Altari nga Drenica kushtuar Jupiterit dhe gjeniut të vendeve ilire

Kultura

Altari nga Drenica kushtuar Jupiterit dhe gjeniut të vendeve ilire

Nga: Haxhi MEHMETAJ Më: 6 shtator 2020 Në ora: 10:58
Altari nga Drenica kushtuar Jupiterit dhe gjeniut të vendeve ilire

Monumenti i përkushtohet hyjit Jupiter dhe gjeniut (orës) së vendeve ilire nga një doganier i stacionit më emrin Petobiensis, emër ky i cili shfaqet për herë të parë në mbishkrim dhe ndodhej në Turiqecin e sotëm. Me këtë dëshmohet që vendet e Dardanisë ishin vende ilire ashtu siç dëshmohet që edhe dardanët ishin ilir. Datohet saktësisht në vitin 225 pas Krishtit, në kohen e sundimit të konsujve Fusco II dhe Dextro.

Në ketë shkrim do të bëjë fjalë lidhur më një altar të rrallë , i cili është më rendësi për njohjen e kulteve të periudhës së antikitetit të vonë në Dardaninë qendrore (Kosovën e sotme). Altari u zbulua në fshatin Turiqec të komunës së Skenderajt, në trevën e Drenicës. Ai u gjet rastësisht gjatë punimeve bujqësore në vitin 1972, në një qendër të antikitetit, në toponimin Kulinë sëbashku më material ndërtimor, bazamente të arkitekturës luksoze, tulla e tjegulla. Tash ruhet në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj. Altari është skalitur në mermer të bardhë dhe lëmuar në tri anë. Ka pësuar dëmtime në anën e sipërme. Baza e tij është profilizuar. Përmasat e trupit i ka 70 x 40 x 30cm, ndërsa përmasat e bazës 50 x 40cm. Më shkronja rustike të madhësive 1.5 deri në 7cm është shkruar mbishkrimi latin në tetë rreshta:

[ I(ovi) o(ptimo) M(aximo)/ {et Genio loci Ilyricici} / { pro } salute Bell-{ci/

Au}g(usti) n(ostri) servi) vil(ici) stati/onis Petobionen{is /.se Moes ( ) /rao

/ Casticius Bel/ici vik (arius) / v(otum) s (olvit) l (ibens ) m (erito)/ ante dies XXVIII Fusco II Dextro co (n)s(ulibus).

Monumenti i përkushtohet kryhyjit Jupiter dhe gjeniut (orës) së vendeve ilire nga një doganier i stacionit Petobiensis, emër ky i cili shfaqet për herë të parë në mbishkrim dhe ndodhej në Turiqecin e sotëm. Me këtë dëshmohet që vendet e Dardanisë ishin vende ilire ashtu siç dëshmohet që edhe dardanët ishin ilir.

Stacioni Petobiensis sikurse e terë treva e Drenicës në periudhën e antikitetit, sipas mendimit tim i takonte territorit të Municipiumit DD i dëshmuar në mbishkrime, përkatësisht municipit, shkurtesat DD të cilit që do deshifruar Dardaniae Dardaniorum. Altari datohet saktësisht në vitin 225 pas Krishtit, në kohen e sundimit të konsujve Fusco II dhe Dextros.

Altari nga Turiqecit ( Foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat