Jehona, krenaria, harmonia e jo nostalgjia

Kultura

Jehona, krenaria, harmonia e jo nostalgjia

Nga: Sali Leka Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:14
Sali Leka

Kam kënduar e këndoj për jehonën e kreshnikëve e të guximtarëve.

Edhe për krenarin e fisinkëve e të vitalviganikëve.

Edhe për harmoninë e teuratikëve vizionarëve e besimtarëve.

Por më kanë urryer e më urrejnë maskarenjtë, zuzarët e kusarët.

Ata janë të zhgërryer, por kanë pasuri të madhe të vjedhur me tonelata.

E kanë shpenzuar , e shpenzojn, e hargjojn e mbarojn.

Duke botuar gënjeshtra e trillime nëpër libra e gazeta.

Edhe spekullimet e mashtrimet e mizorëve e kaotikëve.

Me brutalët e vandalët bëjnë kontakte e mbajnë relata.

Me trumbetime pompozike i publikojnë i reklamojnë.

Duke fshehur mbyllur e censuruar tregimet e vërteta.

Edhe duke anatemuar e anashkaluar poezitë e mira e të drejta.

As kisha, as kam pasuri të vjedhur me spekullim e mashtrim.

Por kisha e kam dituri vizion, etikë e botëkuptim.

Më shumë sesa kanë 200 maskarenjë e zuzarë.

Bashkë me 200 shtrembalarë e gënjeshtarë.

Me lakmi për të vjedhur 400 milion euro.

Edhe 400 milion flori e dollar.

Unë kisha e kam aftësi me shkruar 200 libra të dobishme.

Me tregime të mrekullueshme e poezi brilante të mahnitshme.

Kurse vandalët e mizorët e qelbëzuar.

Kanë zemër të kalbëzuar e mendje të djallëzuar.

Për të bërë kërdi e batërdi makabre të pallogaritshme

Asnjë shkrimtar e poet nuk ka lavdëruar si unë.

Kreshnikë, guximtarë, viganikë e vizionarë me llogjikë.

Asnjë shkrimtar e poet nuk ka demaskuar si unë.

Shtrembalarë kaotikë zuzarë e gënjeshtarë zvarranikë.

Asnjë shkrimtar e poet nuk ka shkruar sa unë tregime e poezi.

Më shumë se unë asnjë shkrimtarë libra nuk ka.

As në ballkan as në Azi e përsëris as në Azi.

Kontinenti më i madh në botë është Azia.

Por shkrimtar voluminoz me shumë libra, as kishte as ka.

Unë isha e jam dinjitoz, vital e virtuoz me aftësi.

Shpirti e zemra më pulsojn e gurgullojn nga energjia.

Dinjiteti, aftësia e vullneti më kanë forcuar metal çelik.

Me energji potenciale isha që nga fëmijëria e djalëria.

Ashtu potencial kolosal nisi e vazhdoi edhe burrëria.

Jeta më shkëlqeu e zbardhoi me betim e besim tek Zoti.

Që kur isha adoleshent rinor, isha fisnik e burrnor kreshnik.

I plotsuar i lartësuar me llogjikë ilmin e dituri.

I shkëlqyer me iradin e veratisin, i pëlqyer me etikë e kulturë.

I mbushur me pasion për të punuar sa ditë ka muaji e moti.

I betuar për të mos ardhur vërdall kot së koti.

As me u bërë zgërdall si injoranti e idioti.

As brutal e vulgar si maskarai e halabaku.

Nisa të shkruaj çdo natë tregime me ngjarje të vërteta.

Nuk kam shkruar gënjeshtra, as literaturë me katrahurë.

Kamë demaskuar padrejtësi rrëmujë, batërdi e diktaturë.

Babai e nëna, gjyshi e gjyshja më kanë inkurajuar.

Shkruaj biro shkruaj, me libra të mbushet konaku!

Me librat e tua xixëllonja do të shtohet aroma e jeta.

Me tregimet e tua të mira, të sakta, të pastra të drejta.

Do të shëndoshet mendja e memorja, dëshira e meraku.

Njeriu pa dëshirë e pa merak mbetet tërë jetën sakat.

Këto fjalë i thoshte gjyshja ime dijetare filozofike.

Kur unë shkruaja poezi lirike, erotike, jetike eposike.

O sa shumë gjyshja ime më ka ndihmuar e mirëtrajtuar!

Oh sa fort më ka shëndetësuar e vitalizuar!

Por akoma më fort më ka dituruar e kulturuar.

Kur isha 5 vjeç klasën e parë e të dytë ma ka mësuar.

Kur isha 15 vjeç më ka burrëruar e krenuar.

Kur isha 20 vjeç më ka frymëzuar 120 libra me shkruar.

120 libra pa u lodhur pa u sikletosur e pa u munduar.

Por akoma më fort i vullnetsuar , i çelikosur i jehonizuar.

Çdo natë duke shkruar e kënduar i kënaqur i harmonizuar.

Me dëshirë të madhe për të jetuar, duke punuar i papërtuar

Shumë i apasionuar për të bërë letërsi të dobishme për çdo njeri

Çdo sekond e minut me harmoni e gëzim me të drejtën e të vërtetën

Me dashuri e kënaqsi për të shejtën e për jetën.

Librat e mia me tregime e poezi të mrekullueshme nuk i botuan.

I mbyllën, i fshehën, i grabitën, i vodhën, i censuruan.

Duke përdorur metoda, marifete, taktika, manovra, mënxyra.

Edhe tani nuk i nxjerrin as i përhapiun në publik.

Librat e mia të shekullit të XX me shkëlqim ylberik.

Me ngjarje të vërteta, me dinjitet, karakter e kijafet.

I mbaj i ruaj me debulesë, iradin, kujtesë e përmallim.

Nuk e harroj gjyshen filozofe e kompletuar me llogjikë e dituri.

Më ka mësuar, mbajtur e trajtuar me ilmin e kimet.

Më ka mushur e plotësuar shinik me vullnet, solid sublim.

E sot jam e do të jem aderik me betim e guxim.

Jetoj e jehoj në atdheun e lashtësuar pellaz gjinik.

Vatani e tabani i lulëzuar i begatuar arbo-ilir klimatik.

Mejdan e altari i bekuar i përjetësuar Shën Konstandinik.

I lartësuar, i zbukuruar karshi detit Jonik e Adriatrik.

Më i lashti në gadishullin ballkanik.

Dashuria për trojet e tokat prodhimtare pjellore arbnore.

Ta shtojnë kënaqësinë shpirtërore jetësore njerëzore.

Edhe harmonin vllazrore, miqësore e shoqërore.

Edhe besnikërinë kombëtare atdhetare shembullore.

Maskarenjtë e mizorët duan që njerëzit mos të kenë,

dashuri për atdhe.

As besnikrinë për komb, as harmoni për jetë as për fe.

Shenjtëria e feja nuk janë relike të kota fantazmorike.

Ashtu si llomotisin zuzarët e baterdive kaotike.

I kam demaskuar shtrembalarët e saimeve rrakitike.

Me tregime faktike e poezi satirike stigmatike.

Por nukë i botuan censorët e klikave narciziste.

As i publikuan mizorët e përsëkutorët e skerrkave anarshiste.

Akoma vazhdojn të përhapin e rreklamojnë nostalgjin nihiliste.

Edhe mallëngjimin për kohën e skëterrit enverist ramizist.

Skëterri e beterri i tmerrshëm antidemokratik, antihumanist.

Mbas 20 viteve Shqipëria do të bëhet si Danimarka e Suedia.

Nëse për komunizmin enverist do të largohej nostalgjia.

Po të kishin demaskuar e ndëshkuar enveri e ramizi në vitin 1945.

Shqipëria sot do të ishte si Gjermania fortes e qëndres.

Por nuk kanë demaskuar asnjë mizorist vampirist.

Edhe tani diskriminojnë fisnikët e dijetarët me vision illuminist.

Anatemojnë mendimtarët e besimtarët e Zotit e të Fesë.

Aq shumë e kanë ngulitur nostalgjinë komuniste marksiste.

Duke u përpëlitur me bezdinë e marrëzinë meskiniste.

Me nostalgjinë komuniste asgjë të mirë nuk kanë për të bërë.

Por do të zhgërryhen nakatosen e jargosen të tërë.

Enveri e Ramizi ishin dy maskarenj vampirist monstruozist.

Shqipëria ka mbetur e zhgarravitur e prapambetur.

Mizorizmi kombin e ka shtangur e stepur.

E ka bërë vandak trumcak pa nishan as bajrak.

Atdheun e ka zhvatur gërryer e rrjepur.

Kur do të lindin ata që do ta stolisin e zbukurojnë Atdheun?

Kur do të rriten ata që do ta kujtojnë sajdisin,

e do ta nderojnë Skendërbeun.

Mjer ata që nderojnë obskuranin, rezilin e hashamanin.

Edhe ata që nderojnë marksin, xhahilin e sharlatanin.

Me nostalgjinë për komunizmin enverist - ramizist.

Nuk do shohin me sy blerim e shkëlqim.

Por edhe ditën me diell, muzg, tym errësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat