Ngjarje historike

Kultura

Ngjarje historike

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:02
Fatmir Lohja

Me katër shtator, te vitit 2020 ,në Amerikë, u bë një marrëveshje historike. Nga gjashtëmbedhjete pikat po citojmë vetëm një:” Të dy palët do të punojnë me 69 shtete ku homoseksualiteti përben krim që të nxisin dekriminalizimin e saj.” Mesa duket edhe përkthimi është bërë me nxitim. Nuk merret vesh qarte ,nëse palët , që e kanë nënshkruar ,do t’i lënë tëra punët, per t’u marrë me dekriminalizimin e homoseksualitetit.

Po citojmë politikanë të ndryshëm, se si janë shprehur për ngjarjen historike:

Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit, në një deklaratë të dhënë theksoi se e vlerëson marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo çon në rritjen e vendeve të punës për të rinjtë, dhe vendos një tonalitet të ri pajtimi në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiç: Kjo do të na mundësojë një treg të përbashkët dhe nuk do të ketë më befasi me taksa. Ne do të kemi kalim të lirë të njerëzve dhe produkteve.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien, që mori pjesë në negociatat mes kryeministrit, Avdullah Hoti, dhe presidentit, Aleksandër Vuçiç, tha se marrëveshja i hap rrugën zgjidhjes politike.

Reagimi i Hashim Thaçit: "Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump"

Mustafa ”Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Avdullah Hoti: Sot është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshje finale. Kjo e sotmja nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të vendeve, por unë e shoh dhe gjithë ne bashkë e shohim si një hap të madh duke përafruar marrëveshjen finale që është njohja reciproke. Unë e thash edhe publikisht këtë çështje, për neve nënkupton një arritje të madhe drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.

Kurti : Pra, askund s’ka njohje reciproke të premtuar. Përkundrazi, Grenell e pranoi se ka pranuar ta heq atë.Çfarë i solli Kosovës në raport me Serbinë ky delegacion? Dëm, turp e rrezik.

Spartak Ngjela: Merreveshja Kosove Serbi eshte nje arritje skematike.

Grenell ka thënë se temën e njohjes reciproke ua ka lënë europianëve, dhe shtoi se dokumenti historik me 16 pika i dakordësuar nga Kosova dhe Serbia për normalizimin e raporteve ekonomike është arritur nga zyrtarët amerikanë në kontakt të ngushtë me ata të Bashkimit Europian. Duhej të ishte më entuziast në deklarat zoti Grenell, se për atë e shokët e tij marrëveshje është historike.Sëpaku në Kosove e Serbi, ai do të bëjë dashuri lirshëm me sojin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat