Mision i rëndesës

Kultura

Mision i rëndesës

Nga: Atdhe Geci Më: 7 shtator 2020 Në ora: 23:02
Atdhe Geci

Nëpër jetën  tonë  kaloi  e  tërë ajo luftë

jemi  të  mbijetuar  të  dashurisë  për  ty

lulet e jetës nuk janë  të  lehta  të kapen

toka dardane  as  s´blihet  e  as  s´ shitet

 

Tre  Drina  rrjedhin  tokës  së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin  me pasaporta mes vete

tre Drinat i thërrasin  ndërgjegjjes  sonë

 

Kosovë, fol si në kohët  e kryeherit tënd,

si në kohën e Selman trimit nga Rogana,

Atdheu s´jept  e as s´dhurohet për asgjë

Kosova njeh  vetëm  flamurin  kombëtar

 

Kosovë, je koha jonë e shenjtë, je  Troja

gjaklindësja e një jete  tepër heroike, je

gjevahir i kombit, je shtëpia jonë e lirisë

po ku i gjete ata zhgana t´vendosi për ty

 

Qemë shumë duar  e  tani  s´ di  sa  jemi

pyes, ku mbetën mësuesi  dhe  studenti

pse heshtin akademia dhe univerzitetet

ku treti hiri i zotave pellazgë e dardanë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat