Dritë kërkojmë

Kultura

Dritë kërkojmë

Nga: Zymer Mehani Më: 29 gusht 2020 Në ora: 07:53
Zymer Mehani

Po e ndiejmë se po na mund koha
Veç ajo e di sa u zvarritëm nëpër gurë
Mbështjellur me lëmashkun e qetësisë
Në luzmën e kandrrave të shëmtuara
Në humnerën e ekzistimit
Të mbushur me zbrazëti
E dritë kërkojmë gjithkak nëpër natë
Rruga është e gjatë për detin e kositur
E toka u dridhka, fushë e mal u digjkan
Luzma e yjeve na e huton hënën
Para nesh ngriten kulla të gurta
Që ishin, janë dhe do të jenë fole shqipesh
Sy më sy me tufanin e egër
Furtunat derisa të fashiten
Dhe erërat derisa të pushojnë
Mbi shkëmbinj të thepisur
Shqipet do të qëndrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat