti Demiri konfirmoi se shoqëritë kulturore dhe të rinjtë e komunitetit boshnjak janë shumë aktiv dhe mbështetja që u ofrohet nga niveli lokal është i pamjaftueshëm andaj kërkojnë nga niveli qendror një mbështetje më të madhe.

Nga ana e saj, ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja ka nënshkruar disa memorandume me Komunën e Prizrenit të cilat ua mundësojnë komunitetit boshnjak një mbështetje të ministrisë që ajo drejton.

“Ministria e mbështet komunitetin boshnjak si një investime në projekte kapitale por edhe nëpërmjet subvencioneve. Për kërkesat që keni për fshatrat që të mbështeten më shumë, do të shikojmë bashkërisht mundësitë që për vitin e ardhshëm të planifikohet dhe të realizohet në gjë e këtillë”, tha ajo.

“Dera e ministrisë është e hapur për komunitetin boshnjak”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi, duke premtuar që shumë shpejt do të vizitojë këtë komunitet në Prizren dhe Dragash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat